14 Korrik 2022, 14:18
Nga s.s
Televizioni Russia Today
SERBI- Televizioni shtetëror rus ‘Russia Today’ do të hapë zyra në Serbi, citon Nova.rs. BE-ja ka ndaluar aktivitetet e transmetimit të stacionit "për nxitjen dhe mbështetjen e agresionit të Rusisë" kundër Ukrainës.
Lajmin e ka konfirmuar për Nova.rs kryeredaktore e Sputnik Serbisë, Ljubinka Milinçiq. "Po është e vërtetë. Ata nuk do të fillojnë punën në Serbi tani, por përgatitjet janë duke u zhvilluar”, tha Milinçiq.
Sipas informacioneve të Nova.rs, vajza e Milinçiqit do ta drejtojë televizionin, por një gjë të tillë as e ka konfirmuar e as nuk e ka mohuar Ljubinka Milinçiq. “A duhet t'ju lejoj ta zbuloni atë sekret, apo jo? Lëreni ta thonë ata”, tha kryeredaktori i Sputnik Serbisë, raporton ba.n1info.com.
Këshilli i Bashkimit Evropian (BE) vendosi në mars të këtij viti të pezullojë aktivitetet e transmetimit të medias shtetërore ruse Russia Today dhe Sputnik në të gjithë BE-në. Sanksionet e vendosura nga BE-ja i referohen transmetimit ose shpërndarjes me çdo mjet si kabllor, satelitor, IP-TV, platforma, faqe interneti dhe aplikacione, dhe të gjitha licencat përkatëse, autorizimi dhe aranzhimet e shpërndarjes janë pezulluar, tha Këshilli.
Brukseli tha se këto dy media ishin instrumente të rëndësishme në "nxitje dhe mbështetje të agresionit të Rusisë" kundër Ukrainës dhe janë "një kërcënim domethënës dhe i drejtpërdrejtë për rendin dhe sigurinë publike të BE-së".
televizion rus rusia serbi
Bota
14 Korrik 2022, 14:14
d.a.
Menduh Thaçi
MAQEDONIA E VERIUT- Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka nisur debati për miratimin e dokumentit të njohur s...
Bota
14 Korrik 2022, 14:02
d.a.
Protesta ne shkup
MAQEDONIA E VERIUT- Pak para fillimit të seancës së sotme në Kuvendin maqedonas ku do të diskutohet propozimi fr...
Bota
14 Korrik 2022, 13:49
s.s
Buck Moon
Mbrëmjen e djeshme superhëna më e madhe dhe më e ndritshme e këtij viti e cila quhet “Buck Moon” ka t&e...
Bota
14 Korrik 2022, 13:39
k.m.
Ursula Von Der Leyen
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, gjatë qëndrimit në Shkup mbajti një fjalim n&eum...
Bota
14 Korrik 2022, 13:31
d.a.
Kovacevski, von der leyen dhe Pendarovski
MAQEDONIA E VERIUT- Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen gjatë vizitës së saj n&...
Bota
14 Korrik 2022, 13:26
d.a.
Ursula von der Leyen
MAQEDONIA E VERIUT- Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen në fjalën e saj në parlamentin e Maqedonis&e...
Bota
14 Korrik 2022, 13:20
d.a.
Ursula von der Leyen
MAQEDONIA E VERIUT- Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka mbajtur një fjalim pak minuta më parë n&e...
Bota
14 Korrik 2022, 13:17
d.a.
Ursula von der Leyen
MAQEDONIA E VERIUT- Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen në fjalën e saj në Kuvendin e Maqedonisë...
Bota
14 Korrik 2022, 13:11
d.a.
Arbër Ademi
MAQEDONIA E VERIUT- Deputeti i BDI-së Arbër Ademi në një konferencë ditën e sotme deklaroi se propozimi fran...
Bota
14 Korrik 2022, 13:03
d.a.
Biden ne Izrael
IZRAEL- Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ka nisur ditën e djeshme turin e tij në Lindjen e Mesme ku sot është ndalur...