7 Korrik 2024, 13:36
Nga r.ll
foto nga sulmet
RUSI- Në pjesë të rajonit Voronezh të Rusisë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, pas një sulmi të dyshuar ukrainas me dronë në një depo municioni, e cila u përfshi nga zjarri, thanë autoritetet rajonale.
Guvernatori rajonal, Aleksandr Gusev, tha se dronë ukrainas u rrëzuan nga kundërajrorët rusë dhe se zjarri në depon e municionit u shkaktua nga rënia e copëzave të dronëve.
Depoja e municionit ndodhet në qarkun Podgornenski, në rajonin Voronezh në afërsi të kufirit me Ukrainën.
Video të publikuar në Telegram shfaqin së paku një dron duke fluturuar drejt depos dhe pastaj mund të dëgjohen një sërë shpërthimesh, teksa tym i zi ngrihet në qiell.
Gusev tha se nuk raportohet për viktima. Më vonë mëngjesin e së dielës, ai tha se ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në vendbanimin ku ndodhet depoja e kapluar nga zjarri, pa e identifikuar atë me emër.
U raportua se rruga drejt kësaj zone është mbyllur dhe se autoritetet kanë filluar t’i evakuojnë banorët në qendra të përkohshme akomodimi.
Ukraina, infrastruktura energjetike e së cilës është dëmtuar rëndë nga sulmet e pareshtura ruse gjatë vitit të fundit, i ka rritur sulmet ndaj zonave për prodhimin e karburanteve brenda Rusisë, kryesisht kundër ndërtesave të rafinerisë së naftës, të cilat punojnë për ushtrinë ruse.
Ndërkohë, Forca Ajrore e Ukrainës tha mëngjesin e së dielës se kundërajrorët ukrainas i kanë zmbrapsur sulmet e reja ruse me dronë dhe me raketa në disa rajone.
“Armiku sulmoi me dy raketa balistike të tipit Iskander-M, dhe me 13 dronë të llojit Shahed”, shkroi Forca Ajrore në Telegram. Sipas saj, 13 dronë u rrëzuan në rajonet Kirovohrad, Harkiv, Sumi dhe Poltava.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha në Telegram se raketa e saj Iskander i ka shkatërruar dy hedhës të kundërajrorit Patriot dhe një stacion radari Giraffe në fshatin Juzhin në rajonin e Odesës. Pretendimi rus nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur./REL
lufta rusi-ukraine
Bota
7 Korrik 2024, 11:51
r.ll
vitkor orban dhe josep borrell
BRUKSEL- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, është qortuar përsëri nga shefi i Bashkimit Evropi...
Bota
7 Korrik 2024, 11:06
r.ll
pamje nga demonstratat
BARCELONË- Mijëra protestues zbritën në qendër të Barcelonës mbrëmë, duk...
Bota
7 Korrik 2024, 11:02
r.ll
foto ilustruese
UKRAINË- Kundërajrorët ukrainas i kanë zmbrapsur sulmet e reja ruse me dronë dhe me raketa në disa rajone m&e...
Bota
7 Korrik 2024, 10:37
r.ll
presidenti iranian
BRUKSEL- Bashkimi Evropian (BE) ka thënë se është i gatshëm të përfshihet në bisedime me preside...
Bota
7 Korrik 2024, 10:24
r.ll
joe biden
SHBA- Intervista e presidentit amerikan, Joe Biden mbrëmjen e së premtes në ABC News dhe ngjarjet në ditët pas perf...
Bota
7 Korrik 2024, 09:33
r.ll
FRANCË- I qartë dhe e drejtpërdrejtë: "Asnjë votë për Rassemblement National, asnjë deputet i Rassemblement National&r...
Bota
7 Korrik 2024, 09:29
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Ardiana Thaçi nuk e kishte idenë se raporti i saj investigativ televiziv do të kishte pasoja të tilla p&...
Bota
7 Korrik 2024, 09:27
r.ll
joe biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden, me karrierën e tij politike prej pesë dekadash, këmbënguli në një intervist&eu...
Bota
7 Korrik 2024, 09:21
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Ndonëse në fund të qershorit Qeveria e Kosovës ndaloi përdorimin dhe funksionimin e aplikacionit TikT...
Bota
7 Korrik 2024, 09:06
r.ll
suella braverman
BRITANI- Ish-sekretarja e brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman ka reaguar ashpër ndaj humbjes së konservat...