LIVE UPDATES
Bota

Shkon në 16 numri i viktimave si pasojë e sulmeve ruse në Kharkiv

Sulmi shkaktoi një zjarr masiv në qendrën tregtare “Epicentr DIY” duke e bërë të vështirë për ekipet e shpëtimit identifikimin e shumicës së trupave të djegur. Kryetari i bashkisë së Kharkivit, Ihor Terekhov njoftoi se rreth 120 vetë gjendeshin brenda qendrës tregtare gjatë sulmit.

26 Maj 2024, 22:57 Nga N.F
Shkon në 16 numri i viktimave si pasojë e sulmeve ruse në Kharkiv
Sulm

UKRAINË- Të paktën 16 njerëz u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në qytetin ukrainas të Kharkivit si pasojë e një sërë sulmesh me raketa nga trupat ruse të shtunën, ndërsa disa njerëz rezultojnë ende të zhdukur, tha të dielën guvernatori rajonal Oleh Syniehubov në rrjetin Telegram.

Sulmi shkaktoi një zjarr masiv në qendrën tregtare “Epicentr DIY” duke e bërë të vështirë për ekipet e shpëtimit identifikimin e shumicës së trupave të djegur. Kryetari i bashkisë së Kharkivit, Ihor Terekhov njoftoi se rreth 120 vetë gjendeshin brenda qendrës tregtare gjatë sulmit.

"Sulmi kishte në shënjestër qendrën tregtare, ku kishte shumë njerëz, ky është padyshim terrorizëm", tha zoti Terekhov.

Deri tani është bërë i mundur identifikimi i vetëm 6 personave të vrarë, përfshirë një vajzë 12 vjeçare e cila ndodhet në Kharkiv për të vizituar qytetin, thanë autoritet lokale.

Policia u ka kërkuar të afërmve që të vënë në dispozicion të mostra të ADN-së për të ndihmuar në identifikimin e trupave.

Ndërkohë, të dielën, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy i bëri thirrje Presidentit të Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe atij kinez Xi Jinping, që të marrin pjesë në takimin e nivelit të lartë të paqes që mbahet muajin e ardhshëm në Zvicër.

Përmes një videoje në gjuhën angleze, ndërsa gjendej në rrënojat e një objekti të shkatërruar nga sulmet ruse të enjten, zoti Zelenskiy tha se takimi i nivelit të lartë do të “dëshmojë se kush dëshiron vërtet fundin e luftës”.

“Po u bëj thirrje udhëheqësve që ende nuk janë përfshirë në përpjekjet për Takimin Botëror për Paqe: Presidentit Biden dhe Presidentit Xi. Ju lutem dëshmoni udhëheqjen tuaj në përparimin e paqes, paqes së vërtet, dhe asaj afatshkurtër”, tha Presidenti i Ukrainës.

Rusia thotë se nuk sheh dobi nga takimi, në të cilin deri tani Moska nuk është ftuar. Të dielën, forcat ruse thanë se kishin marrë nën kontroll njësinë e banimit Berestove në Kharkiv, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, e cila citoi ministrinë ruse të mbrojtjes. Agjencia e lajmeve Reuters nuk mundi të verifikonte këto të dhëna.

Marrë nga VOA

lufta ukraine-rusi 2 viktima ne turqi sulm

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend