23 Shkurt 2023, 11:20
Nga a.l
Arbëresha Kryeziu
KOSOVË- Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje tha se Kosova që nga ditët e para të luftës në Ukrainë u rreshtua me botën demokratike, duke e dënuar agresionin rus dhe duke vendosur sanksione mbi Rusinë, por Serbia nuk ka vepruar njësoj, e cila sipas deputetes vazhdimisht synon të destabilizojë Ballkanin Perëndimor.
“Njëjtë vepruan shumë shtete demokratike që janë në kërkim të paqes dhe stabilitetit, por të njëjtën nuk e bëri Serbia, përkundrazi ajo u rreshtua përkrah Putinit të Rusisë si urë lidhëse për të bartur konfliktin dhe rrezikun e destabilizimit edhe në Ballkan. Serbia e cila asnjëherë nuk i ka shuar pretendimet territoriale ndaj Kosovës e frymëzuar dhe ndikuar nga Putini është përpjekur disa herë të cenojë sigurinë, integritetin dhe sovranitetin territorial të Kosovës. Insistimi për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, bllokimi i procesit negociator në Bruksel dhe mospranimi për të dialoguar mbi planin franko-gjerman shpërfaq hapur dëshirën e tyre për destabilizim dhe denormalizim të situatës në Kosovë”, tha tutje deputetja e VV-së.
Përveç pikave të rendit të ditës, deputetët në seancën e sotme do të shqyrtojnë edhe tri marrëveshjet e miratuara në Qeveri që lidhen me Procesin e Berlinit. Marrëveshjet për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale, ishin nënshkruar nga krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, më 3 nëntor në samitin në kuadër të Procesit të Berlinit. Në seancën e sotme deputetët po ashtu do të shqyrtojnë edhe Raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe një varg projektligjesh.
miss arberesha
Bota
23 Shkurt 2023, 11:12
a.l
Kuvendi i Kosovës
KOSOVË- Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Kksovës ka nisur me një minutë heshtje për viktimat e luf...
Bota
23 Shkurt 2023, 11:03
a.l
Musa Mehmet Dag
TURQI- Një 92-vjeçar me emrin Musa Mehmet Dag, i cili mbeti i bllokuar në shtëpinë e tij të dëmtu...
Bota
23 Shkurt 2023, 10:57
a.l
Sulme me raketa në Izrael
IZRAEL- Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës pasi luftëtarët palestinezë lëshuan disa raketa n...
Bota
23 Shkurt 2023, 10:52
a.l
Tërmeti në Turqi
TURQI- Bilanci i viktimave nga tërmeti i fuqishëm i 6 shkurtit në Turqi dhe Siri është rritur sëri...
Bota
23 Shkurt 2023, 10:39
a.l
Kemal Kilicdaroglu
TURQI- Tërmeti i fuqishëm i 6 shkurtit në Turqi dhe Siri shkatërroi mijëra ndërtesa dhe shkaktoi dhjet&eum...
Bota
23 Shkurt 2023, 10:32
a.l
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Vizita sekrete dhe e papritur e presidentit amerikan Joe Biden në Kiev disa ditë më parë ishte nj&eum...
Bota
23 Shkurt 2023, 10:28
a.l
Moti i keq në SHBA
SHBA- Stuhi e reshje të dendura dëbore kraportohen në ësiconsin të SHBA-së. Mediat e huaja rapor...
Bota
23 Shkurt 2023, 10:21
a.l
Pedro Sanchez viziton Kievin
UKRAINË- Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka mbërritur në Ukrainë për të takuar Presiden...
Bota
23 Shkurt 2023, 10:17
a.l
Josep Borrell
UKRAINË- Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrel...
Bota
23 Shkurt 2023, 10:12
a.l
arrestime në Turqi
TURQI- Numri i personave të arrestuar me akuzën e plaçkitjes dhe shkeljes së rregullave të ndë...