LIVE UPDATES
Bota

Sekretari Blinken rikthehet në Izrael e Jordani; pikëpyetje mbi ndalesën në Turqi

Të mërkurën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Matthew Miller, u pyet mbi objektivat kryesore të udhëtimit të zotit Blinken.

2 Nëntor 2023, 16:36 Nga I.A
Sekretari Blinken rikthehet në Izrael e Jordani; pikëpyetje mbi
Antony Blinken dhe Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Sekretari i Shtetit Antony Blinken do të udhëtojë sërish drejt Lindjes së Mesme të premten, ndërsa lufta mes Izraelit dhe Hamasit vazhdon. Ekspertët nga ana tjetër, po përpiqen të kuptojnë nëse itinerari i zotit Blinken, do të përfshijë edhe një ndalesë në Turqi. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka dënuar Izraelin dhe e ka cilësuar Hamasin një "grup çlirimtar", një pozicion që bie ndesh me pikëpamjet e Uashingtonit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Cindy Saine njofton.

Ndërsa lufta mes Izraelit dhe grupit militant Hamas vazhdon, Sekretari i Shtetit Antony Blinken do të niset të premten drejt Izraelit, pas dy ndalesash në këtë vend, vetëm disa ditë pas sulmit të përgjakshëm të 7 tetorit, të ndërmarrë nga Hamasi, ndaj civilëve izraelitë. Të mërkurën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Matthew Miller, u pyet mbi objektivat kryesore të udhëtimit të zotit Blinken.

“Sekretari Blinken do të udhëtojë për në Izrael dhe Jordani të premten. Ai do të takohet me Kryeministrin Netanyahu dhe udhëheqës të tjerë të qeverisë izraelite, për t'u përditësuar me objektivat e tyre ushtarake dhe planet që kanë për përmbushjen e tyre. Zoti Blinken do të përsërisë qëndrimin e Shteteve të Bashkuara për të drejtën e Izraelit për t'u mbrojtur, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare si dhe do të diskutojë mbi nevojën për të marrë të gjitha masat paraprake, për të minimizuar numrin e viktimave civile, si dhe për të ofruar ndihmë humanitare".

I pyetur nëse pjesë e axhendës së Sekretarit Blinken do të ishte dhe një ndalesë në Turqi, zoti Miller tha se dy ndalesat e vetme të konfirmuara, ishin Izraeli dhe Jordania. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u është bashkuar vendeve të tjera të Lindjes së Mesme, që kanë dënuar Izraelin lidhur me sulmet e tij në Rripin e Gazës.

Gjatë një proteste masive pro-palestineze të shtunën në Stamboll zoti Erdogan tha se Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është terrorist, dhe jo grupi militant i Hamasit. Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera perëndimore e kanë cilësuar Hamasin një grup terrorist. Koloneli në pension i ushtrisë amerikane, Rich Outzen, tha për Zërit e Amerikës se administrata Biden ka qenë e kujdesshme të mos provokojë aleatin strategjik të saj në NATO, por gjithashtu nuk ka qenë e etur të përqafojë qëndrimet e zotit Erdogan.

“Ekziston një lloj hezitimi për të krijuar një lidhje mes administratës amerikane me Erdoganin dhe ekipin e tij. Çështje si fotot e takimeve të nivelit të lartë mes dy presidentëve, apo vizita në nivel sekretarësh, nëse Sekretari Blinken shkon atje, apo dhe telefonata mes presidentëve, të gjitha këto janë gjëra që administrata Biden i ka trajtuar me shumë kujdes”, thotë Rich Outzen, i Këshillit të Atlantikut.

Shqetësimet ndërkombëtare janë në rritje lidhur me viktimat civile palestineze. Zoti Outzen thotë se Sekretari Blinken do të bëjë atë që Shtetet e Bashkuara kanë bërë historikisht në situata të ngjashme në të kaluarën, të mbështesë Izraelin, por njëkohësisht ta nxisë atë që të përfundojë operacionet e sigurisë në Gazë, sa më shpejt që të jetë e mundur, me qëllimin për të minimizuar vdekjet në radhët e civilëve.

“Mendoj se qëllimi kryesor i kësaj vizite në rajon të zotit Blinken do të jetë të sigurojë, që të gjithë që të jenë të gatshëm të ushtrojnë masa parandaluese diplomatike dhe nëse do të jetë e nevojshme edhe ushtarake, për të mbajtur Hezbollahun libanez, sirianët, apo ndonjë aktor tjetër, si iranianët, të cilët mbështesin forcat Huthi në Jemen, për të mos e përshkallëzuar situatën në një konflikt rajonal”, thotë zoti Outzen.

Ministri i Jashtëm i Iranit u takua të mërkurën në Turqi me homologun e tij turk. Dy diplomatët e lartë ndanë shqetësimin mbi mundësinë e përhapjes së luftës Izrael-Hamas në Siri, si dhe në pjesë të tjera të Lindjes së Mesme. Turqia ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, kërkesë që Izraeli e ka refuzuar.

Marrë nga VOA

antony blinken benjamin netanyahu

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet