Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai ka thënë se është koha që Izraeli të zotohet për lëshimin e ndihmave në Gazë dhe ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe lirim të pengjeve izraelite që po mbahen në Gazë. Ai u ka thënë gazetarëve se OKB-ja do të vazhdojë të punojë me Egjiptin për të mundësuar depërtimin e ndihmave në brendësi të Gazës.
GAZA- Bllokimi i dhjetëra kamionëve me ndihma në anën egjiptiane të kufirit me Rripin e Gazës, ku njerëzit janë duke u përballur me uri, përbën fyerje morale, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, përgjatë një vizite në pikëkalimin në Rafah, të shtunën.
Ai ka thënë se është koha që Izraeli të zotohet për lëshimin e ndihmave në Gazë dhe ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe lirim të pengjeve izraelite që po mbahen në Gazë. Ai u ka thënë gazetarëve se OKB-ja do të vazhdojë të punojë me Egjiptin për të mundësuar depërtimin e ndihmave në brendësi të Gazës.
“Prej kësaj pike kufitare ne e shohim situatën zemërthyese. Një rend i gjatë me kamionë të bllokuar në njërën anë të kufirit, një rend i gjatë i njerëzve të uritur në anën tjetër”, ka thënë ai.
“Kjo është më shumë sesa tragjike, është fyerje morale”.
Guterres e ka zhvilluar këtë vizitë teksa Izraeli përballet me presion global për të mundësuar hyrjen e më shumë ndihmave humanitare në Gazë, rajon që është shkatërruar pas më shumë se pesë muajve luftë në mes të Izraelit dhe Hamasit. Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
Izraeli është duke kërcënuar me nisjen e një operacioni ushtarak në qytetin jugor të Gazës, Rafah, shumë afër kufirit me Egjiptin, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare kundër një sulmi të tillë. Shumica e 2.3 milionë banorëve të Gazës janë duke u strehuar në dhe rreth qytetit Rafah.
Grupet për ndihma kanë paralajmëruar për uri të thellë në Gazë, në rast se nuk lëshohen ndihmat. Teksa janë zbehur shpresat për arritje të armëpushimit në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhe pas përkeqësimit të situatës humanitare, Shtetet e Bashkuara dhe disa vende tjera kanë nisur të lëshojnë ndihma prej ajrit në Gazë.
Megjithatë, grupet për ndihma vlerësojnë se palestinezet e kanë pranuar vetëm një të pestën e ndihmës që u duhet. Ushtria izraelite e ka nisur ofensivën tokësore dhe ajrore në Gazë, pas militantët e Hamasit i kanë vrarë rreth 1.200 njerëz në jug të Izraelit, më 7 tetor të vitit të kaluar, si dhe i kanë marrë rreth 240 pengje. Autoritetet shëndetësorë në Gazë kanë thënë që më shumë se 31.000 palestinezë janë vrarë qysh prej nisjes së ofensivës.
Marrë nga REL
Aleksandar Vuçiç SERBI- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç së fundi ka publikuar një fotografi persona...
Vladimir Putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë deklaratën e parë publike pas sulmit me 150 të vrarë në Mosk&...
Foto ilustruese RUSI- Një javë pas zgjedhjeve të parafundit presidenciale në Rusi, më 2018, një zjarr i madh në një...
Foto Ilustrim EGJIPT- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres mbërriti të shtunën në qy...
Foto Ilustrim RUSI- Një video e marrjes në pyetje të një prej të arrestuarve për masakrën në vendin e koncertit n&e...
Foto Ilustrim GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholtz shprehu gjithashtu dënimin e tij të qartë për sulmin e tmerrshëm ...
James dhe Kate Middleton BRITANI E MADHE- Shumë personazhe të famshëm e jo vetëm, nxituan t'i uronin shërim të shpejt&eu...
Foto Ilustrim SHBA- Sot, 23 Mars 2024, nga ora 20.30 deri në 21.30 të gjithë duket të fikin dritat. Pjesëmarrja në Or&eu...
Foto ilustruese PEKIN- Zyrtarët verikoreanë dhe ata kinezë janë takuar këtë javë në Pekin dhe janë zotuar p&eu...
Foto Ilustrim RUSI- Numri it ë vdekurve nga sulmi tërrorist në Moakë ka shkuar në 115, sipas të dhënave të fundit. ...