10 Janar 2023, 11:11
Nga a.l
David Petraeus
UKRAINË- Oficeri dhe ish-drejtori i CIA-s, David Petraeus deklaroi se pret një kundërofensivë të re ukrainase në muajt e ardhshëm me ripushtimin e territoreve të tjera në jug të vendit. Lajmi u bë i ditur nga botimi italian “La Stampa”, duke cituar intervistën me gjeneralin e ushtrisë amerikane dhe veteranin e luftës.
“Megjithëse linjat e betejës janë karakterizuar nga njëfarë statike muajt e fundit, me Rusinë dhe Ukrainën të përqendruara kryesisht në përforcimin e ekipeve të tyre përkatëse, ndjenja ime është se në të ardhmen e afërt do të shohim një kundërsulm të ri nga forcat e Kievit”, u shpreh Petraeus.
Sipas tij, qëllimi do të jetë çlirimi i pjesëve të tjera të territorit në jug të vendit që ishin pushtuar nga trupat e Moskës në muajt e parë të konfliktit.
“Ukraina ka bërë shumë më mirë se Rusia, veçanërisht në rekrutimin, trajnimin, pajisjen, organizimin dhe vendosjen e forcave në terren gjithnjë në rritje. Ndihmuar jashtëzakonisht – sigurisht – nga Shtetet e Bashkuara, vendet e NATO-s dhe partnerët e tjerë perëndimorë”, thotë ai për “La Stampa-n”.
Për Petraeus-in, për momentin Putin duket se nuk mund të bëjë asgjë për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve.
david petraeus lufta ne ukraine
Bota
10 Janar 2023, 10:56
a.l
Shtëpi bari në Angli
ANGLI- 'Shtëpitë e barit' në Angli janë kthyer në një formë biznesi tashmë jo vet&eu...
Bota
10 Janar 2023, 10:46
f.g
Demet e revoltes
Britanikja The Guardian ka hyrë brenda ambienteve të Kongresit ku ndodhi revolta. Zemërimit të kryengritësve nuk ...
Bota
10 Janar 2023, 10:41
a.l
nigeri
NIGERI- Forcat e sigurisë kanë shpëtuar gjashtë nga 32 personat që u rrëmbyen në një stacion treni n&eu...
Bota
10 Janar 2023, 10:41
k.m.
Foto ilustruese
I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i posaçë...
Bota
10 Janar 2023, 10:33
a.l
Prishtinë
KOSOVË- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Prishtinë, mëngjesin e sotëm. Njësit&eu...
Bota
10 Janar 2023, 10:06
k.m.
Julian Assange
BRITANI E MADHE- Julian Assange i është mohuar leja për të dalë nga burgu për të marr&eu...
Bota
10 Janar 2023, 09:59
k.m.
Foto nga galaktika
SHBA- Astronomët në SHBA kanë zbuluar disa nga yjet më të largët të gjetur ndonjëherë n&eum...
Bota
10 Janar 2023, 09:54
k.m.
Faezeh Hashemi
IRAN- Vajza aktiviste e ish-presidentit të Iranit Akbar Hashemi Rafsanjani është dënuar me 5 vjet burg. Avokati nuk ka b...
Bota
10 Janar 2023, 09:46
a.l
Joe Biden
SHBA- Presidenti i SHBA Joe Biden ftoi presidentin e Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva të vizitojë Uashingtonin në fillim t&...
Bota
10 Janar 2023, 09:34
a.l
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Rusia është drejtuar ditët e fundit nga qyteti i vogël të minierave të kripë...