11 Maj 2026, 17:16
Nga E.d
Përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt.
Përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt, mori vendim personal për t’i dhënë fund shërbimit të tij në këtë vend, njoftoi Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë (OHR) më 11 maj.
Sipas njoftimit, Schmidt e informoi për këtë vendim Bordin Drejtues të Këshillit për Zbatimin e Paqes (PIC) dhe kërkoi që të nisë procesi për emërimin e pasardhësit të tij.
Ai theksoi se do të vazhdojë të kryejë detyrën e përfaqësuesit të lartë gjatë procesit të zgjedhjes së pasardhësit, duke shtuar se “komuniteti i bashkuar ndërkombëtar mbetet i pazëvendësueshëm për stabilitetin e Bosnje dhe Hercegovinës dhe për përparimin e saj drejt aspiratave euroatlantike”.
Schmidt u bëri thirrje qytetarëve dhe liderëve politikë nga të dyja entitetet dhe të gjitha nivelet e pushtetit që t’i intensifikojnë përpjekjet e tyre dhe, së bashku me pasardhësin e tij, të punojnë për zbatimin e reformave dhe arritjen e përparimit kyç në rrugën drejt integrimeve euroatlantike.
Përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë e ka për detyrë të mbikëqyrë zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe dhe të sigurojë që institucionet shtetërore funksionojnë sipas saj.
Schmidt në pozitën e përfaqësuesit të lartë
Qeveria federale e Gjermanisë e konfirmoi në mes të janarit 2021 kandidaturën zyrtare të Schmidtit për pozitën e përfaqësuesit të lartë në Bosnje dhe Hercegovinë.
Ai e pasoi në këtë post Valentin Inzkon, diplomat austriak, i cili ishte emëruar në krye të Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë (OHR) në vitin 2009.
Schmidt është politikan i Unionit Kristian-Social (CSU) dhe ish-ministër i Bujqësisë i Gjermanisë.
Ai ka qenë deputet në Parlamentin federal të Gjermanisë, i angazhuar veçanërisht në çështje të politikës së jashtme.
Pse u krijua OHR-ja?
Funksioni i përfaqësuesit të lartë me status misioni diplomatik në Bosnje dhe Hercegovinë është krijuar në përputhje me Marrëveshjen e Përgjithshme Kornizë për Paqe në Bosnje dhe Hercegovinë, e njohur si Marrëveshja e Dejtonit.
Ajo u arrit më 21 nëntor 1995 në bazën ushtarake në Dejton të SHBA-së dhe u nënshkrua më 14 dhjetor 1995 në Paris, ndërsa Aneksi 10 i saj përcakton detyrën e mbikëqyrjes së zbatimit të marrëveshjes.
Zyra e Përfaqësuesit të Lartë (OHR) ka kompetenca për “interpretimin përfundimtar” të marrëveshjes për zbatimin civil të paqes.
Të gjithë përfaqësuesit e deritashëm të lartë në Bosnje dhe Hercegovinë kanë qenë diplomatë evropianë, ndërsa të 12 zëvendësit e parë kanë qenë diplomatë amerikanë.
Fondet për financimin e OHR-së i ndan Këshilli për Zbatimin e Paqes (PIC).
Pjesën më të madhe të mjeteve e ndan Bashkimi Evropian, mbi 50 për qind, pastaj Shtetet e Bashkuara, Japonia, Kanadaja, Organizata e Konferencës Islamike, Rusia dhe vende të tjera.
Çka janë “kompetencat e Bonit”?
Në bazë të konstatimeve të Konferencës për Zbatimin e Paqes, e cila është mbajtur në Bon më 9-10 dhjetor 1997, Zyra e Përfaqësuesit të Lartë (OHR) ka marrë kompetenca të veçanta që i lejojnë të vendosë dhe ndryshojë ligje, të ndryshojë Kushtetutën në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe të shkarkojë zyrtarë të zgjedhur ose të emëruar - politikë dhe të tjerë.
Konferenca e Londrës gjithashtu krijoi Bordin Drejtues të Këshillit për Zbatimin e Paqes (PIC), i cili funksionon nën drejtimin e përfaqësuesit të lartë.
Kreu i OHR-së nuk mund të marrë vendime pa pajtimin e vendeve anëtare të këtij bordi.
Anëtarë të tij janë: Shtetet e Bashkuara, Rusia, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Italia, Kanadaja, Japonia, Bashkimi Evropian, si dhe Organizata e Bashkëpunimit Islamik, e cila në PIC përfaqësohet nga Turqia.
Bordi Drejtues i jep përfaqësuesit të lartë “udhëzime politike” dhe mblidhet dy herë në vit në nivel të drejtorëve politikë - pas të cilit takim publikohet një deklaratë e përbashkët.
Kush e emëron përfaqësuesin e lartë në Bosnje dhe Hercegovinë?
Përfaqësuesin e ri të lartë e emëron Bordi Drejtues i Këshillit për Zbatimin e Paqes (PIC), ndërsa, më pas, ai konfirmohet edhe nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.
Përveç Schmidit, këtë post deri tani e kanë mbajtur edhe: suedezi Carl Bildt, spanjolli Carlos Westendorp, austriakët Wolfgang Petritsch dhe Valentin Inzko, britaniku Paddy Ashdown, gjermani Christian Schwarz-Schilling, si dhe sllovaku Miroslav Lajçak./REL
bosnje dhe hercegovinë christian schmidt
Bota
11 Maj 2026, 16:56
E.d
Foto ilustruse
LIBAN- Ushtria izraelite ka burgosur dy ushtarë që përdhosën dhe fotografuan një statujë të Virgj&eu...
Bota
11 Maj 2026, 15:28
E.d
Zvonko Vesellinoviç
Segmentet e fundit të autostradës që duhet ta lidhë Serbinë me Malin e Zi, janë shpallur prioritet...
Bota
11 Maj 2026, 15:20
D.S
KE
BRUKSEL- Këshilli Evropian ka miratuar një vendim për t'i dhënë fund pezullimit të pjesshëm të marr&eu...
Bota
11 Maj 2026, 09:07
E. D
SHBA- Çmimet e naftës shënuan sërish rritje në tregjet aziatike të hënën, pas përshkallëzimit të ri t...
Bota
11 Maj 2026, 08:54
E. D
GJERMANI- Gjermania i ka konsumuar teorikisht që sot burimet e saj natyrore për vitin 2026. Organizatat mjedisore kritikojnë se në Gjerman...
Bota
11 Maj 2026, 08:31
E. D
Vladimir Putin
RUSI- Në shërbimet sekrete evropiane po qarkullojnë informacione se është e mundur që qarqe të caktuara t...
Bota
11 Maj 2026, 08:22
E. D
foto ilustruese
SPANJË- Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se pasagjerët nga Shtetet e Bashkuara kanë filluar të zbresin, pas eva...
Bota
11 Maj 2026, 08:17
E. D
GAZA- Kosova do të marrë pjesë në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gazë. Sipas ministrit të Mbrojtjes, Ejup M...
Bota
10 Maj 2026, 22:50
D.S
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin tha të shtunën se beson që konflikti në Ukrainë po i vjen fundi. Sipas Fi...
Bota
10 Maj 2026, 22:08
D.S
Marta Kos
BRUKSEL- Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, ka sulmuar ideologjinë MAGA të lidhur me presiden...