E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Në mënyrë të përsëritur Erdogani kohët e fundit është adresuar me fjalë të ashpra kundër Izraelit dhe ka mbrojtur Hamasin terrorist.
GJERMANI- Nuk janë premisa të mira për vizitën e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Gjermani këtë të premte (17.11.2023) e deri të shtunën: Atmosfera ndërmjet Berlinit dhe Ankarasë është e akullt. Arsyeja është lufta në Lindjen e Mesme. Gjermania dhe Turqia kanë pozicione të ndryshme ndaj Izraelit dhe Hamasit islamist.
Scholz e quan "absurde" kritikën e Erdoganit për Izraelin
Në mënyrë të përsëritur Erdogani kohët e fundit është adresuar me fjalë të ashpra kundër Izraelit dhe ka mbrojtur Hamasin terrorist. Izraeli përpiqet që prej 75 vjetësh "të krijojë një shtet në një territor, që i është rrëmbyer popullit palestinez", tha së fundi Erdogani në Ankara. Legjitimiteti i Izraelit "vihet në pikëpyetje për shkak të fashizmit të tij", sipas Erdoganit.
Të martën (14.11.2023) kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz në një konferencë shtypi në Berlin i quajti "absurde" këto fjalë të presidentit turk. Izraeli është një demokraci, theksoi kancelari. "Edhe kjo duhet thënë shumë qartë, e për këtë nuk ka asnjë dyshim", tha Scholz. Edhe më parë presidenti i Këshillit Qendror të Hebrenjve në Gjermani, Josef Schuster, e ka sulmuar ashpër Erdoganin: Presidenti turk "me propagandën e tij ysht edhe trazira në rrugët e Gjermanisë si dhe terror psikologjik kundër hebrenjve në Gjermani", derklaroi Schuster.
Në sfondin e këtyre mosmarrëveshjeve në Berlin jo pak politikanë kanë bërë thirrje që të anulohej kjo vizitë në këtë moment. Por nga ana tjetër qeveria gjermane i përmbahet planit të vizitës. Edhe drejtuesi i opozitës, kristiandemokrati Friedrich Merz, e mbështet kancelarin në këtë drejtim. Turqia është shumë e rëndësishme për Gjermaninë dhe po ashtu Gjermania është shumë e rëndësishme për Turqinë. Kështu mendon edhe Roderich Kiesewetter. Eksperti i partisë kristiandemokrate për politikën e jashtme sjell në vëmendje në këtë kontekst situatën flagrante të krijuar gjatë vizitës së presidentit palestinez Mahmoud Abbas në Berlin në mes të gushtit 2022.
Kiesewetter i tha DW-së: "Një situatë si ajo vitin e kaluar gjatë vizitës së Abbas, kur ky i fundit në krah të kancelarit Scholz përgënjeshtroi Holokaustin pa iu kundërvënë njeri, nuk duhet të përsëritet më."
Meqënëse këtë nuk e do askush as në qeveri, gjendja është mjaft e tensionuar. Po ashtu ka drojë të madhe, që Erdogani mund ta shfrytëzojë këtë vizitë, për të krijuar atmosferë kundër Izraelit, kundër hebrenjve ndër 1,5 milion turqit që jetojnë në Gjermani. Edhe qeveria gjermane e di, që rreth dy të tretat e shtetasve turq që jetojnë në Gjermani e kanë ndihmuar presidentin turk në zgjedhjet e fundit. / DW
Rexhep Taip Erdogan TURQI- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të pritet të premten në Berlin në kuadër t&eum...
foto ilustruese GAZË-Drejtori i spitalit Al-Shifa përshkroi të enjten një pamje të zymtë të krizës humanitare q&eum...
foto nga protesta KOREA E JUGUT- Protestat që bëjnë thirrje për një armëpushim në Gaza po rriten n&...
foto ilustruese IZRAEL- Kishte diçka që nuk shkonte në një video të Rrezes së Hekurt, sistemit më të ri të m...
david mcbride AUSTRALI- Një person që ndihmoi në ekspozimin e akuzave për krime lufte australiane në Afgan...
GAZË- Ndërsa ushtria izraelite vazhdon të synojë pjesë të Gazës, më shumë imazhe kanë dalë në drit&e...
foto ilustruese IZRAEL- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se Izraeli po bën gjithçka që mundet për t&eum...
olaf scholz dhe rexhep tajip erdogan BERLIN- Ata kanë pikëpamje të kundërta për luftën e Izraelit me Hamasin dhe qëndrim...
donald trump SHBA- Një gjykatës apeli i shtetit të Nju Jorkut anuloi përkohësisht të enjten vendimin për kufizimin e kom...
Sergey Lavrov RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov bëri thirrje për t'i dhënë fund gjakderdhjes kundër palestinezë...