16 Qershor 2023, 19:31
Nga I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se palët e huaja duhet të reagojnë dhe të dënojnë sulmet ndaj gazetarëve. Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka deklaruar se sulmet fizike ndaj atyre që raportojnë nga terreni janë të papranueshme. Ai gjithashtu ka publikuar një video, ku shihet kameramani i RTK-së, Bardh Bekteshi, duke u sulmuar nga bandat kriminale në Leposaviç.
“Një tjetër gazetar është sulmuar brutalisht teksa mbulonte zhvillimet në veri të Kosovës sot nga persona të maskuar. Sulmet fizike ndaj atyre që raportojnë nga terreni janë absolutisht të papranueshme dhe duhet të dënohen nga të gjitha palët që në anën e kundërt janë të zëshme për situatën”, shkruan Kurti.
Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?
Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Dy ditë më parë (14 qershor) në afërsi të Leposaviç, 3 pjesëtarë të Policisë së Kosovës u morën peng peng nga Forcat Speciale Serbe 'Kobra'. Ngjarja ndodhi kur tre policët ishin duke patrulluar në kufi, në vendin e quajtur Tresave/ Bare. Sipas Qeverisë së Kosovës, ky është një kundërpërgjigje për arrestimin 2 ditë më parë në Mitrovicën e Veriut, të serbit Millun Millenkoviç, një nga organizatorët e protestave të dhunshme në Veri. Serbia ka hedhur poshtë çdo pretendim. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.
albin kurti tensione në veri të kosovës
Bota
16 Qershor 2023, 19:00
I.A
Frontex
Gjatë periudhës janar-maj, linja e Ballkanit Perëndimor, mbetet rruga e dytë më aktive për kalimin e migrantëve ...
Bota
16 Qershor 2023, 18:49
I.A
Foto nga mbledhja
BRUKSEL- Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s u mblodhën të premten në Bruksel në ditën e dytë dhe të ...
Bota
16 Qershor 2023, 18:37
I.A
Policet e rrembyer
KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë (MPJD), është ankuar të premt...
Bota
16 Qershor 2023, 18:30
I.A
Foto ilustruese
KOSOVË- Komisioni i Pavarur për Media (KPM), i ka dhënë afat prej 30 ditëve televizionit Klan Kosova, që t&eu...
Bota
16 Qershor 2023, 17:51
I.A
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka mbajtur ditën e sotme një fjalim në Shën Petersburg, nga ku ka deklaruar se vendi...
Bota
16 Qershor 2023, 17:47
k.m.
Gabriel Escobar
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha sot se ende po punohet në planin ...
Bota
16 Qershor 2023, 17:41
I.A
KOSOVË- Qendra Kinematografike e Kosovës ka bërë të ditur se sot është votuar përfundimisht ligji i ri për kinema...
Bota
16 Qershor 2023, 17:14
I.A
Albin Kurti dhe Zoran Milanoviç
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka takuar sot presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç, në kua...
Bota
16 Qershor 2023, 17:03
I.A
Hyeong Do Kwon
MALI I ZI- I arratisuri ndërkombëtar dhe i ashtuquajturi mbreti i kriptovalutave, Hyeong Do Kwon dhe partneri i tij i biznesit Hon...
Bota
16 Qershor 2023, 16:09
I.A
Makina e sulmuar
KOSOVË- Protestuesit serbë në Leposaviç kanë sulmuar me bojë dhe makinën e Ministrit Elbert Kras...