5 Nëntor 2024, 07:24
Nga r.ll
foto ilustruese
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken foli me ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant të hënën dhe kërkoi veprime të mëtejshme për të rritur ndjeshëm ndihmën humanitare në Rripin e Gazës, tha Departamenti i Shtetit përmes një deklarate.
“Sekretari i Shtetit rishikoi veprimet që Izraeli ka ndërmarrë deri më sot dhe kërkoi veprime të mëtejshme për të rritur dhe mbështetur ndjeshëm ndihmën humanitare, përfshirë ushqimin, ilaçet dhe furnizimet e tjera thelbësore, për civilët në të gjithë Gazën”, tha Departamenti i Shtetit pas thirrjes.
Administrata e Presidentit Biden po shton kritikat ndaj Izraelit për mungesë të veprimeve të mjaftueshme për të përmirësuar kushtet humanitare në Rripin e Gazës, ndërsa zyrtarët izraelitë i afrohen një afati 30-ditor për të përmbushur disa kërkesa të Uashingtonit ose të rrezikojnë kufizime të mundshme të ndihmës ushtarake.
Administrata e Presidentit Biden gjithashtu po dënon dhunën e fundit kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor nga kolonët ekstremistë hebrenj dhe po bën thirrje që përgjegjësit e këtyre veprimeve të sillen para drejtësisë.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, të hënën i dha Izraelit një notë "të dobët" për sa i përket përmbushjes së kushteve për përmirësimin e dërgesave të ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, të paraqitura në një letër muajin e kaluar drejtuar zyrtarëve të lartë izraelitë nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin.
Ai tha se kanë mbetur rreth nëntë ditë deri në skadimin e afatit, por përparimi i kufizuar deri më tani ka qenë i pamjaftueshëm.
"Që nga sot, situata nuk është përmirësuar ndjeshëm", tha zëdhënësi Miller për gazetarët. “Ne kemi parë një rritje në disa aspekte. Por rekomandimet e paraqitura në letër nuk janë përmbushur.”
Një ditë para zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, administrata e Presidentit Biden qortoi aleatin e saj të ngushtë. Mbështetja për Izraelin është një çështje kyçe për shumë votues dhe kriza humanitare për palestinezët është gjithashtu një faktor për një numër votuesish amerikanë. Ish-Presidenti Donald Trump dhe Nënpresidentja Kamala Harris kanë bërë fushatë për të siguruar mbështetjen e votuesve myslimanë, arabo-amerikanë dhe atyre hebrenj në shtetet e pavendosura si Miçigani dhe Pensilvania.
Para më shumë se një viti, militantët e Hamasit vranë 1,200 persona dhe morën peng 250 të tjerë, duke nxitur luftën e tanishme. Izraelit thotë se beson se Hamasi ende mban 101 pengje, përfshirë 35 persona që sipas ushtrisë kanë vdekur.
Kundër-ofensiva e Izraelit në Gazë ka vrarë mbi 43,000 palestinezë, sipas ministrisë së shëndetësisë së këtij territori, që nuk bën dallimin ndërmjet civilëve dhe militantëve.
Qeveria amerikane dhe vende të tjera perëndimore i kanë shpallur Hamasin dhe Hezbollahun organizata terroriste./VOA
lufta izrael-hamas
Bota
5 Nëntor 2024, 07:18
N.F
Trump dhe Harris
SHBA- Amerikanët do të zgjedhin të martën Presidentin e ri. Sa më shumë afrohet ora e votimit, aq më sh...
Bota
4 Nëntor 2024, 22:55
E. D
Kamala Harris dhe Donald Trump
SHBA- Fushata presidenciale e këtij viti, e cila është shoqëruar me një gjyq penal të një...
Bota
4 Nëntor 2024, 22:36
ZH.LL
Donald Trump dhe Kamala Harris
SHBA- Amerikanët do të votojnë të martën për të zgjedhur se kush do të drejtojë...
Bota
4 Nëntor 2024, 22:18
E. D
Donald Trump
SHBA- Kandidati republikan, Donald Trump, ka nisur takimin e tij të dytë elektoral në ditën e fundit para zgjedhjeve pres...
Bota
4 Nëntor 2024, 22:14
E. D
Joe Biden dhe Kamala Harris
SHBA- Një ditë para hapjes së qendrave të votimit në SHBA, Joe Biden u bëri thirrje qytetarë...
Bota
4 Nëntor 2024, 22:08
ZH.LL
Flamujt e BE-së dhe Rusisë
RUSI- Komisioni Evropian nuk ka gjasa të paraqesë ndonjë propozim për një paketë të...
Bota
4 Nëntor 2024, 21:51
E. D
Kamala Harris dhe Donald Trump
SHBA- Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur numërimi mbrapsht për hedhjen e votës. Qytet...
Bota
4 Nëntor 2024, 21:52
M.B
Baerbock arrin në Kiev
UKRAINA- Tetë vizita në pothuajse një mijë ditë lufte: Ministrja e Jashtme gjermaneAnnalena Baerb...
Bota
4 Nëntor 2024, 21:28
E. D
studentja
IRAN- Një studente ka hequr rrobat nga trupi duke u shfaqur me të brendshme jashtë universitetit të saj në Iran. Di...
Bota
4 Nëntor 2024, 21:13
ZH.LL
Shkollë në Pakistan
PAKISTAN- Lahore urdhëroi të gjitha shkollat fillore të mbyllen për një javë në për...