16 Qershor 2023, 10:02
Nga A.B
Ivan Geshev
Presidenti bullgar Rumen Radev shkarkoi Prokurorin e Përgjithshëm Ivan Geshev më 15 qershor, në gjysmë të mandatit të tij shtatëvjeçar, pas zhgënjimit dhe thirrjeve të vazhdueshme vendore dhe ndërkombëtare se Geshev ka dështuar të trajtojë korrupsionin.
Radev nënshkroi një dekret për shkarkimin e Geshev tre ditë pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor i Bullgarisë (SJC) votoi për ta rrëzuar atë pas muajsh intrigash politike, të cilat përfshinin një sulm të supozuar me bombë kundër tij.
Geshev, 52 vjeç, u emërua për një mandat shtatëvjeçar në vitin 2019 me kompetenca gjithëpërfshirëse për të mbikëqyrur punën e të gjithë prokurorëve.
Por, emërimi i tij nxiti reagime të ashpra nga njerëzit që e akuzuan atë për mbrojtjen e politikanëve të korruptuar, oligarkëve dhe krerëve mafias, të cilët nuk u sollën kurrë para drejtësisë.
Shtetet e Bashkuara dhe Britania në muajin shkurt të këtij viti sanksionuan disa individë bullgarë për korrupsion në atë që disa ekspertë e interpretuan si zhgënjim në rritje në Uashington dhe Londër për dështimin e Geshev për të goditur njerëzit e fuqishëm të përfshirë në korrupsion.
Geshev fillimisht gëzonte mbështetjen e SJC-së, e cila është përgjegjëse për të gjitha emërimet në gjyqësor, por mbështetja e këshillit u zhduk pasi Geshev më 15 maj në një konferencë shtypi iu referua ligjvënësve si "plehra politike".
Votimi i SJC-së erdhi pasi qeveria e re e koalicionit në Bullgari e kishte bërë prioritet largimin e Geshev.
Bullgaria renditet dobët për sa i përket perceptimit të korrupsionit brenda Bashkimit Evropian, sipas Transparency International.
Më 12 qershor, Këshilli i Lartë Gjyqësor i Bullgarisë votoi për shkarkimin e Geshevit pas një periudhe intrigash politike, duke përfshirë një incident të supozuar me bombë që synonte prokurorin.
Menjëherë pas vendimit të këshillit, Ivan Geshev, 52 vjeç, kritikoi ashpër rezultatin dhe bëri përgjegjës ish-kryeministrin Bojko Borisov dhe manjatin me ndikim të biznesit Delyan Peevski për shkarkimin e tij./Marre nga REL
ivan geshev
Bota
16 Qershor 2023, 09:44
a.l
Gabriel Escobar dhe Marko Gjuriç
SERBI- Teksa në veri të Kosovës tensionet sa vijnë e shtohen, në Serbi sot është...
Bota
16 Qershor 2023, 09:27
a.l
Jarina
SERBI- Autoritetet në Kosovë ndaluan hyrjen në territor të mallrave serbe pas rrëmbimit të 3 policëve në af&...
Bota
16 Qershor 2023, 09:18
a.l
Papa Françeksu
ITALI- Papa Françesku ka lënë sot ambientet e spitalit 'Gemelli' në Romës, pas operacionit të su...
Bota
16 Qershor 2023, 09:08
Joe Biden dhe Eva Longoria
SHBA- Presidenti Biden shkaktoi të qeshura në Shtëpinë e Bardhë të enjten, pasi bëri shaka m...
Bota
16 Qershor 2023, 08:55
a.l
Parlamenti Gjerman
Në prag të ndryshimit të kushtetutës ne Maqedoninë e Veriut, Parlamenti Gjerman miratoi një rezolutë ...
Bota
16 Qershor 2023, 08:52
a.l
Foto ilustruese
Firma amerikane e sigurisë kibernetike Mandiant thotë se hakerat kinezë, që dyshohet se mbështeten nga shteti, shf...
Bota
16 Qershor 2023, 08:47
a.l
Ali Ahmeti
KOSOVË- Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në Forumin e Prespës për Dialog në Strugë komen...
Bota
16 Qershor 2023, 08:43
Pjesëmarrës të komunitetit sinti dhe rom në simpoziumin në Spanjë
SPANJE- Një qytet i vogël turistik në veri t...
Bota
16 Qershor 2023, 08:35
a.l
Antonio Guetteres
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres paralajmëroi të enjten se bota po shkon drejt një k...
Bota
16 Qershor 2023, 08:28
a.l
KOSOVË- Tre shpërthime të njëpasnjëshme janë raportuar gjatë natës në veri të vendit, saktësisht në...