Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Shpërthimi i bombolës në Mitrovicë/ Katër persona në trajtim intensiv, dalin FOTOT e banesës
Lidhur me ngjarjen reagoi edhe policia e Kosovës, ku sqaroi se bombola shpërtheu në bodrumin e shtëpisë ku po qëndronin personat.
14 Janar 2024, 13:46Nga r.ll
fotot nga banesa
KOSOVË- Një bombol gazi shpërtheu mbrëmjen e djeshme në Mitrovicën e Veriut, ka lënë 15 persona persona të plagosur ku 14 prej tyre u dërguan në qendrën spitalore të Prishtinës.
Katër prej tyre ndodhen në trajtimin intensive të QKUK. Mjekja, Agreta Gashi ka thënë se dy prej këtyre të lënduarve vazhdojnë të jenë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Sipas saj, në mesin e pacientëve është edhe një vajzë 10-vjeçare që është shtetase suedeze, e cila do të vazhdojë trajtimin në Suedi në një qendër të specializuar për djegie. Doktoresha Gashi shtoi se ky transferim është duke u bërë pasi Kosova dhe rajoni nuk ofrojnë trajtim të tillë.
Lidhur me ngjarjen reagoi edhe policia e Kosovës, ku sqaroi se bombola shpërtheu në bodrumin e shtëpisë ku po qëndronin personat. Mediat në Kosovë kanë publikuar edhe foto nga pasojat e shpërthimit në banesë.