LIVE UPDATES
Bota

SHBA-ja sulmon rreth 20 zona ushtarake në Iran, Teherani shënjestron bazat amerikane në rajon

Më 9 qershor, Trump tha se iranianët kishin rrëzuar helikopterin e llojit Apache të ushtrisë amerikane, që po patrullonte mbi Ngushticën e Hormuzit, duke paralajmëruar se SHBA-ja do të përgjigjej.

10 Qershor 2026, 22:50 Nga E.d
SHBA-ja sulmon rreth 20 zona ushtarake në Iran, Teherani shënjestron
Foto ilustruse

SHBA- Shtetet e Bashkuara thanë se kanë kryer një valë të sulmeve hakmarrëse ndaj Iranit, duke sulmuar pothuajse 20 caqe ushtarake, pasi Uashingtoni fajësoi Teheranin për rrëzimin e helikopterit ushtarak, Apache dhe një sërë sulmesh ndaj forcave amerikane dhe anijeve tregtare në rajon. Ndërkaq, Irani tha se ka gjuajtur raketa dhe dronë drejt bazave ushtarake të SHBA-së në rajon.

Në orët e vona të 9 qershorit, Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane (CENTCOM) tha se një aeroplan luftarak amerikan goditi sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit, stacionet tokësore të kontrollit dhe ndërtesa për vëzhgim të radarëve afër Ngushticës së Hormuzit, në atë që e përshkroi si “përgjigje proporcionale” të urdhëruar nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Më 9 qershor, Trump tha se iranianët kishin rrëzuar helikopterin e llojit Apache të ushtrisë amerikane, që po patrullonte mbi Ngushticën e Hormuzit, duke paralajmëruar se SHBA-ja do të përgjigjej.

Dy pilotët e helikopterit të rrëzuar u shpëtuan nga ushtria amerikane.

Një zyrtar i lartë amerikan u tha gazetarëve se afër 20 caqe brenda Iranit u sulmuan gjatë operacionit, që tani ka përfunduar.

Sulmet amerikane nxitën përgjigjen e Iranit, e cila gjuajti disa raketa dhe dronë, por zyrtari amerikan tha se “pothuajse të gjitha” predhat e nisura nga Irani u penguan.

Zyrtari shtoi se Uashingtoni nuk ka pranuar asnjë raportim për viktima amerikane apo dëme të ndërtesave amerikane, ndonëse shtoi se vlerësimi në këtë drejtim po vazhdon.

CENTCOM tha se forcat amerikane mbeten në gatishmëri dhe janë të përgatitura që të përgjigjen ndaj çdo sulmi të ri.

Irani ende publikisht nuk ka dhënë detaje për dëmet e shkaktuara nga sulmet.

Garda Revolucionare Islamike, ndërkaq, tha më 10 qershor se ka gjuajtur raketa dhe dronë drejt një baze ushtarake amerikane në Jordani, dhe ka shënjestruar caqe të tjera të lidhura me SHBA-në në mbarë Gjirin Persik, si shenjë hakmarrjeje ndaj sulmeve amerikane kundër objekteve ushtarake afër Ngushticës së Hormuzit.

Mediat iraniane raportuan se sulmet shënjestruan bazën amerikane Al Azraq në Jordani, si dhe caqe në Kuvajt dhe Bahrejn.

Garda Revolucionare pretendoi se ka goditur ndërtesa, përfshirë një hangar për aeroplanët dhe një qendre komanduese dhe paralajmëroi SHBA-në se do të përballet me përgjigje “shkatërruese” nëse kryen sulme të tjera.

Ky këmbim sulmesh shënon një nga përshkallëzimet më serioze që kur Uashingtoni dhe Teherani u pajtuan për një armëpushim në prill, pasi SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet e përbashkëta ndaj Iranit në fund të shkurtit./REL

teherani shba-ja bazat amerikane

Sondazh

Poll

Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Çfarë i motivoi qytetarët të protestojnë? Përgjigjet qytetarja: Kur ai person u tërhoq zvarrë...

Dita e 12-të e protestës/ Mijëra qytetarë nisin marshimi drejt Kryeministrisë: O sot o kurrë!

Influencerja: Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë

“Protestojmë kundër të gjithë establishmentit të vjetër”/ Protestuesi: Ka shumë të rinj

Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca në Kuvend

Berisha: Nuk kam qenë kurrë non-grata në SHBA, ka pasur vetëm një ndalim hyrje

Muçi në Kuvend: Ai treni i projektligjeve ka ngecur, na thoni ta shtyjmë

‘Struc i Nartës’, Zhupa-Jaupajt: S’të vjen pak turp? Jep dorëheqjen dhe shijo jetën

Hoti në Kuvend: Rinia do ta rrëzojë qeverinë, do e largojë PS-në nga pushteti

Heqja e sanksioneve për Berishën, Shehu në Kuvend: E vërteta ka fituar, bashkë me të gjithë ne

"Jo Sali Lushën të çoni, por të shkoni dhe vetë"/ Stresi i kthehet Ballës: Sali Lusha 'tqr' ty

Balla: Non grata e Berishës vështirë të hiqet, por do e komentoj kur të shoh njoftimin zyrtar

Ulsi Manja flet në foltore, deputetët e Opozitës në kor: Rama jepe dorëheqjen

Berisha: Duhet të merremi vetëm me plotësimin e kërkesave absolutisht të drejta të protestuesve!

"Gjobaxhi", Balla replikon me Shehajn: Je një hajdut, i vodhe PD listën e anëtarësisë

Tensione në Kuvend/ Shehaj shkon te foltorja pas fjalës së Bidos, Kapri ngrihet në këmbë

Shehaj për protestat: Taulant, kujdes mos të hedhin në kosh plehrash

Taulant Balla pranon se ka ndikuar te Reuters: I thash lëvize pak planin

Zhupa thirrje deputetëve: Dëgjojini protestuesit, mos lexoni numra me syze miopi

Berishës i heqin 'non gratën' nga SHBA? Pritet me duartrokitje në Kuvend: Unë erdha, bëhuni gati

Balla tall deputetët demokratë: Jeni pro apo kundër ju, investimi do të bëhet

Qytetari: Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e tradhtarëve

Gazetari: Ky revolucion është për fëmijët tanë, nuk mund të na mashtrojnë gjithë jetën

Revoltohet protestuesja: Kur luftonim për mbijetesë nëpër kamionë, na etiketonin si kriminelë

Protestuesit dhe grupi i Sali Lushës, shtyjnë njëri-tjetrin, por ndalen shpejt

Protestës i bashkohen ish-truproja i Berishës, Sali Lushaj dhe i biri, reperi Stresi

Stresi shkon në protestë me grupin e tij, përplaset me protestuesit pasi bënte tifo për PD-në

Dita e 11-të e protestës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama i sulmoi, reagojnë influencerat: Kemi një pije të re, quhet Ramingo ik

Mijëra protestues mbushin sheshin “Skënderbej”: Duam shtet, jo pushtet!

Aksident në Vlorë/ Motori u përplas me makinën, plagoset drejtuesi i motorit

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Plloçë, makina përplaset me trafik-ndarësen, plagoset një person

Berisha: Ligji për zonat e mbrojtura i Ramës i heq shtetit përgjegjësinë për mbrojtjen e pasurisë

Berisha: Çdo demokrat dhe demokrate duhet të mbështesë protestën

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare

Zhdukja e Eglant Koçit/Momenti kur Armand Shakaj mori motorin për ta fshehur, më pas u kthye në këmb

Mosrespektimi i flamurit të Izraelit/ Ambasadorja Galit Peleg: Nuk dëmtojnë Izraelin, por Shqipërinë

Plagosja me armë zjarri në Lezhë, dalin PAMJET nga vendngjarja

Rama nga Fieri: Vlonjatët nuk i bien gjatë, duan investime të mëdha

"Do sjellim në Fier një universitet mjekësie!"/ Rama-protestuesve: Atyre të rinjve të bulevardit...

Rama për protestën: Ambientalistët pseudo ia hodhën në kurriz edhe PS-së

Protestuesi: Pas shitjes së Shën Naumit, Edi Rama guxon të shesë Sazanin

“Nga Londra në New York, sheshet janë mbushur me shqiptarë”/ Protestuesi: Qeveria më e korruptuar

Aktivisti: Po organizohen avionë ‘charter’ nga Anglia me 450 shqiptarë, për t’iu bashkuar protestës

Dita e dhjetë e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Dita e 10 protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Edi Rama dorëhiqu

Rrjolli rrethohet me tela me gjemba, banorët thërrasin protestë të shtunën

Rama: Me BE-në po punojmë për një ligj të ri për investimet

“Irani u hodh menjëherë në këtë histori”/ Rama: Kompania investuese në Zvërnec është një...