LIVE UPDATES
Bota

Stoltenberg: Nuk ka ftesë për Ukrainën për anëtarësim në NATO

Më 15 dhe 16 qershor, në Bruksel u mbajt takimi ministror i NATO-s, në të cilin marrin pjesë ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare.

16 Qershor 2023, 20:28 Nga I.A
Stoltenberg: Nuk ka ftesë për Ukrainën për
Jens Stoltenberg

BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha më 16 qershor në Bruksel, se aleanca do të forcojë lidhjet politike me Ukrainën në samitin e muajit të ardhshëm, por se tani për tani “nuk bëhet fjalë” për një ftesë për anëtarësimin e Kievit na aleance, raportoi AFP.

“Ne nuk do të diskutojmë për ftesë (në NATO) në samitin në Vilnius (më 1 dhe 2 korrik), por për atë se si mund ta afrojmë Ukrainën me NATO-n”, tha Stoltenberg.

Ai shtoi se është “i bindur se vendet anëtare do të gjejnë një zgjidhje të mirë dhe konsensus”.

Më 15 dhe 16 qershor, në Bruksel u mbajt takimi ministror i NATO-s, në të cilin marrin pjesë ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare. Si gjest simbolik, udhëheqësit e Aleancës synojnë të mbajnë takimin e parë të Këshillit NATO-Ukrainë me presidentin Volodymyr Zelensky, në kryeqytetin e Lituanisë, tha Stoltenberg.

Samiti i NATO-s do të mbahet në Vilnius më 1 dhe 2 korrik. Kjo lëvizje përfaqëson një përmirësim në lidhjet politike dhe do t’i japë Kievit një vend më të barabartë në tryezë “për t’u konsultuar dhe vendosur për çështjet e sigurisë”, tha Stoltenberg.

Vendet anëtare të e NATO-s nuk kanë ende qëndrim të unifikuar lidhur me kërkesën e Ukrainës për t’u bashkuar me Aleancën kur të përfundojë lufta, e cila ka nisur me pushtimin rus të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022.

Vendet e NATO-s në Evropën Lindore, janë angazhuar për një udhërrëfyes më të mirë të anëtarësimit për Ukrainën. Megjithatë, aleatët kryesorë, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Gjermania, nuk duan të shkojnë shumë më tej sesa një premtim i paqartë i vitit 2014, se Ukraina një ditë do t’i bashkohej aleancës, raportoi AFP-ja.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, sugjeroi më 16 qershor, se është e mundur që disa kërkesa të anëtarësimit mund të lehtësohen, nëse Ukraina, në fund, është e gatshme të bashkohet.

Vendet e NATO-s i kanë dorëzuar Ukrainës armë me vlerë dhjetëra miliarda dollarë që kur Moska nisi një pushtim të gjithanshëm shkurtin e vitit të kaluar. Stoltenberg kërkon, gjithashtu, që vendet anëtare të NATO-s të angazhohen për një pako ndihme shumëvjeçare, për ta sjellë Ukrainën më afër standardeve të Aleancës.

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s nuk arritën një marrëveshje mbi planet e reja se si t’i përgjigjen sulmit rus, ndërkaq një diplomat fajësoi Turqinë për pengimin e tyre, raportoi Reuters. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se ministrat diskutuan planet, të parat që nga fundi i Luftës së Ftohtë dhe se po i afrohen një marrëveshjeje.

Megjithatë, siç raportohet nga Reuters, një diplomat tha se Turqia e bllokoi vendimin, për shkak të formulimit të vendndodhjeve gjeografike, duke përfshirë Qipron. Ai shtoi se ende është e mundur të gjendet një zgjidhje përpara samitit të NATO-s në Vilnius.

Marrë nga REL

jens stoltenberg lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet