LIVE UPDATES
Bota

Serbia po armatoset! DW: Sa rrezik lufte ka në Ballkan?

Serbia u armatos shumë vitet e fundit, tani është shteti ushtarakisht më i fortë në Ballkanin Perëndimor. Shtetet fqinje janë të shqetësuara për synimet ekspansioniste të Beogradit.

7 Nëntor 2024, 08:24 Nga M.B
Serbia po armatoset! DW: Sa rrezik lufte ka në Ballkan?
Foto ilustruese

SERBIA- A po planifikon Serbia të destabilizojë apo edhe të sulmojë ushtarakisht shtetet e saj fqinje Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën? Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe homologu i saj boshnjak Denis Beciroviç paralajmëruan së fundmi për këtë skenar. Osmani tha në një intervistë televizive në shtator se kishte shpresë që Ballkani Perëndimor të anëtarësohet në BE dhe NATO, "por parakusht për këtë është ta trajtojmë Serbinë ashtu siç është: një shtet satelit i Rusisë, i cili thellon bashkëpunimin ushtarak, ekonomik dhe politik me Rusinë”.

Paralajmërimi i Beciroviçit për dëshirat territoriale të Serbisë para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork ishte edhe më i fortë: "Nga foltorja e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dëshiroj të paralajmëroj publikun botëror se udhëheqja e Republikës së Serbisë kërcënon edhe një herë të cenojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës”.

Beogradi po armatoset

Në fakt Beogradi ka vite që po armatos masivisht ushtrinë e vendit me sisteme moderne armësh. Beogradi ka blerë avionë luftarakë francezë dhe helikopterë sulmues rusë, të cilët presidenti serb Aleksandar Vuçiç i quajti "tanke fluturuese". Përveç kësaj menjëherë pasi Rusia sulmoi Ukrainën Pekini dërgoi në Serbi sisteme kineze kundërajrore. Po ashtu ka njoftime që Serbia ka blerë nga Irani mijëra dronë, të atij tipi që Rusia i përdor çdo ditë kundër qyteteve ukrainase.

Revista "The Economist" shkruante në vitin 2021 se "blerjet e armëve" nga Beogradi po i frikësojnë vendet fqinje. Kurse Instituti i njohur suedez për Kërkime për Konfliktet SIPRI deklaroi në vitin 2022 se buxheti i Beogradit për mbrojtjen është 1.3 miliardë euro, pra dhjetë herë më i madh se ai i Kosovës.

Epërsia ushtarake e Serbisë ilustrohet edhe nga inventari i saj i tankeve. Me rreth 250 tanke, Serbia ka më shumë tanke se të gjitha republikat e tjera të ish-Jugosllavisë së bashku - për krahasim: ushtria gjermane, Bundeswehr, ka 295 tanke. Kroacia renditet në vendin e dytë me 75, Bosnja në vendin e tretë me 45, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 31. Kurse as MaMali i Zili i Zi dhe as Kosova nuk kanë tanke.

Kjo është ndoshta një nga arsyet pse forcat e armatosura të Kosovës u pajisën vitin e kaluar me drone turke Bayraktar dhe këtë vit me 250 raketa amerikane antitank Javelin.

Projekti për një botë serbe

Shtrohet pyetja pse Beogradi ka grumbulluar një arsenal të madh armësh ndër vite pa pasur kërcënim nga fqinjët e tij. A po bën presidenti Vuçiq plane për të sulmuar vendet fqinje, siç paralajmëroi presidentja e Kosovës?

Të paktën kështu sugjerojnë deklaratat, kërcënimet dhe veprimet e udhëheqjes serbe në Beograd. Ajo propagandon projektin e "Botës Serbe", një version pasardhës disi i zvogëluar i "Serbisë së Madhe" të ish-presidentit serb Slobodan Millosheviç, duke ndeshur kështu në rezonancë me serbët në vendet fqinje, në Kosovë dhe Bosnjë.

Kuvendi mbarëserb

Në fillim të qershorit 2024 Vuçiqi drejtoi një "kuvend mbarëserb" në Beograd me përfaqësues të serbëve nga të gjitha zonat e ish-Jugosllavisë, një takim strategjik që formuloi në thelb planin për zbatimin e "Botës Serbe". Në "Deklaratën mbarëserbe” Kosova përmendet si pjesë e Serbisë dhe Republika Srpska, pjesa e dominuar nga serbët e Bosnjës dhe Hercegovinës, si "interes kombëtar i Serbisë".

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme në Berlin e dënoi këtë deklaratë në mënyrë jashtëzakonisht të ashpër. Qeveria gjermane e konsideron Deklaratën mbarë-serbe "shumë shqetësuese dhe të dëmshme për Bosnjën dhe Hercegovinën, për Serbinë dhe për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Beciroviçi e komentoi takimin e Beogradit në fjalimin e tij në Kombet e Bashkuara si vijon: "Deklarata shkatërruese e të ashtuquajturit Kuvend mbarë-serb, e miratuar më 8 qershor të këtij viti në Beograd, nuk është vetëm një veprim deklarativ, por një dokument i rrezikshëm për një shtet të madh”.

Luftë në Ballkan?

Asnjë nga vendet fqinje që duket se janë në shënjestër të dëshirave territoriale të Beogradit nuk kanë forca të armatosura "të gatshme për luftë". Pa mbrojtjen e dy misioneve paqeruajtëse perëndimore të NATO-s në Kosovë (KFOR) dhe BE-së në Bosnje (EUFOR/Althea), ata do të ishin pre e lehtë për ekspansionizmin agresiv të Beogradit.

Vitet e fundit bëri disa herë bujë dhe shkatoi trazira dislokimi i trupave serbe në kufirin me Kosovën dhe sulmi i një njësie paraushtarake serbe ndaj forcave të sigurisë së Kosovës. Kjo për shkakun se sulme të tilla të njësive paraushtarake serbe u kishin paraprirë luftës në Kroaci në vitin 1991 dhe asaj në Bosnje një vit më vonë.

Incidentet e fundit ushtarake mund të kenë qenë balona prove të Beogradit. Por meqenëse reagimet e SHBA-së dhe NATO-s ishin shumë të shpejta dhe të mprehta, Beogradi u tërhoq. Në gusht 2024 Uashingtoni ndërhyri sërish, këtë herë me drejtorin e CIA-s, William Burns, i cili shkoi në Bosnje dhe Hercegovinë posaçërisht për të ndaluar veprimet separatiste të liderit serb të Bosnjës, Millorad Dodik. Ai ka ndërmarrë vazhdimisht hapa për të shpallur pavarësinë e Republika Srpska dhe ka pajisur mijëra paraushtarakë. Politikanët në kryeqytetin Sarajevë po përgatiten për mundësinë që Republika Srpska mund të vazhdojë përpjekjet për shkëputjen. Në rast se do të lindë një konflikt i armatosur dhe serbët e Bosnjës do të vihen nën presion ushtarak, ka shumë të ngjarë që Beogradi të dërgojë tanket e tij në Bosnje për t'i shpëtuar ata.

Një luftë e re në Ballkan nuk mund të përjashtohet. Dhe tani që Donald Trump do të marrë sërish pushtetin në Uashington, është plotësisht e paqartë se si do të sillet superfuqia SHBA në një rast të tillë. Një kandidat premtues për postin e ministrit të Jashtëm është ish-ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell. Së bashku me dhëndrin e Trumpit, Jared Kushner, ai ka interesa të forta biznesi në Serbi./ DW

 

serbia

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës