LIVE UPDATES
Bota

'Ajo është rritur me piktura'/ Rrëfimi rrëqethës i ukrainases, vajza 7-vjeçare largohet nga lufta por 'artin e merr me vete'

Nëna e saj, Tetyana Okhrimenko, përmend të paktën 13 shtete ku është prezantuar puna e Nikas. Okhrimenko është vetë artiste dhe ligjëron për vizatim. Ajo ka qenë mësuese e më shumë se 250 fëmijëve në studion e saj në Dnjipro para se të niste lufta.

5 Shkurt 2023, 13:19 Nga a.l
'Ajo është rritur me piktura'/ Rrëfimi
piktura

UKRAINË- Kur ushtria ruse e ka dëbuar Nika Streletskayan dhe nënën e saj nga shtëpia e tyre në lindje të Ukrainës, ajo ka mundur të marrë shumë pak gjëra me vete. Mirëpo talenti i saj ka udhëtuar bashkë me të. Dhe me sa duket, është i durueshëm. Gati një vit më vonë, shtatëvjeçarja është duke jetuar bashkë me shumë refugjatë ukrainas në qytetin e Varnas në Bullgari. Përmes pikturave të saj, Nika tenton të tejkalojë pasojat e luftës. Rezultatet janë po aq dramatike sa edhe trazirat që e kanë detyruar atë dhe miliona ukrainas që të largohen nga shtëpitë e tyre, prej kur presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës, në shkurt të vitit të kaluar.

Pikturat e Nikas kanë fituar vëmendjen e Radios Evropa e Lirë për herë të parë në vjeshtën e vitit të kaluar, gjatë një vizite në një kamp refugjatësh, ku ka qenë duke qëndruar ajo me nënën e saj. Pikturat e disa fëmijëve ukrainas kanë qenë të varura nëpër mure. Mirëpo pikturat e Nikas ka qenë më të veçantat.

E konsideruar si një nga artistet më shpresëdhënëse edhe para luftës, Nika veçse është njohur dhe është nderuar me çmime në Londër, Los Angjelos, Versajë e Vjenë. Ajo është përfshirë edhe në një libër të publikuar në Ukrainë me emrin Enciklopedia e fëmijëve talentë. Nika po ashtu ka organizuar më parë ekspozita nëpër Ukrainë, e deri në Japoni. Ajo ka fituar disa çmime edhe në Bullgari. Pak ditë pas nisjes së pushtimit rus, Nika dhe nëna e saj kanë ikur 1.000 kilometra e diçka në Bullgari për shkaqe të sigurisë.

Nëna e saj, Tetyana Okhrimenko, përmend të paktën 13 shtete ku është prezantuar puna e Nikas. Okhrimenko është vetë artiste dhe ligjëron për vizatim. Ajo ka qenë mësuese e më shumë se 250 fëmijëve në studion e saj në Dnjipro para se të niste lufta.

“Nika është rritur me brusha, ngjyra, lapsa dhe kanavaca. Ajo është rritur me piktura. Ajo ka qenë gjithmonë e rrethuar me njerëz që kanë pikturuar”, ka thënë nëna e vajzës për Shërbimin bullgar të Radios Evropa e Lirë.

“Mendoj se ky fakt i ka ndikuar në dëshirën për t’u bërë artiste”.

Okhrimenko dhe vajza e saj janë akomoduar fillimisht në hotelin Golden Sands, i cili gjendet në veri të qytetit Varna. Për fatin e saj, edhe familjet e shumë nxënësve të saj kanë qenë në hotelin e njëjtë. Të gjithë më pas kanë rinisur vizatimet. Përveç tyre, edhe fëmijë shtesë u janë bashkuar, duke hequr kështu mendjen nga presioni psikologjik që u është shkaktuar nga lufta.

Pas fazave të para të ndihmës së Qeverisë bullgare për refugjatët ukrainas, Nika, nëna e saj dhe refugjatë tjerë janë zhvendosur në një vend më modest ku janë duke qëndruar edhe tani. Atyre nuk u ofrohet më ushqimi falas, duke i bërë të varur nga ndihma e donatorëve dhe vullnetarëve. Një vullnetar i organizatës bamirëse, Open Heart, i ka parë disa prej pikturave të Nikas.

Shumë shpejt, Nikas dhe disa fëmijëve tjerë u është mundësuar që të ndjekin një kurs në qendër kulturore bullgaro-ukrainase, i cili është sponsoruar nga organizata bamirëse. Okhrimenko është kthyer në mësuese vullnetare në atë qendër. Babai i Nikas, punëtor shëndetësor, vazhdon të jetë me qindra burra tjera në Dnjipro.

Organizata bamirëse, Open Heart do të organizojë në muajin shkurt një ekspozitë me pikturat e Nikas, për të shënuar përvjetorin e luftës së Rusisë në Ukrainë dhe mënyrën se si ua ka ndryshuar jetën shumë personave, përfshirë fëmijëve si ajo./REL

nika streletskayan


Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen