Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pamje që kanë qarkulluar në rrjetet sociale kanë shfaqur shpërthime shumë të mëdha rreth Isfahanit, dhe presidenti amerikan, Donald Trump, shpërndau një nga videot në Truth Social, por postimi i tij nuk kishte asnjë koment mbi këtë video.
Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli raportohet se kanë kryer sulme në disa qytete në provincën Isfahan në natën mes 30 dhe 31 marsit, si dhe sulme në Teheran. Pamje që kanë qarkulluar në rrjetet sociale kanë shfaqur shpërthime shumë të mëdha rreth Isfahanit, dhe presidenti amerikan, Donald Trump, shpërndau një nga videot në Truth Social, por postimi i tij nuk kishte asnjë koment mbi këtë video.
Më herët, zëvendësguvernatori për siguri dhe rend i provincës së Isfahanit tha se “avionë luftarakë amerikanë dhe izraelitë” kishin shënjestruar qytetet Isfahan, Najafabad, Mobarakeh, Kashan dhe Shahreza të hënën në mbrëmje.
I njëjti zyrtar tha në mëngjesin e 31 marsit se vlerësimet fillestare tregonin se disa “objektiva ushtarake” në Isfahan ishin goditur, duke mos dhënë detaje të tjera.
Ndërkaq, The Wall Street Journal raportoi se një zyrtar kishte thënë se Shtetet e Bashkuara goditën një depo të madhe municionesh në qytetin e Isfahanit në Iran, duke përdorur “bomba për shkatërrimin e bunkerëve prej 2.000 paundësh”.
Po ashtu, pati raportime në rrjetet sociale për disa shpërthime në orët e para të 31 marsit në Teheran, Isfahan, Zanjan dhe Shiraz.
Sipas këtyre postimeve, disa shpërthime të njëpasnjëshme u dëgjuan në lindje dhe verilindje të Teheranit, të shoqëruara me ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona dhe me zhurmën e aeroplanëve luftarakë. Shpërthime të tjera u raportuan gjithashtu në Zanjan dhe Shiraz.
Këto raportimeve, përveç atyre që lidhen me Isfahanin, nuk janë konfirmuar ende nga zyrtarët iranianë. Ndërkaq, ushtria izraelite ende nuk ka komentuar për sulmet në Isfahan.
SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme ndaj Iranit më 28 shkurt. Qëllimi ishte të shkatërronin programet balistike dhe ushtarake iraniane, të parandalonin zhvillimin e armëve bërthamore dhe të dobësonin kapacitetet mbrojtëse të regjimit të Teheranit.
Irani u përgjigj me sulme me raketa dhe dronë drejt Izraelit dhe bazave ushtarake amerikane në Gjirin Persik, përfshirë edhe sulme ndaj objekteve të SHBA‑së në Bahrejn dhe rajone të tjera./REL
Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla ANGLI- Pallati Buckingham njoftoi se, Mbreti Charles dhe Mb...
Foto ilustruse Javën e kaluar, një video e krijuar nga AI e prodhuar nga mediat shtetërore kineze që simbolizon luftën S...
AUSTRALI- Rregullatori i sigurisë në internet i Australisë ka paralajmëruar për sanksione kundër gjigant&eu...
Kancelari gjerman Friedrich Merz synon të nxisëkthimin e refugjatëve sirianë që jetojnë në Gjermani në ...
Në maj të vitit 2022, kreu i forcave të armatosura të Iranit pozoi për fotografët së bashku me ministri e Mbrojtjes së...
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Ermal Kurtulajt për zëvendësimin e masës së sigurisë ...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u ka thënë ndihmësve të tij se është i përgatitur t’i ...
BRUKSEL- Komisioni Evropian po u kërkon vendeve anëtare të marrin në konsideratë uljen e përdorimit të naftës dhe gazi...
EMIRATET E BASHKUARA- Një zjarr shpërtheu herët sot në një cisternë të madhe të ngarkuar me naft&...
Marco Rubio Në dy intervista të ndara për ABC News dhe Al Jazeera, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se Shtetet e Bashkuara po ...