Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë duhet të përfshihet njohja.
SHBA- Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, i ka thënë të enjten Radios Evropa e Lirë se Shtetet e Bashkuara nuk e kanë ndryshuar pozicionin sa i përket njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Në përgjigje është thënë se “Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mes Kosovës dhe Serbisë, përmes së cilit synohet të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse me qëllim përfundimtar njohjen reciproke”.
Çështja e njohjes është aktualizuar pas letrave të dërguara nga presidenti amerikan, Joe Biden dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken te presidenti serb, Aleksandar Vuçiq për ditën e shtetësisë së Serbisë, më 15 shkurt, në të cilat nuk është përmendur në mënyrë specifike njohja reciproke mes dy vendeve.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë duhet të përfshihet njohja. Ai i ka bërë këto deklarata teksa e ka komentuar propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Planin e kanë pranuar si Kosova, ashtu edhe Serbia, por ai nuk është prezantuar asnjëherë në publik. Në një draft që e ka parë Radio Evropa e Lirë, aty nuk përmendet në mënyrë specifike njohja, por parashihen të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim i integritetit territorial, paprekshmëri e kufijve, njohje e simboleve shtetërore dhe një aranzhim i veçantë për komunitetin serb në Kosovë.
Kosova dhe Serbia i kanë nisur negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian më 2011. Përgjatë kësaj kohe janë nënshkruar diku 33 marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar. Tani për tani të dyja vendet kanë synime të ndryshme për marrëveshjen finale. Kosova insiston në njohje reciproke, Serbia kërkon zgjidhje kompromisi.
Marrë nga REL
Futbolli bashkon grupet etnike në Kosovë KOSOVË- Është ftohtë dhe mjegull në Brezovicë, një qytet malor në...
termeti TURQI- Ökkeş Elmasoglu është kthyer në hero në ditët pas tërmetit në Turqi- e kjo thjesht sepse ai bër...
Elife Tzivi TURQI- Dy motra të moshës 22 dhe 20 vjeç përshkruan momentet që jetuan të ngujuar për katër ditë...
Scott Lannister ANGLI- Një sadist i akuzuar për detyrimin e një burri dhe një gruaje që ai i përshkroi si 'kafshe shtëpi...
proteste KINË- Shumë persona të pensionuar kanë dalë sërish për të protestuar në rrugët e Kinës, kun...
Ndertesa TURQI- Për shkak të fatkeqësisë së madhe në Turqi, del në pah debati për mbrojtjen më të la...
Gjermani GJERMANI- Sindikata ver.di ka paralajmëruar një grevë për të premten në aeroportet në Frankfurt, Mynih, Hamburg...
Antony Blinken SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të udhëtojë në Turqi, Gjermani dhe Greqi nga dita e sotme, 16 shk...
Recep Tayyip Erdogan TURQI- Tërmetet shkatërruese në Turqi kanë çrregulluar planet për zgjedhjet që do të mbahen ...
Ukrainë SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të merkurën në Bruksel se ministrat evropianë t&eu...