Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Uashingtoni tha se vendosi veto pasi armëpushimi nuk ishte i lidhur me lirimin e menjëhershëm të pengjeve që u morën nga Hamasi grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian gjatë sulmit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.
SHBA- Shtetet e Bashkuara më 20 nëntor vendosën veto ndaj një rezolute të Kombeve të Bashkuara që kërkonte armëpushim të menjëhershëm të luftës në Gazë.
Uashingtoni tha se vendosi veto pasi armëpushimi nuk ishte i lidhur me lirimin e menjëhershëm të pengjeve që u morën nga Hamasi grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian gjatë sulmit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi me 14 vota për dhe 1 kundër rezolutës së sponsorizuar nga 10 anëtarë të Këshillit të përbërë nga 15 shtete, por nuk u miratua për shkak të vetos amerikane.
Rezoluta, që u nxor në votim, kërkonte “një armëpushim të menjëhershëm, pa kushte dhe të përhershëm që do të respektohej nga të gjitha palët dhe rikthesonte kërkesën për lirimin e menjëhershëm dhe pakushte të të gjitha pengjeve”.
Këshilli i Sigurimit në qershor kishte miratuar rezolutën e parë për një plan për armëpushim, me qëllim që t’i jepet fund luftës mes Izraelit dhe Hamasit. Rezoluta e sponsorizuar nga SHBA-ja mirëpriste propozimin për armëpushim të presidentit amerikan, Joe Biden, që SHBA-ja tha se Izraeli e kishte pranuar. Kjo rezolutë i kërkonte Hamasit të pranonte planin prej tri fazash, por pavarësisht rezolutës lufta në Gazë ende po vazhdon.
Me më shumë se 43.000 palestinezë të vrarë në Gazë, sipas autoriteteve shëndetësore, kërcënimi nga uria, veçmas në veri të enklavës, dhe pa sinjale për përfundimin e luftës, të 10 anëtarët e Këshillit vendosën që fillimisht të përqendroheshin në një armëpushim.
Ambasadorja e Gaianës, Carolyn Rodrigues, që prezantoi rezolutën në emër të shteteve të zgjedhura, tha se rezoluta “u hartua për shkak të shqetësimit të thellë të Këshillit lidhur me situatën katastrofale humanitare në Gazë, përfshirë atë që po ndodh në veri të Gazës dhe për shkak të nevojës për përgjigje urgjente për këtë situatë”.
Zëvendësambasadori amerikan, Robert Wood, tha se SHBA-ja ka punuar për javë të tëra për të shmangur veton dhe shprehu keqardhje që një gjuhë kompromisi nuk u pranua.
“Ne e kemi bërë të qartë gjatë negociatave se nuk do të mbështesim një armëpushim pa kushte që dështon të përfshijë lirimin e pengjeve”, tha ai.
Gjatë sulmit të 7 tetorit të vitit të kaluar, Hamasi vrau afër 1.200 persona shumica civilë dhe rrëmbeu 250 persona të tjerë. Afër 100 pengje janë ende në Gazë dhe një e treta e tyre besohet se kanë vdekur./REL
foto ilustruese DANIMARKË- Komanda e mbrojtjes e Danimarkës tha se është “e pranishme” në zonën afër anijes ...
foto ilustruese SHBA- Presidenti i SHBA Joe Biden ka rënë dakord t'i japë Ukrainës mina tokësore. Gjithashtu zyrtari amerikan...
Foto ilustruese ITALIA- Mijëra mjekë dhe infermierë italianë qëndruan në shtëpi të mërkurën për t&eu...
foto ilustruese ZVICË- Pasi seriali koreano-jugor "Crash Landing on You" filmoi një skenë në Iseltwald, fshati i vogël zviceran u ...
Papa Françesku ROMË- Papa Françesku ka rishikuar ritet e funeralit papal, duke i thjeshtuar ritualet për të theksuar roli...
Fshati Ollolai ITALI- Pas një cikli polarizues zgjedhor presidencial, shumë amerikanë po mendojnë se si të largohen nga SHBA...
Olaf Scholz GJERMANI Anëtarët e Partisë Social Demokrate të kancelarit gjerman po spekulojnë gjithnjë e më shum&eum...
raketa 'Storm Shadow" UKRAINA- Ukraina ka lëshuar për herë të parë raketa "Storm Shadow" të prodhimit britanik në objekt...
Matt Gaet dhe JD Vance SHBA- Zëvendëspresidenti i sapozgjedhur JD Vance ka mbërritur në Kapitol këtë mëngjes. Siç...
Lloyd Austin UKRAINË- Pesidenti rus Vladimir Putin ka dështuar të arrijë “qëllimet strategjike” në më shum&e...