LIVE UPDATES
Bota

SHBA dhe Irani do të shkëmbejnë të burgosurit

Përveç kësaj, si pjesë e marrëveshjes, qeveria amerikane ka rënë dakord që të lirojë pesë shtetas iranianë të mbajtur në Shtetet e Bashkuara.

12 Shtator 2023, 07:50 Nga a.l
SHBA dhe Irani do të shkëmbejnë të burgosurit
Burgu

SHBA- Administrata e Presidentit Biden ka hapur rrugën për lirimin e pesë shtetasve amerikanë të ndaluar në Iran, duke lejuar bankat ndërkombëtare që të transferojnë 6 miliardë dollarë, para të ngrira iraniane, nga Koreja e Jugut për në Katar, pa frikën e sanksioneve amerikane.

Përveç kësaj, si pjesë e marrëveshjes, qeveria amerikane ka rënë dakord që të lirojë pesë shtetas iranianë të mbajtur në Shtetet e Bashkuara.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken nënshkroi lejimin e transferimit të parave në fund të javës së kaluar, një muaj pasi zyrtarët amerikanë dhe iranianë thanë se parimisht ishte arritur një marrëveshje. Kongresi nuk u informua për vendimin deri të hënën.

Por zhbllokimi i parave iraniane ka gjasa të nxisë kritika nga republikanët dhe të tjerët, se marrëveshja do të nxisë ekonominë iraniane në një kohë kur Teherani përbën një kërcënim në rritje për trupat amerikane dhe aleatët në Lindjen e Mesme.

Vendimi i qeverisë amerikane nënkupton se bankat evropiane, të Lindjes së Mesme dhe të Azisë nuk do të cilësohen se shkelin sanksionet amerikane për konvertimin e parave iraniane të ngrira në Korenë e Jugut dhe transferimin e tyre në bankën qendrore të Katarit, ku do të përdoren nga Irani për blerjen e mallrave me qëllime humanitare.

Transferimi i 6 miliardë dollarëve ishte element kritik në marrëveshjen e lirimit të të burgosurve, ku katër nga pesë të burgosurit amerikanë u transferuan nga burgjet iraniane në arrest shtëpiak muajin e kaluar. I arrestuari i pestë kishte qenë në arrest shtëpiak.

Për shkak të sanksioneve të shumta amerikane ndaj bankave të huaja që angazhohen në transaksione që synojnë përfitimin e Iranit, disa vende evropiane ishin shprehur kundër pjesmarrjes në transferimin e parave. Por masa e nënshkuar nga zoti Blinken synon të lehtësojë shqetësimet e tyre lidhur me sanksionet amerikane.

Individë me njohuri mbi negociatat thanë se presin që të arrestuarit të lirohen javën e ardhshme. Ndër të burgosurit amerikanë është edhe Siamak Namazi, i cili u arrestua në vitin 2015 dhe më vonë u dënua me 10 vjet burg nën akuzat për spiunazh, të kritikuara botërisht; sipërmarrësi Emad Sharghi i dënuar me 10 vjet. Si dhe Morad Tahbaz, një konservator britaniko-amerikan me origjinë iraniane, i cili u arrestua në vitin 2018 dhe gjithashtu mori një dënim 10-vjeçar. Dy amerikanët e tjerë nuk janë identifikuar.

“Për lirimin e tyre, Shtetet e Bashkuara janë zotuar të lirojnë pesë shtetas iranianë të mbajtur aktualisht në Shtetet e Bashkuara, dhe të lejojnë transferimin e rreth 6 miliardë dollarëve të mbajtura në Korenë e Jugut për në Katar, ku fondet do të përdoren vetëm për tregti humanitare”, u shpreh zoti Blinken.

Masa amerikane për tranferimin e parave iraniane përfshin banka dhe institucione të tjera financiare në Korenë e Jugut, Gjermani, Irlandë, Katar dhe Zvicër./VOA

shba iran

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion