LIVE UPDATES
Bota

SHBA: Republikanët fitojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve

Fitorja u jep republikanëve mundësinë që të frenojnë programin e Biden, si dhe të hapin hetime që mund të jenë të dëmshme politikisht për administratën dhe familjen e zotit Biden, megjithëse kjo fitore është shumë larg nga "vala e kuqe" që partia kishte shpresuar.

17 Nëntor 2022, 07:46 Nga A.B

SHBA: Republikanët fitojnë shumicën në Dhomën e

Republikanët siguruan të mërkurën numrin e mjaftueshëm të vendeve për të fituar shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, duke përgatitur terrenin për dy vjet qeverisjeje të ndarë në kushtet kur Partia Demokrate e Presidentit Joe Biden ruajti kontrollin e Senatit.

Fitorja u jep republikanëve mundësinë që të frenojnë programin e Biden, si dhe të hapin hetime që mund të jenë të dëmshme politikisht për administratën dhe familjen e Biden, megjithëse kjo fitore është shumë larg nga "vala e kuqe" që partia kishte shpresuar.

Parashikimi përfundimtar për fitoren e republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve erdhi pas më shumë se një jave numërimi votash, kur organizata Edison Research arriti në përfundimin se republikanët kanë fituar 218 vendet që u duheshin për të kontrolluar Dhomën.

Fitorja e republikanëve në distriktin e 27-të të Kongresit në Kaliforni i dha epërsinë partisë.

Udhëheqësi aktual i republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, mund të ketë përballet me një rrugë të vështirë, pasi do t'i duhet ta mbajë grupin e tij të bashkuar për votime kritike përfshirë buxhetin e qeverisë dhe ushtrisë në një kohë kur ish-presidenti Donald Trump ka shpallur kandidaturën për të marrë edhe një herë Shtëpinë e Bardhë.

Megjithëse humbja e demokratëve paraqet vështirësi për presidentin Biden, ai shtriu dorën e bashkëpunimit, duke përgëzuar republikanët dhe duke thënë se do të punonte me ta për të dhënë rezultate për amerikanët.

"Populli amerikan do që ne të punojmë për ta," tha ai në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

"Unë do të punoj me të gjithë qofshin republikanë apo demokratë, që janë të gatshëm të punojnë me mua për të dhënë rezultate për ta," tha ai.

Edhe pse "vala e kuqe" në Dhomën e Përfaqësuesve që republikanët prisnin nuk arriti të materializohej, konservatorët po i qëndrojnë programit të tyre.

Ata po përgatiten të ndërmarrin hetime për zyrtarë të administratës së presidentit Biden si edhe për djalin e presidentit, Hunter për marrëdhëniet e tij të biznesit me Kinën dhe vende të tjera, madje edhe për vetë zotin Biden.

Në frontin ndërkombëtar, republikanët mund të kërkojnë të pakësojnë ndihmën ushtarake dhe ekonomike të SHBA-së për Ukrainën.

ÇËSHTJET E INFLACIONIT DHE ABORTIT

Shtetet e Bashkuara i rikthehen një pushteti të ndarë në Uashington pasi votuesit u ndanë në kahje të kundërta, të motivuar nga dy çështje kryesore gjatë fushatës për zgjedhjet e mesit të mandatit.

Inflacioni i lartë u dha republikanëve material për të sulmuar liberalët, të cilët miratuan triliona dollarë në shpenzime të reja gjatë pandemisë COVID-19. Rritja e kostos për ushqimet, karburantin dhe strehimit, bëri që votuesit të ishin të pakënaqur me demokratët.

Nga ana tjetër, vendimi i Gjykatës së Lartë në qershor që i dha fund mbrojtjes federale për të drejtën e abortit, motivoi një pjesë të madhe votuesish, duke forcuar pozitat e kandidatëve demokratë.

Gati një e treta e votuesve thanë pasi votuan se inflacioni ishte në krye të shqetësimeve të tyre. Për një të katërtën e votuesve, aborti ishte shqetësimi kryesor dhe 61% kundërshtuan vendimin e gjykatës së lartë për këtë çështje.

Zgjedhjet e mesit të mandatit u mbajtën nën hijen e garës presidenciale të vitit 2024-ës.

Ish-presidenti Trump, vazhdon të jetë kandidati i preferuar i republikanëve për zgjedhjet presidenciale të partisë. Megjithatë kandidatët e ekstremit të djathtë që ai mbështeti patën rezultate të dobëta më 8 nëntor.

Ndërkohë, Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis – që shihet si një nga rivalët më të fortë të mundshëm për zotin Trump në vitin 2024 - fitoi një mandat të dytë, duke mundur lehtësisht kundërshtarin demokrat Charlie Crist, me gati 20 për qind epërsi.

Ish-presidenti thuhet se është i zemëruar me vlerësimet e larta që ekspertët politikë po jepin për zotin DeSantis-it.

Zgjedhjet e vitit 2024 do të ndikojnë menjëherë në shumë nga vendimet legjislative që ndjekin republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve, pasi ata përkulin muskujt e tyre me një shumicë të re të gjetur, sado të ngushtë.

Tani Dhomës së Përfaqësuesve i duhet të zgjedhë kryetarin për dy vitet e ardhshme. Udhëheqësi i republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve, McCarthy fitoi të martën mbështetjen e shumicës parlamentare për të kandiduar për pozicionin e fuqishëm që do të pasonte kryetaren aktuale, demokraten Nancy Pelosi./VOA

shba zgjedhjet afatmesme ne shba

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit