16 Qershor 2023, 10:14
Nga a.l
Rrëmbimi i policëve
KOSOVË- Britania e Madhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës që u rrëmbyen nga Serbia dy ditë më parë në afërsi të Leposaviç. Në një deklaratë me shkrim të botuar në uebfaqen e Qeverisë së Britanisë të Madhe, kërkohet gjithashtu që Kosova dhe Serbia të ulin tensionet dhe të shmangen masat e njëanshme. Qeveria e Britanisë së Madhe gjithashtu ka theksuar se zgjedhjet e reja duhet të shpallen sa më shpejt të jetë e mundur.
“Bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës të arrestuar më 14 qershor. Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të shmangin masat e njëanshme dhe të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ulur tensionet", theksohet në deklaratë.
Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?
Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Dy ditë më parë (14 qershor) në afërsi të Leposaviç, 3 pjesëtarë të Policisë së Kosovës u morën peng peng nga Forcat Speciale Serbe 'Kobra'. Ngjarja ndodhi kur tre policët ishin duke patrulluar në kufi, në vendin e quajtur Tresave/ Bare.
Sipas Qeverisë së Kosovës, ky është një kundërpërgjigje për arrestimin 3 ditë më parë në Mitrovicën e Veriut, të serbit Millun Millenkoviç, një nga organizatorët e protestave të dhunshme në Veri. Serbia ka hedhur poshtë çdo pretendim. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.
tensione në veri të kosovës
Bota
16 Qershor 2023, 10:03
A.B
Qeveria
ITALI- Qeveria e Italisë ka miratuar një reformë gjyqësore që synon forcimin e të drejtave të të pande...
Bota
16 Qershor 2023, 09:59
a.l
Tre policët e rrëmbyer
KOSOVË- Tre policët e rrëmbyer para dy ditëve në afërsi të Leposaviç në ver...
Bota
16 Qershor 2023, 10:02
A.B
Ivan Geshev
Presidenti bullgar Rumen Radev shkarkoi Prokurorin e Përgjithshëm Ivan Geshev më 15 qershor, në gjysmë të mandati...
Bota
16 Qershor 2023, 09:44
a.l
Gabriel Escobar dhe Marko Gjuriç
SERBI- Teksa në veri të Kosovës tensionet sa vijnë e shtohen, në Serbi sot është...
Bota
16 Qershor 2023, 09:27
a.l
Jarina
SERBI- Autoritetet në Kosovë ndaluan hyrjen në territor të mallrave serbe pas rrëmbimit të 3 policëve në af&...
Bota
16 Qershor 2023, 09:18
a.l
Papa Françeksu
ITALI- Papa Françesku ka lënë sot ambientet e spitalit 'Gemelli' në Romës, pas operacionit të su...
Bota
16 Qershor 2023, 09:08
Joe Biden dhe Eva Longoria
SHBA- Presidenti Biden shkaktoi të qeshura në Shtëpinë e Bardhë të enjten, pasi bëri shaka m...
Bota
16 Qershor 2023, 08:55
a.l
Parlamenti Gjerman
Në prag të ndryshimit të kushtetutës ne Maqedoninë e Veriut, Parlamenti Gjerman miratoi një rezolutë ...
Bota
16 Qershor 2023, 08:52
a.l
Foto ilustruese
Firma amerikane e sigurisë kibernetike Mandiant thotë se hakerat kinezë, që dyshohet se mbështeten nga shteti, shf...
Bota
16 Qershor 2023, 08:47
a.l
Ali Ahmeti
KOSOVË- Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në Forumin e Prespës për Dialog në Strugë komen...