LIVE UPDATES
Bota

'Është e rrezikshme të kesh një fqinj si Serbia'/ Vjosa Osmani: NATO dhe forcat tona do të parandalojnë skenarët e Vuçiçit

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka folur për situatën e nxehur në Kosovë, për negociatat me Serbinë dhe provokimet e Aleksandër Vuçiçit dhe pse ajo kundërshton krijimin e një komuniteti të Komunat serbe në veri të Kosovës.

5 Shkurt 2023, 14:03 Nga a.l
'Është e rrezikshme të kesh një fqinj si Serbia'/
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka folur për situatën e nxehur në Kosovë, për negociatat me Serbinë dhe provokimet e Aleksandër Vuçiçit dhe pse ajo kundërshton krijimin e një komuniteti të Komunat serbe në veri të Kosovës. Osmani në një intervistë për “Veçernji List”, hodhi poshtë çdo mendim për ndarjen e vendit, duke theksuar se ajo do të hapte kutinë e Pandorës dhe njoftoi një vizitë zyrtare në Kroaci së shpejti.

Situata në Kosovë është jashtëzakonisht e tensionuar, negociatat disi kanë ngecur, nuk ka dinamikë. Megjithatë, kohët e fundit Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar mbërritën dhe njoftuan një raund të ri bisedimesh. A besoni në këtë raund të ri negociatash dhe a mendoni se mund të japin fryte?

“Sigurisht se veprimet e Vuçiqit janë lëvizje shqetësuese, jo vetëm për ne, por edhe për rajonin e gjerë, sepse synimi i tij është të destabilizojë. Ai dëshiron të bllokojë, që rajoni ynë të mos marrë rrugën atlantike, e në të njëjtën kohë, kjo është edhe dëshirë e Rusisë. Rusët duan ta shohin Ballkanin Perëndimor të destabiliziuar, e Vuçiçi me politikën e tij po i bën favor të madh Vladimir Putinit. Luan si bashkëpunëtor i Putinit, kështu që dërgon ushtri në kufi, bashkëpunon me forca paramilitare duke krijuar probleme, e me këtë dëshmon jo vetëm synimet e veta por edhe të Putinit. Është e rrezikshme të kesh një fqinje të tillë si Serbia, për këtë arsye ne po punojmë në mundësitë tona mbrojtëse, por në Kosovë është edhe NATO që të ndalojë skenarë të caktuar. Jam e bindur se në Kosovë do të ketë paqe e stabilitet të cilën do ta gëzojnë qytetarët, e do të bëjmë edhe reformat e nevojshme që do të na sjellin drejt integrimeve euroatlantike. Vuçiqi do të tentojë me përpjekjet destabilizuese, por do të dështojë”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se është befasuese si nga disa shihet Vuçiçi si “paqësor”. Thotë se gabimi i njëjtë ishte bërë edhe me “Kasapin e Ballkanit”, Sllobodan Millosheviç.

Në vitet 90’ shumë e kishin konsideruar Millosheviçin si njeri të paqes, por sa më tepër që shihej i tillë, ai inkurajohej gjithmonë e më shumë dhe kreu krime që çoi në vrasjen e mbi 150 mijë civilëve në luftëra të ish-Jugosllavisë. Kështu, që sa më shumë që Vuçiqi konsiderohet ‘paqësor’ dhe sa më gjatë që Serbia nuk merr udhëzime të qarta për veprimet dhe sanksione ndërkombëtare, do të inkurajohet gjithnjë e më tepër për të ushtruar dhunë ndaj fqinjëve të saj. Fatkeqësisht, mendësia që e shtyn Vuçiqin është ajo e viteve nëntëdhjeta. Nuk e shoh atë si person që ndryshon në mënyrë pozitive. Sa më pak që i beson komuniteti ndërkombëtar, aq më të mëdha janë shanset që Serbia të mos ndjekë më rrugën e Moskës dhe të fillojë ta ndjekë rrugën evropiane. Nga ana tjetër, Serbia ka nënshkruar gati 40 marrëveshje të Brukselit, e shumica e tyre nuk zbatohen, gjë që tregon se sa e mban fjalën Serbia. Prandaj, nga Serbia nuk është e nevojshme të marrësh vetëm një nënshkrim, por duhet të punosh me vite dhe të bësh presion mbi të që ta detyrosh të zbatojë ato që ka nënshkruar”, ka deklaruar Osmani.

Osmani ka thënë se Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive në dialog, porse është Serbia që nuk dëshiron të nënshkruajë marrëveshje.

“Deri tash ka munguar konstruktiviteti i palës serbe dhe kjo është arsyeja pse procesi po zvarritet me vite. Negociatat mes Kosovës e Serbisë kanë nisur në vitin 2011. Kur është fjala për Kosovën, ka një konsensus se ku janë vija të kuqe që ne nuk do t’i kalonim në negociata me asnjë çmim, pavarësisht se kush është në Qeveri apo opozitë. Është vendosur që nuk do të ketë negociata sa i përket pavarësisë e sovranitetit të Kosovës. Duke pasur parasysh këto parime, dialogu është dypalësh ndërmjet dy shteteve sovrane dhe ne besojmë se për të pasur sukses, duhet të arrijmë një paqe të qëndrueshme, e njohja reciproke është rruga e vetme. Fatkeqësisht pa njohje të ndërsjellë nuk ka as paqe e as stabilitet. Veprimet tona janë konstruktive, por nuk shpresojmë se Serbia do të ndryshojë qëndrimin e sajë dhe mënyrën se si i çaset kësaj, pasi për tash vendos vetëm pengesa në të gjithë procesin”, ka thënë Osmani.

Presidentja e Kosovës është shprehur kategorikisht edhe kundër idesë së shkëmbimit të territoreve, që ishte paraqitur më herët në publik nga ish-presidenti Hashim Thaçi.

Nuk shkëmbehet territori me dikë që ka bërë gjenocid ndaj popullit tënd, do të ishte njësosh si dikush t’i thoshte Zelenskyt se ai duhet t’i japë territor të vetin Rusisë, dhe kjo do të ishte logjika e shpërblimit të kriminelëve. Për më tepër, është e rrezikshme dhe precedent që do ta hapte Kutinë e Pandorës dhe nuk do të përfundonte vetëm me Kosovën e Serbinë. Siç e dini, në Ballkanin Perëndimor, shohim ndarjet etnike, dhe është një lojë pa fund, që nuk do të përfundonte paqësisht, por do të kalonte edhe përtej Ballkanit Perëndimor. Kështu që, nuk është rruga para, besoj se zgjidhjet që çojnë në ndarje të territorit i përkasin shekullit XIX. Ne duhet të kërkojmë ide të shekullit XXI, sepse jeta multietnike është e mundur, është e mundur jetesa në harmoni e njerëzve të përkatësive të ndryshme etnike e fetare. Multietniciteti është gurthemeli i shoqërisë sonë. Unë nuk jam për ndarje, por për integrim. Ideja për shkëmbim ishte gabim jo vetëm për Kosovën, por edhe gjithë rajonin. Presidenti Ibrahim Rugova e hodhi poshtë këtë ide në të nëntëdhjetat derisa ne ishim nën okupimin e Millosheviqit. Sepse Kosova është shtet sovran, me integritet dhe e tillë do të mbetet. Nuk do t’ia japim territorin tonë Serbisë për shkak të krimeve që ajo ka kryer mbi qytetarët tanë”, ka thënë Osmani.

Sa i përket Asociacionit ajo ka thënë se Kushtetuta e Kosovës e ka rrëzuar, e ka thënë se nuk duhet bërë Asociacion njëetnik e as një me kompetenca ekzekutive.

Kushtetuta jonë nuk lejon krijimin e një qeveria ndërmjetëse e cila u iniciua në vitin 2015 me dokumentin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, dhe për shkak të kësaj ky dokument nuk ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetutese të Kosovës. Ai dokument nuk ka hyrë në fuqi , pasi nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetutese, si e tillë nuk është dashur të zbatohet apo nënshkruhet në Bruksel. Për më tepër, sistemi ynë kushtetuese, plani i Ahtisaarit, ligji për pushtetin lokal si dhe vendimi i Kushtetueses në Kosovë deklaruan vijat e kuqe si dhe parimet të cilat mund të përdoren nëse komunat dëshirojnë të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën. Pozicioni im është i qartë, jo vetëm tash si presidente, por edhe që nga viti 2013, kur u iniciua kjo temë në Parlament, se askush nuk është kundër bashkëveprimeve mes komunave, por duhet shkuar sipas parimeve të Kushtetutës së Kosovës, e cila ndër të tjera kërkon edhe multietnicitet. Dhe se ai Asociacion është e nevojshme të mos ketë asnjë pushtet ekzekutiv dhe se nuk mund të krijojë një forcë apo enitet ndërmjetës mes administratës lokale dhe qendrore. Kemi të bëjmë me fqinj si Serbia që do t’i keqpërdorë pakicat. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që të jemi të kujdesshëm në atë që sugjerohet, sepse për ne, ajo nuk është thjeshtë copë letre, por ka të bëjë me të ardhmen e jetëve tona. Ne duhet të jetojmë me këtë, e jo vetëm të mbyllim mandatet e shkojmë diku tjetër. Gjithçka që ne nënshkruajmë duhet të jetë në kontekstin e së ardhmes dhe që brezat e ardhshme të jetojnë më mirë”, tha Osmani.

Sa i përket zgjedhjeve në komunat veriore më 23 prill, Osmani ka thënë se po bëhen përgatitjet dhe se është e bindur se do të mbahen sipas planit.

vjosa osmani

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet