23 Prill 2023, 12:27
Nga a.l
Xhelal Sveçla
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se ndodhet në Mitrovicë për të ndjekur nga afër situatën e sigurisë në veri, ku po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Lepozaviç e Zubin Potok. Sveçla tha në një lidhje direkte për televizionin publik se nuk ka incidente dhe se presin që dita të përfundojë e qetë.
“Unë sot jam në Mitrovicë dhe po e përcjellim situatën sa i takon çështjeve të sigurisë. Situata është stabile, e qetë. Nuk kemi incidente dhe presim që dita të përfundojë e qetë”, tha Sveçla.
Ministri tha se këto zgjedhje janë më ndryshe për shumë arsye, edhe sa i takon aspektit të sigurisë.
“Për dallim prej më herët, nuk ka incidente”, tha ai.
Sveçla tha se ditët e fundit qytetarëve serbë u është bërë presion që të mos dalin në zgjedhje.
“Por përndryshe sot nuk vërehet ndonjë tendencë për eskalim të situatës”, tha Sveçla.
Ai tha se presin që të rritet numri i qytetarëve që do ta shfrytëzojnë të drejtën e votimit. Lidhur me lokacionet e reja të votimeve, Sveçla tha se bashkë me KQZ-në është vlerësuar se zgjidhja më e mirë është të gjenden hapësira alternative.
“Kjo nuk do të thotë pamundësim të pjesëmarrjes në votime. Edhe kushtet e punës janë mëse komode. Edhe për votuesit vendvotimet janë të identifikuara dhe nuk shoh ndonjë problem të veçantë”, tha ai.
Ministri i Punëve të Brendshme tha se Policia e Kosovës kurrë s’ka qenë më e përgatitur për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët.
Qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan, janë duke votuar sot për kryetarin e ri të komunës. Të drejtë vote kanë 45 mijë e 95 votues. KQZ ka njoftuar se nga 44 qendra votimi gjithsej, vetëm 6 prej tyre do të shërbejnë për të njëjtin qëllim, ndërsa 13 të tjera do të hapen në kontejnerë, si qendra alternative.
zgjedhjet ne veri te kosoves
Bota
23 Prill 2023, 12:20
a.l
Votimi në veri të Kosovës
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ( KQZ ) në konferencën e dytë të mbajtur lidhur m...
Bota
23 Prill 2023, 12:18
a.l
Izmir Zeqiri
KOSOVË- Në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan, është...
Bota
23 Prill 2023, 12:13
a.l
Zgjedhjet në veri të Kosovës
KOSOVË- Prokurori i Shtetit përmes një njoftim për media ka bërë të di...
Bota
23 Prill 2023, 12:04
a.l
Taulant Kelmendi
KOSOVË- Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës së veriut, Taulant Kelmendi ka votuar sot në...
Bota
23 Prill 2023, 11:59
a.l
Sllgjana Pantiç shoqërohet nga Policia
KOSOVË- Kandidatja e pavarur serbe për të parën e komunës së Zv...
Bota
23 Prill 2023, 11:49
a.l
Gazetarët në veri të Kosovës
KOSOVË- Vijon procesi i votimit në katër komunat në veri të Kosovës pë...
Bota
23 Prill 2023, 11:44
a.l
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniçi
KOSOVË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoni...
Bota
23 Prill 2023, 11:39
a.l
Erden Atiq
Vijon procesi i votimit nga qytetarët në Mitrovicën e Veriut. Në Lagjen e Boshnjakëve të drejtën e tij pë...
Bota
23 Prill 2023, 11:36
a.l
Kryetari i KQZ-së
KOSOVË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka vizituar qendrat e votimit në veri. R...
Bota
23 Prill 2023, 11:22
a.l
Voton Betim Osmani
KOSOVË- Kandidati për kryetar të Mitrovicës së veriut, Betim Osmani nga Iniciativa Qyteta...