LIVE UPDATES
Bota

Shalli i Orban që ndezi polemikat në Evropën Juglindore, DW: BE e ngriti vetë këtë përbindësh

Më në fund pas vitesh kritikash të pavlera dhe ankesash të parezultat nga ana e Perëndimit, Komisioni i BE-së, i shtyrë nga Parlamenti Evropian, tani ka vendosur t`ia bllokojë provizorisht paratë Viktor Orbanit. Më shumë se 13 miliardë euro nga fondet e rindërtimit strukturor dhe nga fondi i koronës janë të ngrirë, derisa ai të zbatojë seriozisht një katalog të gjerë reformash. Këtu bën pjesë fundi i korrupsionit në prokurimet publike, rivendosja e një gjyqësori të pavarur dhe shumë më tepër. Viktor Orban duhet që të paktën pjesërisht të ndalojë çmontimin e demokracisë në vendin e tij.

27 Nëntor 2022, 09:17 Nga A.B

Shalli i Orban që ndezi polemikat në Evropën Juglindore, DW: BE e

Si të gjithë egomanët Viktor Orban ka nevojë të vazhdueshme për vëmendje. Së fundmi ai vari në qafë një shall me hartën e perandorisë së madhe hungareze. Ai i admiron gjithsesi ëndrrat perandorake të Putinit dhe luftën e tij në Ukrainë. Cari i Puszta-s ndoshta donte të tregonte se edhe ai është sundimtari i një perandorie, prej kohësh të zhdukur. Vendet fqinje e ndjenë veten të provokuar dhe reaguan me zemërim. Ky shou është tërësisht qesharak. Hungaria, një vend me 10 milionë banorë nuk do të sulmojë askënd dhe kufijtë e vitit 1922 janë histori e qëkurshme. Veprimi nuk është gjë tjetër veçse dëshirë për të rënë në sy: hungarezi i vogël do të donte të ishte më i madh – fizikisht dhe politikisht.

Më në fund pas vitesh kritikash të pavlera dhe ankesash të parezultat nga ana e Perëndimit, Komisioni i BE-së, i shtyrë nga Parlamenti Evropian, tani ka vendosur t`ia bllokojë provizorisht paratë Viktor Orbanit. Më shumë se 13 miliardë euro nga fondet e rindërtimit strukturor dhe nga fondi i koronës janë të ngrirë, derisa ai të zbatojë seriozisht një katalog të gjerë reformash. Këtu bën pjesë fundi i korrupsionit në prokurimet publike, rivendosja e një gjyqësori të pavarur dhe shumë më tepër. Viktor Orban duhet që të paktën pjesërisht të ndalojë çmontimin e demokracisë në vendin e tij.

Deri tani ai ka bërë disa premtime të paqarta, por nuk ka zbatuar në fakt asnjë nga kërkesat. Kjo mund t’i kushtojë atij pushtetin. Nga ana tjetër ai ka nevojë  urgjente për paratë nga Brukseli. Prandaj ai kundërpërgjigjet edhe një herë me shantazh dhe kërcënon të bllokojë ndihmën prej 18 miliardësh për Ukrainën. E njëjta gjë vlen edhe për taksën minimale globale dhe për anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë, të cilën ai deri tani e ka vonuar pa arsye. Orban luan sërish tërhiq e mos këput. Por mund të shpresohet, që BE më në fund do ta demaskojë bllofin e tij.

BE e ngriti vetë këtë përbindësh

Për më shumë se një dekadë institucionet evropiane e kanë lejuar veten të tërhiqen zvarrë në ring nga hungarezët. Ata bënë sehir, kur ai e shndërroi shtetin e tij në një “autokraci të zgjedhur”, u shokuan kur ai shpalli demokracinë anti-liberale dhe nuk bënë rezistencë, kur ai shfuqizoi lirinë e shtypit, mori kontrollin e gjyqësorit dhe e bëri korrupsionin një synim shtetëror. Prej kohësh nuk ka më dyshim se Viktor Orban po shkel dhe po tallet me të ashtuquajturat vlera evropiane të demokracisë dhe të shtetit të së drejtës.

Dhe ai nuk e fsheh atë që bën. Antisemitizmi i neveritshëm në fushatat e tij zgjedhore, racizmi i hapur dhe ksenofobia e shfaqur në politikat e tij, diskriminimi ndaj pakicave dhe atyre që mendojnë ndryshe – e gjithë kjo u zhvillua hapur dhe para syve të të gjithëve. Evropa e ka toleruar këtë për një kohë të gjatë duke e kategorizuar në folklor politik.

Siç dihet, fajin e kanë pjesërisht edhe kristiandemokratët në Parlamentin Europian, të cilët e mbuluan Orbanin për vite me radhë si të tyrin, si dhe ish-kancelarja, që e trajtoi atë si një nga miqtë e saj të dobishëm në Europën Lindore. Në këtë zonë të rehatshme Orban u bë mbrojtësi i forcave antidemokratike, nacionaliste dhe autoritare në Evropë. Miqtë e tij më të mirë janë populistët e djathtë në Francë, Itali dhe Holandë. Nga Geert Wilders te Matteo Salvini, ata të gjithë bënë pelegrinazh në Budapest për t’u pranuar nga Orban në klubin e gjoja sundimtarëve autoritarë. Deri në luftën e Ukrainës edhe partia në pushtet në Poloni PiS ishte një nga miqtë më të mirë të hungarezëve. Ndërkohë marrëdhënia është ftohur.

Rezistencë në momentin e fundit

Viktor Orban financoi autokracinë e tij të vogël me paratë e taksapaguesve evropianë dhe gjatë viteve grumbulloi miliarda e miliarda nga Brukseli. Ai ka mbushur me ato xhepat e tij, të familjes dhe përkrahësve të tij politikë. Po pse evropianët e lanë Orbanin për kaq kohë t’i bënte budallenj? Ishte një përzierje e tolerancës së rreme ndaj një “rruge të veçantë evropianolindore” dhe frikës nga shantazhi, që përdorte Orbani, sa herë që kërcënohej me ndëshkim.

Por ka zgjidhje. Ose shtetet anëtare bashkohen më në fund dhe ia heqin Orbanit të drejtën e votës, ose gjejnë zgjidhje të tjera. Për shembull, duke marrë vendime vetëm si marrëveshje ndërqeveritare mes 26 vendeve – pra duke mos e përfshirë Hungarinë. Ka juristë që mund të gjejnë mënyra, për të dalë nga korseja e traktateve evropiane.

Nëse Evropa nuk bëhet më në fund aktive për të mbrojtur demokracinë e saj, atëherë do ta humbasë atë. Kursi i ndjekur nga kryetarja e re e qeverisë së ekstremit të djathtë në Itali është një paralajmërim për këdo që besonte se nacionalistët dhe populistët në BE nuk duhet të merren shumë seriozisht. Viktor Orban dhe demagogjia e tij autoritare kanë bërë që idetë e djathta ektreme të jenë sërish të pranueshme nga shoqëria dhe që vlerat humaniste të mund të vihen në dyshim. Hungaria ka helmuar ujin dhe ka infektuar tokën e komunitetit demokratik në Evropë. U takon kryetarëve të qeverive të BE, që ta neutralizojnë më në fund këtë rrezik në radhët e tyre në samitin e tyre në dhjetor./DW

orban

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi