LIVE UPDATES
Bota

Shpërthimi në centralin bërthamor të Çernobilit, aksidenti më i madh bërthamor i shekullit të 20-të! Pasojat e vërteta të panjohura deri sot

40 vjet më parë, më 26 prill 1986, saktësisht në orën 1 e 23 minuta, në Çernobil të Ukrainës shpërtheu një reaktor bërthamor. Aksidenti pati pasoja masive për ambjentin, jo vetëm në pjesë të Bashkimit Sovjetik të atëhershëm, por edhe në Evropën Veriore, Qendrore dhe Juglindore.

26 Prill 2026, 09:34 Nga E. D

Shpërthimi në centralin bërthamor të Çernobilit,

Shpërthimi në centralin bërthamor të Çernobilit konsiderohet si aksidenti më i madh bërthamor i shekullit të 20-të. Regjimet komuniste e mbajtën të fshehtë për ditë të tëra. Pasojat e vërteta janë të panjohura deri sot.

40 vjet më parë, më 26 prill 1986, saktësisht në orën 1 e 23 minuta, në Çernobil të Ukrainës shpërtheu një reaktor bërthamor. Aksidenti pati pasoja masive për ambjentin, jo vetëm në pjesë të Bashkimit Sovjetik të atëhershëm, por edhe në Evropën Veriore, Qendrore dhe Juglindore.

Reja radioaktive mbi Çernobil u shpërnda me shpejtësi në drejtim të Bjellorusisë dhe Rusisë dhe dy ditë më vonë mbërriti në Skandinavi, Poloni, në jug të Republikës Federale të Gjermanisë dhe në ish-Republikën Demokratike Gjermane (RDGJ). Shi i helmuar ra edhe në Rumani dhe nëBullgari. Re radioaktive u shpërndanë brenda pak ditësh mbi të gjithë hemisferën e veriut.

Ushqime të helmuara

Meqenëse udhëheqja e RDGJ-së nuk publikoi vlera të matjes për një kontaminim të mundshëm radioaktiv të perimeve dhe qumështit, këto mallra nuk mund të eksportoheshin më dhe u shitën brenda vendit. “Asnjëherë dyqanet nuk kanë qenë më plot se atëherë”, kujtojnë dëshmitarët sot. Ushqimet e kontaminuara iu shpërndanë atëherë mensave të shkollave, thotë fizikani dhe ish- aktivistit për të drejtat e njeriut të RDGJ-së, Sebastian Pflugbeil.

Nxënës, prindërit e të cilëve shikonin në “televizionin perëndimor” lajmet dhe që u kishin treguar fëmijëve për kontaminimin e mundshëm, nuk e preknin ushqimin. Për kënaqësinë e “të paditurve”, që papritur lejoheshin të hanin dy ose tre porcione. Zyrtarisht në RDGJ thuhej se nuk kanë ekzistuar asnjëherë rreziqe për shëndetin, thotë Pflugbeil.

Politikë e ngjashme u ndoq edhe në shtetet e tjera komuniste. Në Bullgari pas fatkeqësisë për ditë të tëra u vendos bllokadë për informimin. Paraskeva Ninova, një mjeke dhe profesore, e cila mbikqyrte atëherë të gjitha spitalet në Bullgari, tregoi për udhëzime të fshehta për shefat e pavioneve: fëmijëve nuk duhet t’u jepej më në klinika qumësht i freskët dhe sallatë – këto ishin masat e para mbrojtëse kundër radioaktivitetit në rritje. Por publikut ato nuk iu transmetuan. Madje edhe manifestimet e 1 majit në Sofie u zhvilluan nën shiun radioaktiv që binte.

Në Rumani, shumë patën dëgjuar përmes stacioneve perëndimore Radio Free Europe dhe Deutsche Welle për katastrofën, por askush nuk ishte në gjendje t’i vlerësonte rreziqet. Vetëm në 2 maj në Rumani u rekomandua zyrtarisht që të lahen mirë perimet dhe frutat – dhe që fëmijët të mbahen kryesisht në dhoma të mbyllura. Në kopshte fëmijësh dhe në shkollat e të gjithë bllokut lindor në fillim të majit u shpërndanë tableta me jod ose lëngje kundër rrezatimit radioaktiv.

Pasoja të pahulumtuara

Për numrin e viktimave ose pasojat shëndetësore të katastrofës deri sot nuk ka të dhëna të sigurta. Vitet e para ishte e ndaluar që të mbaheshin shënime për viktimat, për përmasën e rrezatimit bërthamor dhe për sëmundje të mundshme. “Nuk ka të dhëna të besueshme, shifrat u manipuluan”, shprehet Pflugbeil. Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) flet për rreth 8000 vetë që kanë humbur jetën prej katastrofës, gjysma e tyre e humbi jetën në pasoja të mëvonshme të dëmshme të rrezatimit./DW

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë