LIVE UPDATES
Bota

SHBA-ja konfirmon fundosjen e anijes iraniane dhe thotë se Teherani po lëshon më pak raketa

Nga sulmi mbetën të vrarë të paktën 87 marinarë, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën ose rezultojnë të zhdukur.

4 Mars 2026, 18:19 Nga E.d
SHBA-ja konfirmon fundosjen e anijes iraniane dhe thotë se Teherani po
Foto ilustruse

SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, konfirmoi se një nëndetëse amerikane e fundosi një anije luftarake iraniane pranë brigjeve të Sri Lankës, ndërsa zyrtarë ushtarakë thanë se Irani po lëshon më pak raketa drejt objektivave në rajonin e Gjirit, për shkak të dobësimit të madh të kapaciteteve të tij për të vazhduar luftën.

Duke folur në një konferencë më 4 mars, Hegseth e quajti sulmin një “vdekje të heshtur”. Nga sulmi mbetën të vrarë të paktën 87 marinarë, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën ose rezultojnë të zhdukur. Autoritetet e Sri Lankës thanë se 32 marinarë iranianë u shpëtuan.

“Një nëndetëse amerikane e fundosi një anije luftarake iraniane që mendonte se ishte e sigurt në ujërat ndërkombëtare. Në vend të kësaj, ajo u godit dhe u fundos nga një silur”, tha Hegseth.

Hegseth tha se Shtetet e Bashkuara kanë burime të mjaftueshme për ta vazhduar fushatën, e cila nisi më 28 shkurt paralelisht me sulmet e Izraelit, për aq kohë sa të jetë e nevojshme, duke thënë se Uashingtoni do të marrë “gjithë kohën që i duhet” për të siguruar fitoren.

Si kundërpërgjigje, Irani ka ndërmarrë valë sulmesh me raketa dhe dronë ndaj shteteve përreth Gjirit Persik, duke rritur frikën se lufta mund të përhapet në mbarë rajonin.

Duke nënvizuar këto shqetësime, një raketë balistike e lëshuar nga Irani u drejtua kah hapësira ajrore e Turqisë, para se të interceptohej nga sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s.

Aleanca ushtarake, pjesë e së cilës është edhe Turqia, e dënoi incidentin, duke thënë se “qëndron vendosmërisht përkrah të gjithë aleatëve”.

Në të njëjtën konferencë me Hegsethin, gjenerali Dan Caine, kryetar i Shefave të Shtabit të Përbashkët, tha se Irani po lëshon rreth 86 për qind më pak raketa balistike sesa më 28 shkurt, ditën e parë të konfliktit. Sipas tij, edhe lëshimet e dronëve kanë rënë pothuajse në të njëjtën masë.

“Kemi municion preciz të mjaftueshëm për detyrën që kemi përpara, si për sulm, ashtu edhe për mbrojtje”, tha Caine.

Hegseth i përsëriti këto komente, duke shtuar se forcat e koalicionit presin të marrin kontroll të plotë mbi hapësirën ajrore iraniane brenda rreth një jave, gjë që do të mundësonte zgjerimin e operacioneve të bombardimit në mbarë vendin.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se dyshon në aftësinë e Iranit për ta ruajtur ritmin e sulmeve ndaj vendeve të Lindjes së Mesme, duke pasur parasysh dobësimin e madh të ushtrisë së tij pas luftës 12-ditore të vitit të kaluar me Izraelin, si dhe fushatës aktuale amerikano-izraelite.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë në Varshavë më 4 mars, ajo tha se “kapacitetet iraniane nuk janë të pafundme, sidomos nëse edhe miqtë e mëdhenj nuk i mbështesin”.

“Edhe amerikanët kanë thënë se objektivi i tyre janë lëshuesit e raketave dhe fabrikat e raketave, prandaj kapaciteti i Iranit për të shkaktuar dëm është, ndoshta, edhe më i kufizuar sesa dëshiron të paraqesë. Kjo është gjithmonë edhe një betejë për narrativën”, tha Kallas./REL

pete hegseth teherani raketa

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë