Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Presidenti i Serbisë tha se marrëdhënia unike midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara mund të shërbejë si përparësi kyç për stabilitetin dhe rritjen e gjithë kontinentit. Vuçiç shtoi se Serbia ndodhet në kryqëzimin e korridoreve kritike energjetike, të transportit dhe atyre digjitale, që lidhin Evropën Juglindore me pjesën tjetër të kontinentit.
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Serbia e kupton vizionin e presidentit amerikan, Donald Trump dhe shtoi se kreu i Shteteve të Bashkuara dhe bashkëpunëtorët e tij janë të gatshëm ta dëgjojnë qëndrimin e Serbisë. Në një intervistë për Fox News, më 22 maj, Vuçiç shkroi se Serbia i ofron SHBA-së thellësi strategjike, stabilitet politik dhe një qeveri të orientuar drejt zbatimit, e jo ideologjisë.
Presidenti i Serbisë tha se marrëdhënia unike midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara mund të shërbejë si përparësi kyç për stabilitetin dhe rritjen e gjithë kontinentit. Vuçiç shtoi se Serbia ndodhet në kryqëzimin e korridoreve kritike energjetike, të transportit dhe atyre digjitale, që lidhin Evropën Juglindore me pjesën tjetër të kontinentit.
“I kujtoj takimet në Shtëpinë e Bardhë me rrethin e tij më të ngushtë, të cilat zgjatën me orë të tëra pas negociatave të vështira, por në asnjë moment nuk ndjeva se shqetësimet e mia u shpërfillën apo se u trajtova ndryshe”, shkroi ai.
Gjatë mandatit të parë të Donald Trumpit, në shtator të vitit 2020, Vuçiç nënshkroi në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit amerikan, të ashtuquajturën Marrëveshje të Uashingtonit për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Serbisë dhe Kosovës, së bashku me kryeministrin e atëhershëm të Kosovës, Avdullah Hoti.
Vuçiç shkroi po ashtu se simpatia e Serbisë ndaj SHBA-së është rritur, ndryshe nga pjesa më e madhe e establishmentit evropian, që e sheh filozofinë ‘Amerika e Para’ me një përzierje hutimi dhe armiqësie.
“Gjatë udhëtimeve të mia nëpër vend kam vërejtur diçka që në kontinentin tonë është pothuajse e rrallë: entuziazëm të pashtrembëruar për udhëheqjen e Donald Trumpit”, shkroi Vuçiç.
Ai tha se Serbia për një kohë të gjatë ka ushqyer dyshime të rrënjosura thellë ndaj SHBA-së, veçanërisht për shkak të kujtimeve nga bombardimet e NATO-s. NATO-ja kreu bombardime kundër Jugosllavisë së atëhershme në vitin 1999, për të ndalur krimet e forcave serbe ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë. Vuçiç shkroi se qytetarët e Serbisë e shohin Trumpin si paqebërës dhe se Serbia sheh tek ai një lider që vlerëson sovranitetin kombëtar përballë burokracisë pa fytyrë.
“Nëse Donald Trump e viziton Beogradin, ai do të gëzojë një mikpritje që nuk është parë në Evropë”, shkroi ai.
Vuçiç, në fund të dhjetorit, kishte deklaruar se Beogradi priste hapa të mëdhenj përpara nga administrata e presidentit të SHBA-së, por se kjo, deri tani, nuk ishte ndier. Ai përmendi atëherë sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë, NIS, të cilat SHBA-ja i vendosi në janar të vitit 2025 për shkak të shumicës së pronësisë ruse në këtë kompani, si dhe tarifat amerikane ndaj importeve të huaja, nga të cilat, mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, më së shumti u godit Serbia.
Edhe pse ishte paralajmëruar disa herë, dialogu strategjik mes Serbisë dhe SHBA-së nuk ka filluar ende. Në janar, Vuçiç deklaroi se për nisjen e këtij dialogu SHBA-ja kishte vendosur një kërkesë politike dhe një tjetër të lidhur me energjinë, pa dhënë hollësi. Më shumë informacione nuk ka dhënë as Uashingtoni, i cili e sheh frenimin e ndikimit kinez dhe rus si një nga interesat kryesore në Ballkanin Perëndimor.
SHBA-ja synon gjithashtu përparim të menjëhershëm në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës. Shtetet e Bashkuara nuk kanë ambasador në Serbi prej më shumë se një viti. Edhe pse Trumpi, në mars të vitit 2025, e nominoi republikanin Mark Brnovich për këtë post, administrata e tërhoqi këtë propozim në fillim të tetorit, pa dhënë arsye.
Foto ilustruse PALESTINA- Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur shqetësimin mbi mënyrën se si po funksionoj...
Foto ilustruse HOLANDA- Holanda ka ndaluar importin e produkteve nga vendbanimet izraelite. Kryeministri holandez, Rob Jetten deklaroi se qeveria...
Glauk Konjufca KOSOVË- Kosova e mirëpret çdo nismë që synon përshpejtimin e integrimit në Bashkimin Evropian, por mbe...
Vladimir Putin RUSIA- Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko mori pjesë për herë të parë në prov...
Donald Trump IRAN- Media arabe “Al Arabiya” raporton, se drafti përfundimtar i një marrëveshjeje të mundshme mes Shteteve ...
Foto ilustruse AFRIKA- Drejtori rajonal i OBSH-së për Afrikën, Mohamed Yacoub Janabi ka folur për shëprthimin...
Magyar- Von der Leyen HUNGARI- Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar po kundërshton kërkesat e BE-së për r...
Hung Cao SHBA- SHtetet e Bashkuara të Amerikës po pezullojnë një shitje armësh me vlerë 14 miliardë dollarë p...
Princi Andrew BRITANI E MADHE- Policia britanike ka zgjeruar hetimet ndaj ish-Princit Andrew për sjellje të keqe në detyrë publike, duk...
Donald Trump SHBA- Uashingtoni shprehu një optimizëm të kujdesshëm të enjten se përpjekjet di...