LIVE UPDATES
Bota

Serbët e Kosovës paraqesin “deklaratën e Vidovdanit”

Deklarata u publikua gjatë protestave që u organizuan në Graçanicë afër Prishtinës dhe Mitrovicë të Veriut, në prag të festës së Vidovdanit siç e quajnë serbët ditën e Shën Vitos, që shënohet me 28 qershor në përkujtim të betejës mesjetare të Kosovës.

27 Qershor 2023, 22:39 Nga I.A
Serbët e Kosovës paraqesin “deklaratën e Vidovdanit”
Serbet

KOSOVË- Përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës paraqitën të martën “deklaratën e Vidovdanit”, me të cilën kërkuan siç thanë ndaljen e dhunës ndaj serbëve dhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Deklarata u publikua gjatë protestave që u organizuan në Graçanicë afër Prishtinës dhe Mitrovicë të Veriut, në prag të festës së Vidovdanit siç e quajnë serbët ditën e Shën Vitos, që shënohet me 28 qershor në përkujtim të betejës mesjetare të Kosovës.

Kryetari i Komunës së Shtërpcës Dalibor Jevtiç, nga radhët e Listës Serbe duke paraqitur deklaratën tha se muajt e fundit serbët e Kosovës po përballen me dhunë të paparë, të cilën e quajti fashiste.

“Ka ardhur koha që të zbardhet e vërteta dhe të thuhet qartë në këtë Vidovdan, a do të kemi Asociacion të komunave serbe. Përndryshe, ne e dimë se çfarë të bëjmë”, tha ai duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndërmarrë hapa për të ulur tensionet.

Në deklaratën e përfaqësuesve politik serbë thuhet se do t’i lihet hapësirë e arsyeshme dialogut dhe kompromiseve. Por “nëse vazhdon mizoria ndaj popullit tonë, do të detyrohemi t’u përgjigjemi të gjithë atyre që na dëshirojnë të keqen, që ëndërrojnë luftën në vend të paqes. Ne do të jemi të bashkuar në luftën tonë të drejtë për të qëndruar e mbijetuar në këto zona dhe për të mbrojtur shtëpitë dhe familjet tona”, thuhet në deklaratë.

Tensionet në Kosovë vazhdojnë të mbetën të larta që nga fundi i muajit të kaluar kur autoritetet nisën të zbatojnë rezultatin e zgjedhjeve të 23 prillit, të bojkotuara nga partitë politike serbe. Në komunat veriore grupe qytetarësh serbë po vazhdojnë të kundërshtojnë vendosjen nëpër zyra komunale të kryetarëve shqiptarë.

Në ndërtesat komunale aktualisht mbetën kryetarët e Leposaviçit dhe Mitrovicës së Veriut nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa kryetarët e Zveçanit dhe Zubin Potokut nga radhët e Partisë Demokratike po e kryejnë punën në zyra alternative.

Policia e Kosovës tha se të hënën në mbrëmje është hedhur një mjet shpërthyes në ndërtesën e komunës së Mitrovicës së Veriut, por pa dëme një njerëz. Sulmi u dënua nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti i cili i bëri thirrje Serbisë që sic tha, “menjëherë të ndërpresë nxitjet për dhunë para se të ketë jetë të humbura”.

Diplomatët perëndimor po i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet dhe t’i hapin rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri të Kosovës.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se gjatë një bisede telefonike me kryeministrin Albin Kurti se ka shtruar “nevojën urgjente për shtensionim dhe kthim në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”. Zonja von der Leyen tha se do të flas edhe me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç më vonë sot.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, bisedoi mbrëmë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç për të nxitur uljen e përshkallëzimit të menjëhershëm të tensioneve në veri të Kosovës. Vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë shprehur të gatshëm për të ndërmarrë masa ndaj Kosovës dhe Serbisë nëse nuk ka përparim për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Marrë nga VOA

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen