Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Duke folur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë nga selia e aleancës në Bruksel më 24 nëntor, Rutte e përshkroi si “shumë të suksesshëm” rundin e bisedimeve të zhvilluar gjatë fundjavës për propozimin e Uashingtonit.
UKRAINË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se propozimi amerikan për paqe ka ndihmuar që Kievi dhe Uashingtoni të afrohen drejt përfundimit të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës – konfliktit më të madh dhe më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Duke folur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë nga selia e aleancës në Bruksel më 24 nëntor, Rutte e përshkroi si “shumë të suksesshëm” rundin e bisedimeve të zhvilluar gjatë fundjavës për propozimin e Uashingtonit.
Ky rund u mbajt në Gjenevë mes negociatorëve ukrainas dhe amerikanë.
“Qartësisht, disa nga elementet duhet të shqyrtohen me maturi”, tha Rutte për planin 28-pikësh, duke shtuar se “qartësisht, si bazë, ai i shërbeu qëllimit të vet dje, duke i sjellë dy palët në një dialog të vërtetë”.
Plani, që u publikua nga disa media, përfshirë edhe nga Radio Evropa e Lirë, javën e kaluar ndezi alarmin në disa kryeqytete evropiane, por edhe në Kiev, me disa që e quajtën atë si “listë dëshirash” të Kremlinit.
Kushtet e përfshira në të kërkonin lëshime të gjera nga Kievi dhe dukeshin se pasqyronin shumë nga kërkesat e Kremlinit, përfshirë dorëzimin e rajoneve Donjeck dhe Luhansk të Ukrainës – që njihen si Donbas – dhe Krimenë, si dhe vendosjen e kufizimeve për madhësinë e ushtrisë së Ukrainës.
Propozimi do t’i lejonte po ashtu Moskës të rikthehej në Grupin e Shtatë vendeve më të industrializuara (G7), si dhe do të lehtësonte gradualisht sanksionet perëndimore ndaj Kremlinit.
Teksa propozimi u bë publik, diplomatët evropianë ngarendën të hartonin një kundërpropozim më të favorshëm për Kievin.
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, tha se “elementet që lidhen më shumë me BE-në ose NATO-n do të diskutohen ndaras”.
Presidenti amerikan, Donald Trump, fillimisht i dha Ukrainës afat deri më 27 nëntor për të rënë dakord mbi propozimin, megjithëse më vonë e zbuti afatin.
Nuk ka deklarata publike mbi bisedimet se si plani i rishikuar do të trajtojë çështjet sikurse garancitë e sigurisë për Ukrainën ndaj kërcënimeve të ardhshme ruse apo mënyrën se si do të financohej rindërtimi i Ukrainës pas luftës.
Rutte konfirmoi se ka qenë në kontakt si me Trumpin ashtu edhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë fundjavës dhe ishte i rezervuar për të diskutuar propozimin pikë për pikë.
Por, ai theksoi se “rezultati përfundimtar” i bisedimeve “është një Ukrainë sovrane që ecën përpara, një komb i fortë, dhe një Rusi që kurrë të mos provojë të sulmojë më”.
“Di një gjë për rusët në përgjithësi dhe për Putinin në veçanti: sa herë që bëhet një marrëveshje, duhet të siguroheni që është në interesin e tij që ta zbatojë”, tha Rutte.
“Prandaj është shumë e rëndësishme që sa herë të arrihet një marrëveshje paqeje për Ukrainën, ai [Putin] të mos provojë më kurrë. Dhe, ai nuk do të provojë më kurrë kur ta dijë se pasojat për të do të jenë shkatërruese nëse tenton të pushtojë përsëri Ukrainën pas një armëpushimi afatgjatë ose, më mirë, pas një marrëveshjeje paqeje”.
Anëtarësimi i Ukrainës në NATO?
Megjithatë, Rutte komentoi për dy aspekte të planit që kanë të bëjnë me aleancën ushtarake: dialogun e ardhshëm me Rusinë dhe anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në NATO.
Shefi i NATO-s, që mori drejtimin e aleancës tetorin e vitit të kaluar, tha se diskutimet e ardhshme nuk do të ndodhin nën ombrellën e Këshillit NATO-Rusi, që për herë të fundit është takuar pak para pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, ose përmes Aktit Themelues NATO-Rusi të vitit 1997, që ka kodifikuar raportet midis aleancës 32-anëtarëshe me Moskën.
“Këto gjëra janë të vdekura, këto dy institucione Këshilli NATO-Rusi dhe Akti Themelues NATO-Rusi janë të vdekura që kur Putini e pushtoi Ukrainën”, tha Rutte, duke shtuar se pushtimi i shtetit fqinj nga Kremlini ishte “kundër të gjitha parimeve themelore të vlerave tona perëndimore dhe asaj që përfaqësonte Akti Themelues NATO-Rusi dhe atë që përpiqej të arrinte Këshilli NATO-Rusi”.
Ngjashëm, ai nuk e përjashtoi plotësisht mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në NATO në të ardhmen, edhe pse në propozimin fillestar të Shteteve të Bashkuara u tha se aleanca ushtarake nuk duhej të përparonte më tej.
Megjithatë, Rutte shtoi se anëtarësimi i Kievit në NATO nuk është aktualisht në tryezë të diskutimeve.
“Çdo vend brenda sferës së NATO-s – pra në zonën Euro-Atlantike – që dëshiron të bëhet anëtar i NATO-s dhe ky është Traktati i Uashingtonit i vitit 1949 – mund të aplikojë për anëtarësim. Por, për t’u bërë anëtar nevojitet unanimiteti. Dhe në këtë moment, ai unanimitet është larg që të arrihet”, tha ai.
“Aktualisht, kemi disa aleatë që deklarojnë qartë se janë kundër hyrjes së Ukrainës në NATO. Sigurisht, kemi pasur edhe deklaratat nga samiti i Uashingtonit vitin e kaluar, i cili tha se ekziston një rrugë e pakthyeshme drejt NATO-s. Ky është një realitet”./REL
Foto ilustruse SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se ka zhvilluar një telefonatë shumë të mirë me hom...
Foto ilustruse ZELANDA E RE- Zelanda e Re ka një plan për të eliminuar të gjitha macet endacake në natyrë deri...
Foto ilustruse TURQI- Prefektura e Stambollit u ka dhënë urdhër të gjitha bashkive, autoriteteve kompetente shtetërore dhe t&...
Foto ilustruse ETIOPI- Një vullkan në Etiopi ka shpërthyer për herë të parë pas 10 mijë vitesh, duke nxjerr&eu...
Foto ilustruse ANGLI- Tensioni që ka shpërthyer midis Londrës dhe Moskës kohët e fundit nuk ka mbaruar. Sipas Ministrisë...
Ursula von der Leyen BRUKSEL- Bisedimet midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Gjenevë të Zvicrës kanë “he...
Erdogan-Putin TURQI- Rexhep Tajip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Vladimir Putin të hënën pasd...
Foto ilustruese JAPONI- Një aksident i rëndë ka ndodhur në lagjen Adachi të Tokios, Japoni. Shoferi i një automjeti ka h...
Foto ilustruse IZRAEL- Ushtria izraelite ka njoftuar shkarkimin e tre gjeneralëve, të cilët mbanin pozicione kyçe gjatë sulmit t...
Foto nga vendngjarja AUSTRALI- Senatorja australiane e ekstremit të djathtë, Pauline Hanson, u shfaq në parlament e veshur me burk...