10 Shkurt 2026, 09:18
Nga D.S
politikanë të shquar reformistë
Irani i ka arrestuar disa politikanë të shquar reformistë, teksa autoritetet vazhdojnë t'i shtypin me dorë të hekurt disidentët, pas protestave të mëdha anti qeveritare – një prej kërcënimeve më serioze për pushtetin ndër vite.
Mediat iraniane kanë raportuar për arrestimin e Ebrahim Asqarzadehit, Mohsen Aminzadehit dhe Azar Mansurit – anëtarë të koalicionit Fronti Reformist – më 8 janar.
Javad Emam, zëdhënës i koalicionit, është arrestuar më 9 shkurt.
Autoritetet kanë përdorur forcë brutale për t’i shtypur protestat mbarëkombëtare që kanë shpërthyer në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, duke vrarë mijëra njerëz, sipas të dhënave të organizatave për të drejtat e njeriut.
Prej atëherë, autoritetet kanë nisur një fushatë të arrestimeve masive dhe kanë shënjestruar aktivistë të shquar dhe figura politike.
Teherani ka thënë se fajtorë për trazirat ishin “terroristët e armatosur”, të cilët, sipas tij, janë përkrahur nga armiqtë e Iranit: Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara.
Ende nuk është bërë e qartë se çfarë akuzash rëndojnë mbi politikanët reformistë.
Agjencia e lajmeve Mizan, e lidhur me gjyqësorin e Iranit, ka thënë më 9 shkurt se janë arrestuar “elementët aktivë në interes të regjimit zionist dhe Shteteve të Bashkuara”.
Katër persona janë arrestuar dhe akuzuar, ka thënë agjencia, pa ofruar më shumë hollësi.
Mizan i ka akuzuar katër personat se kanë punuar “për të shkatërruar kohezionin kombëtar duke bërë akuza dhe duke shpërndarë pozicione të pavërteta kundër shtetit” gjatë protestave masive.
Mansuri e ka udhëhequr Frontin Reformist prej vitit 2023. Ajo ka shërbyer si këshilltare e ish-presidentit reformist, Mohammad Khatami.
Asqarzadeh ishte dikur anëtar i Parlamentit, ndërsa Aminzadeh ishte zëvendësministër i Jashtëm sa Khatami ka qenë në pushtet.
Aktivisti dhe ish i burgosuri politik, Hossein Razzaq i ka thënë Radios Farda të Radios Evropa e Lirë se autoritetet janë duke shtypur çdo formë disidence.
Fronti Reformist ka qenë shumë kritik ndaj autoriteteve në të kaluarën.
Përmes një deklarate të lëshuar në kohën e shtypjes së protestave, koalicioni ka thënë se “një pjesë e madhe e shtetasve iranianë e kanë humbur besimin në të gjitha institucionet dhe kapacitetet që supozohej t’i mbronin dhe përfaqësonin kërkesat e tyre”.
Pas përfundimit të luftës 12-ditore kundër Izraelit, në qershor të vitit 2025, Fronti Reformues ka paralajmëruar se shtetin e pret një “shembje graduale” nëse nuk kryhen reforma thelbësore.
Arrestimi i katër reformistëve ka ardhur pak pasi fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Narges Mohammadi, e burgosur disa herë, është dënuar me një tjetër masë burgimi prej shtatë vjetësh e gjysmë, ka bërë të ditur fondacioni saj përmes një deklarate të lëshuar më 7 shkurt.
Në nisje të protestave masive, liderë të burgosur opozitarë i kanë bërë thirrje liderit suprem, Ayatollah Ali Khamenei që të japë dorëheqje, si dhe kanë kërkuar hetime për vrasjet e protestuesve.
Një agjenci lajmesh për të drejta të njeriut, me seli në Shtetet e Bashkuara, ka thënë se i ka verifikuar 6.961 vrasje, kryesisht protestues, dhe që 11.630 raste tjera janë nën hetim./REL
politikanë të shquar reformistë ebrahim asqarzadehit mohsen aminzadehit azar mansurit
Bota
10 Shkurt 2026, 08:33
D.S
Donald Trump
SHBA- Administrata Trump dëshiron që disa nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë në bot...
Bota
10 Shkurt 2026, 08:19
D.S
motorskafi i tagetuar
SHBA- Shtetet e Bashkuara nisën një sulm të ri ajror në Paqësor të hën&e...
Bota
10 Shkurt 2026, 07:45
D.S
Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu
SHBA- Kundërshtimi i Donald Trump ndaj aneksimit të Bregut Perëndimor të ...
Bota
10 Shkurt 2026, 07:32
D.S
Foto ilustruese
Edhe demokracitë e konsoliduara të botës po rrëshqasin gjithnjë e më shumë drejt korrupsionit. Indeksi i...
Bota
9 Shkurt 2026, 22:58
E. D
foto ilustuese
GJERMANI- Shifrat në fjalë, ministrit të Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, i pëlqejnë t'i dëgjoj&eum...
Bota
9 Shkurt 2026, 20:48
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Shtetet e Bashkuara do të dorëzojnë dy nga shtabet e tyre operacionale NATO me aleatët e tyre evropian&e...
Bota
9 Shkurt 2026, 20:23
E.d
Foto ilustruse
ANGLI- Pallati Buckingham është i gatshëm të ndihmojë policinë britanike, nëse kërkohet, të...
Bota
9 Shkurt 2026, 20:07
E.d
Foto ilustruse
NIGERI- Një aksident tragjik ka ndodhur në Nigeri. Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën 30 persona.&n...
Bota
9 Shkurt 2026, 18:47
E.d
Foto ilustruse
BRUKSEL- Komisioni Evropian paralajmëroi për rrezikun e destabilizimit serioz me Lindjen e Mesme, pas takimit të fu...
Bota
9 Shkurt 2026, 17:38
E.d
Foto ilustruse
ANGLI- Policia britanike ka njoftuar se po vlerëson një ankesë sipas së cilës, ish-Princi Andrew dyshohet se i...