Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Këshilli Kombëtar Zgjedhor i Venezuelës, ka thënë se Maduro i ka fituar zgjedhjet me 51 për qind të votave, pavarësisht se sondazhet kanë parashikuar fitore të opozitës.
SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë shqetësime serioze që rezultatet e publikuara prej autoritetit zgjedhor të Venezuelës, të cilat e shpallin presidentin Nicolas Maduro fitues për një mandat të tretë, nuk reflektojnë votat e popullit, ka thënë të hënën Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Vetëm pak minuta pasi autoriteti ka thënë se Maduro i ka fituar zgjedhjet presidenciale, Blinken e ka ndërprerë fjalimin në një takim të kombeve të Indo-Paqësorit, për të komentuar mbi zhvillimet.
“Ne e kemi parë njoftimin e Komisionit zgjedhor të Venezuelës. Ne kemi shqetësime serioze që rezultatet nuk reflektojnë vullnetin e popullit të Venezuelës”, ka thënë Blinken.
Ai ka thënë se komuniteti ndërkombëtar është duke i shikuar nga afër zhvillimet atje dhe do të përgjigjet.
“Është shumë e rëndësishme që secila votë të numërohet saktë dhe në mënyrë transparente, që zyrtarët zgjedhorë të shpërndajnë menjëherë informacionin me vëzhguesit opozitarë dhe ata zgjedhorë, pa asnjë vonesë, dhe që autoritetet për zgjedhje t’i publikojnë tabletat e detajuara të votave”, ka thënë ai.
Këshilli Kombëtar Zgjedhor i Venezuelës, ka thënë se Maduro i ka fituar zgjedhjet me 51 për qind të votave, pavarësisht se sondazhet kanë parashikuar fitore të opozitës. Ky trup do të duhej të ishte i pavarur, mirëpo opozita dyshon se ai vepron në të mirë të Qeverisë.
Një sondazh i Edison Research, institutit të njohur për sondazhet e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, ka parashikuar që opozita do të fitonte 65 për qind të votave, ndërsa Maduro 31 për qind.
Uashingtoni, i cili ka kundërshtuar rizgjedhjen e Maduros si lider shteti edhe më 2018, i ka hequr sanksionet ndaj industrisë së naftës së Venezuelës, në tetor të vitit të kaluar, si përgjigje ndaj një marrëveshjeje të Maduros me parti opozitare.
Pak kohë më vonë Uashingtoni i ka rikthyer sanksionet, për shkak të atyre që i ka quajtur veprime që kanë kërcënuar votën demokratike, dhe ka thënë se do të vlerësojë politikën e sanksioneve, varësisht prej mbarëvajtjes së zgjedhjeve./REL
Foto ilustruese SUDAN- Organizata joqeveritare Human Rights Watch në një raport të publikuar së fundmi ka raportuar se paraushtara...
Foto ilustruese BRUKSEL- Menjëherë pasi Parlamenti Evropian, më 18 korrik, ka konfirmuar Ursula von der Leyenin në postin e presidentes...
momenti TURQI- Ka bërë xhiron e rrjetit një video që tregon presidentin turk duke goditur me shuplakë një djalë të ...
Nicolas Maduro VENEZUELË- Presidenti Nicolas Maduro ka fituar zgjedhjet presidenciale të Venezuelës dhe ka siguruar mandatin e tij t&eu...
Foto ilustruese UKRAINË- Pesë persona humbën jetën dhe 15 të tjerë u plagosën pas sulmeve ruse të shtunën dhe ...
Tel Aviv TEL AVIV- Lindja e Mesme u përgatit të dielën për mundësinë e rritjes së dhunës pasi autoritetet izraelite...
Qen endacak TURQI- Thirrja e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për vrasjen e qenve të rrugës ka nxitur zemërim që analist...
Giorgia Meloni dhe Li Qiang ITALI- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, u zotua se do të “rinisë” bashkëpunimin me Kinë...
Trump SHBA- Donald Trump në një reagim të tij të fundit ka mbrojtur truprojat femra të cilat ishin në krye të detyrë...
Stërvitje TAJVAN- Tajvani po kryen stërvitje të mëdha ushtarake me synimin për të rritur gatishmërinë e trupave dhe...