Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Vuçiç tha se vendimi për fillimin e shërbimit ushtarak varet nga gatishmëria e kapaciteteve dhe objekteve ushtarake.
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi të enjten se shërbimi i detyrueshëm ushtarak në vend do të hyjë në fuqi në dhjetor të këtij viti ose në mars të vitit 2027. Vuçiç tha se vendimi për fillimin e shërbimit ushtarak varet nga gatishmëria e kapaciteteve dhe objekteve ushtarake.
"Ne do ta marrim këtë vendim së shpejti, brenda një ose dy muajve të ardhshëm, dhe do ta çojmë në Parlament dhe do të fillojmë regjistrimin e rekrutëve ushtarakë", tha Vuçiç, pas një takimi me udhëheqësit ushtarakë mbi gjendjen dhe analizën e aftësive të Forcave të Armatosura Serbe për vitin 2025.
Sipas tij, shërbimi ushtarak do të zgjasë 75 ditë. Ai shtoi se nevojitet rinovimi i qendrave të rekrutimit, përmirësimi dhe rinovimi i klinikave dhe gjëra të tjera.
"Duhet t'i bëjmë gati të gjitha pajisjet. Kemi mjaftueshëm armë dhe çizme, por ka disa gjëra që nuk janë ende plotësisht gati. Këto janë pyetje të rëndësishme sepse duam të jemi të përgatitur për këtë dhe që këta të rinj ta kalojnë shërbimin e tyre ushtarak në kushtet më të mira. Të fitojnë përgjegjësinë dhe seriozitetin e nevojshëm, si dhe një qëndrim ndaj patriotizmit”, tha Vuçiç.
Futja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak duhet ta marrë pëlqimin e Kuvendit të Serbisë. Përfaqësuesit e Qeverisë kanë njoftuar vazhdimisht kthimin e shërbimit ushtarak vitet e fundit. Ideja u konkretizua në janar 2024. Pastaj Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Serbe nisi një iniciativë dhe i propozoi presidentit kthimin e shërbimit ushtarak.
Vuçiq më pas, në shtator të të njëjtit vit, nënshkroi një marrëveshje për ta kthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Serbi. Që nga heqja e tij më 1 janar 2011, shërbimi ushtarak ka qenë vullnetar. Kroacia fqinje votoi gjithashtu për ta kthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në tetor 2025. Ndër vendet që nuk e kanë hequr shërbimin e detyrueshëm ushtarak janë Zvicra, Norvegjia, Danimarka, Finlanda, Austria, Turqia, Estonia, Greqia, Qiproja, Ukraina, Rusia dhe Bjellorusia.
Foto nga ngjarja PORTUGALI- Pesë persona kanë humbur jetën pasi stuhia Kristin përfshiu Portugalinë qendrore dhe veri...
Firma amerikane e kapitalit privat, Carlyle Group, ka arritur marrëveshje për t’i blerë shumicën e aseteve të huaja të Luk...
Foto nga gjyqi KINË- Kina ka ekzekutuar 11 anëtarë të një familjeje famëkeqe mafioze që drejtonte qendra mashtrimi...
Foto nga ngjarja KOLUMBI- Autoritetet kolumbiane kanë gjetur avionin Beechcraft 1900 të kompanisë shtetërore Satena, i cili ishte zhduk...
foto nga vendngjarja RUMANI- Janë zbardhur detaje të reja lidhur me aksidentin tragjik në Rumani që i mori jetën shtatë...
Tesla SHBA- Fitimi vjetor i Teslës ra në nivelin më të ulët në vite, ndërsa kompania përballet me një s&...
Irani po bëhet gati për një sulm të mundshëm, teksa Shtetet e Bashkuara kanë dislokuar asete kyç ushtarake, përfshir...
Donald Trump SHBA- Presidenti Donald Trump nisi dje një raund të ri retorike agresive kundër Iranit, duke sugjeruar se n&eum...
Andrej Plenković KROACI- Kryeministri kroat Andrej Plenković ka njoftuar se Kroacia nuk do t’i bashkohet “Këshillit të Paqes”,...
Vladimir Putin RUSI- Dr. John Kennedy, një ekspert për Rusinë në organizatën joqeveritare “RAND Europe” ka rendi...