LIVE UPDATES
Bota

Shtëpia e Bardhë denoncon retorikën bërthamore të Presidentit Putin

Si përgjigje ndaj pyetjeve te gazetareve në bordin e avionit presidencial ‘Air Force One’, zëvendës sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Olivia Dalton, ripohoi gjithashtu angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj parimit të NATO-s për mbrojtje kolektive.

16 Qershor 2023, 21:40 Nga I.A
Shtëpia e Bardhë denoncon retorikën bërthamore të
Putin

SHBA- Shtëpia e Bardhë denoncoi të premten komentet e Presidentit rus Vladimir Putin mbi përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore, por tha se Shtetet e Bashkuara nuk ka bërë asnjë ndryshim që lidhet me kapacitetet bërthamore të vendit, si përgjigje ndaj kësaj retorike.

Komentet e Shtëpisë së Bardhë pasuan fjalimin e Presidentit rus Vladimir Putin në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut. Zoti Putin tha se teorikisht Rusia mund t’i përdorte armët bërthamore nëse do të ekzistonte një kërcënim ndaj integritetit territorial të saj. Por shtoi se vendi i tij nuk ndodhej përballë një nevoje të tillë.

Armët bërthamore janë prodhuar për të garantuar sigurinë tonë dhe ekzistencën e shtetit rus, në kuptimin më të gjerë të fjalës, por ne nuk kemi një nevojë për t'i përdorur ato”, tha zoti Putin.

Si përgjigje ndaj pyetjeve te gazetareve në bordin e avionit presidencial ‘Air Force One’, zëvendës sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Olivia Dalton, ripohoi gjithashtu angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj parimit të NATO-s për mbrojtje kolektive.

Duke iu referuar komenteve të zotit Putin, Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha të premten se nuk ka sinjale se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore dhe se Shtetet e Bashkuara nuk shohin asnjë arsye për të bërë ndryshime në gatishmërinë bërthamore të vendit.

Putin: Ekonomia ruse është e fortë; Zelensky 'turp për popullin hebre'

Të premten në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut, Presidenti Vladimir Putin foli me nota pozitive mbi të ardhmen e ekonomisë ruse, pavarësisht sanksioneve të rënda perëndimore, të vendosura për shkak të luftës në Ukrainë.

Zyrtarët dhe investitorët perëndimorë i qëndruan larg forumit të këtij viti, i cili prej dekadash është konsideruar si organizimi kryesor i Rusisë për tërheqjen e kapitalit të huaj dhe ndonjëherë krahasohet me Forumin Ekonomik Botëror të Davosit.

Më herët Kremlini u ndaloi gazetarëve nga vende që Rusia i konsideron si "jomiqësore", që të mbulojnë punimet e forumit, i cili nisi të mërkurën dhe vazhdojnë deri të shtunën. Moska ka vendosur një përcaktim të tillë për shumë vende, mes tyre Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, anëtarët e Bashkimit Evropian dhe Australinë, si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve perëndimore të lidhura me Ukrainën.

Megjithatë gjatë seancës plenare të forumit, zoti Putin tha se: "Ne nuk jemi kthyer në rrugën e vetëizolimit. Por krejt e kundërta ka ndodhur. Ne kemi zgjeruar kontaktet me partnerë të besueshëm dhe të përgjegjshëm, në vendet dhe rajonet që shërbejnë si motor e nxitës të ekonomisë botërore sot. Do të doja ta ritheksoja: këto janë tregjet e së ardhmes dhe të gjithë e kuptojnë këtë qartë", tha ai.

Zyrtarët nuk publikuan ndonjë listë të bizneseve të huaja që marrin pjesë në forum, por në programin e tij që parashikonte më shumë se 100 diskutime, shfaqeshin një shumicë e theksuar folësish me origjinë nga Rusia.

Ndërsa në një nga seancat e forumit Rusia u shpall si një "qendër globale teknologjike", në të tjera u pranua në heshtje, izolimi ekonomik në rritje i Moskës, që kur trupat e saj u futën në Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar.

Presidenti Putin mbrojti gjithashtu me forcë dërgimin e trupave ruse në Ukrainë dhe përsëriti pretendimet e tij se Kievi drejtohet nga një regjim neo-nazist, pavarësisht nga rrënjët hebraike të Presidentit Volodymyr Zelenskyy.

Miqtë e mi hebrenj thonë se Zelenskyy nuk është hebre, por një turp për popullin hebre”, tha zoti Putin.

Ndërkohë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, u dëgjuan të premten sirenat që paralajmëronin për sulme të mundshme ajrore ndërsa një delegacion udhëheqësish nga shtete afrikane po takoheshin me përfaqësues të qeverisë ukrainase, me shpresën për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje mes Kievit dhe Moskës.

Në një postim në rrjetet sociale Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko njoftoi për një shpërthim në një nga lagjet e qytetit, në ‘Podil’.

Gjenerali amerikan Mark Milley, Shefi i Shefave të Shtabit të Bashkuar u tha gazetarëve në Bruksel se Ukraina "po bën përparim ndërsa pranoi se po zhvillohet një luftë shumë e vështirë dhe shumë e përgjakshme”.

Ai shtoi tha se morali i trupave ruse nuk është i lartë dhe atyre po u mungon roli udhëheqës. Të enjten Sekretari i Përgjithshëm i aleancës Stoltenberg tha se Kievi ka shënuar përparim “për shkak të trimërisë dhe aftësive të ushtarëve ukrainas. Por ai theksoi se përparimi ishte gjithashtu tregues i mbështetjes që aleatët e NATO-s i kanë dhënë Ukrainës, çka po sjell sipas tij ndryshim në fushën e betejës”.

Marrë nga VOA

vladimir putin olivia dalton

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen