LIVE UPDATES
Bota

Shkëmbimi i të burgosurve SHBA-Rusi, flet pas lirimit aktivisti Viktor Kara-Murza: Jam helmuar dy herë!

Kara-Murza është një ndër 16 të burgosurit që Rusia dhe aleati i saj Bjellorusia liruan të enjten, shumica e të cilëve ishin burgosur nën akuza të motivuara politikisht. Politikani i njohur i opozitës ruse u arrestua në vitin 2022 pasi kritikoi luftën në Ukrainë. Ai u dënua në vitin 2023 për tradhti si dhe disa akuza të tjera me 25 vjet burg. Po ashtu ai iu ka shpëtuar dy herë helmimeve, në vitin 2015 dhe 2017.

3 Gusht 2024, 15:33 Nga I.A
Shkëmbimi i të burgosurve SHBA-Rusi, flet pas lirimit aktivisti Viktor
Vladimir Kara-Murza

SHBA- Vladimir Kara-Murza, politikan opozitar rus, fitues i çmimit “Pulitzer”, u lirua si pjesë e shkëmbimit historik të të burgosurve mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Duke folur pas këtij këmbimi, ai thotë se kur u zhvendos nga qelia e burgut në Siberi në një qendër paraburgimi në Moskë, mendoi se do t’a ekzekutonin. I dënuar në Rusi me 25 vite burg, pasi kritikoi agresionin ndaj Ukrainës, zoti Kara-Murza thotë se ndryshimi më i madh midis një diktature dhe një demokracie është se në demokraci gjëja më e vlefshme është jeta njerëzore.

Kur kritiku i Kremlinit, Vladimir Kara-Murza u transferua papritur nga një burg në Siberi në një qendër paraburgimi në Moskë, ai mendoi se po e çonin atje për ta ekzekutuar.

Atij nuk iu tha se do të lirohej si pjesë e një shkëmbimi masiv të të burgosurve me Perëndimin, më i madhi që nga Lufta e Ftohtë.

“Një javë më parë isha në qelinë time të izolimit në Siberi. Natën që më morën nga qelia në Siberi për t’u transferuar në Moskë, gjatë përgatitjeve për këtë shkëmbim, në fakt isha i sigurt se po më çonin për t'u ekzekutuar. Kjo ishte ajo që mendoja”, tregon ai.

Fituesi i çmimit “Pulitzer” dhe një nga kritikët më të mëdhenj ndaj zotit Putin thotë se shkëmbime të tilla të burgosurish bëhen për shpëtimin e jetëve të njerëzve.

“Por për mua, ndryshimi më i madh midis një diktature dhe një demokracie është se në demokraci gjëja më e rëndësishme është jeta njerëzore, mbrojtja e jetës njerëzore dhe shpëtimi i jetës njerëzore. Dhe për ata njerëz që kritikojnë vendimet e qeverive demokratike, se pse angazhohen në këto shkëmbime të burgosurish me regjime autoritare si regjimi i Putinit, me respekt do t’i nxisja që të mos flasin por të mendojnë për shpëtimin e jetëve njerëzore”, thotë ai.

Kara-Murza është një ndër 16 të burgosurit që Rusia dhe aleati i saj Bjellorusia liruan të enjten, shumica e të cilëve ishin burgosur nën akuza të motivuara politikisht. Politikani i njohur i opozitës ruse u arrestua në vitin 2022 pasi kritikoi luftën në Ukrainë. Ai u dënua në vitin 2023 për tradhti si dhe disa akuza të tjera me 25 vjet burg. Po ashtu ai iu ka shpëtuar dy herë helmimeve, në vitin 2015 dhe 2017.

“Unë vetë jam helmuar dy herë nga një skuadër speciale ruse. Kështu ka ndodhur edhe me shumë të tjerë, figura të opozitës dhe kritikë të Kremlinit në Rusi. Dhe ne e dimë se këto sulme kanë ndodhur shumë përtej territorit rus, edhe në Britani. Kështu fjala ‘i sigurt’ nuk është një fjalë që ne si politikanë të opozitës ruse e kemi në fjalorin tonë. Unë e dua vendin tim, mendoj se Rusia meriton të jetë një vend normal, modern, demokratik, nuk kam asnjë dyshim për këtë. Si historian, mendoj se do të vijë ajo ditë dhe unë do të bëj gjithçka që mundem, gjithçka në fuqinë time për t'u përpjekur ta afroj atë ditë pak më shumë”.

Pas marrëveshjes SHBA- Rusi për shkëmbimin e të burgosurve, në mesin e 24 individëve ishin gazetarë, disidentë politikë, spiunë të dyshuar, një haker kompjuterësh, një mashtrues dhe një i dënuar për vrasje.

Rusia liroi 16 individë, përfshirë gazetarin e “Wall Street Journal” Evan Gershkovich dhe ish-marinsin Paul Whelan. Të dy përballeshin me dënime të gjata në burg pasi u shpallën fajtorë për spiunazh në sistemin e politizuar ligjor të Rusisë, akuza të cilat qeveria amerikane i cilësoi si të pabaza.

Në mesin e të liruarve nga Moska është edhe gazetarja e Radio Evropës së Lirë Alsu Kurmasheva.

Prej të burgosurve që Rusia i mori në këmbim është Vadim Krasikov, i dënuar në Gjermani për vrasjen e një kryengritësi çeçen në një park në Berlin para dy vitesh, me gjasë me urdhrat e shërbimeve ruse të sigurimit. Në mesin e të burgosurve ishin edhe dy agjentë “të fjetur” të cilët ishin të burgosur në Slloveni, tre të dënuar nga autoritetet amerikane dhe dy nga Norvegjia dhe Polonia./VOA

vladimir kara-murza

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet