18 Mars 2025, 14:58
Nga E. D
Donald Trump
SHBA- Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se Hamasi është ai që zgjodhi luftën duke refuzuar lirimin e pengjeve të mbajtura në Rripin e Gazës. Kështu tha një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të presidencës amerikane, pas rifillimit të bastisjeve izraelite në enklavën palestineze.
"Hamasi mund të kishte liruar pengjet për të zgjatur armëpushimin, por zgjodhi mohimin dhe luftën," tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Brian Hughes.
Izraeli u zotua sot se do të vazhdojë sulmin e tij në Rripin e Gazës derisa të kthehen të gjithë pengjet, pas bombardimeve më të rënda që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, të cilën e nisi gjatë natës në enklavën palestineze.
Sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 413 persona, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Hamasit. Shtëpia e Bardhë konfirmoi mbrëmë se kishte pasur konsultime mes qeverisë izraelite dhe asaj të presidentit amerikan Donald Trump përpara se të fillonin sulmet izraelite.
“Izraelitët u konsultuan me administratën Trump dhe Shtëpinë e Bardhë për sulmet e tyre ndaj Gazës sonte”, tha zëdhënësja presidenciale Caroline Levitt për Fox News mbrëmë, duke shtuar se siç e ka bërë të qartë Presidenti Trump, Hamasi, Houthis, Irani, të gjithë ata që kërkojnë të terrorizojnë jo vetëm Izraelin, por Shtetet e Bashkuara, do të paguajnë një çmim.
donald trump
Bota
18 Mars 2025, 14:41
I.A
John Bolton
TIRANË- Ish-Këshilltari për Sigurinë Kombëtare në SHBA, John Bolton ka komentuar ndër të tjerat që...
Bota
18 Mars 2025, 14:23
E. D
foto ilustruese
ITALI- Një 25-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane për mosrespektim të ndalimit të kthimit në te...
Bota
18 Mars 2025, 14:17
B.Z
Dodik
SERBI - Një grup i deputetëve të Parlamentit Evropian i kanë bërë thirrje shefes së Bashkimit Evropian të nd&...
Bota
18 Mars 2025, 13:51
E. D
pamje nga protesta
SERBI- Forcat serbe të sigurisë akuzohen se përdorën një armë sonike ushtarake për t’i dhë...
Bota
18 Mars 2025, 13:44
M.L
Binjakët Qaadir Malik Lewis dhe Naazir Rahim Lewis
SHBA- Gjenden të vdekur në malet e Gjeorgjisë vëllezërit binjakë 19-v...
Bota
18 Mars 2025, 13:28
E. D
foto nga vendngjarja
AMERIK- Të paktën 12 persona kanë humbur jetën pasi një aeroplan u rrëzua në brigjet e Karaibeve t&...
Bota
18 Mars 2025, 13:14
E. D
foto ilustruese
MAQEDONI E VERIUT- Gjendja e të lënduarve nga një zjarr vdekjeprurës në një klub nate në Maqedoninë...
Bota
18 Mars 2025, 12:44
E. D
Scarlett Selby
SHBA- Një vajzë 7-vjeçare nga Misuri, e quajtur Scarlett Selby, ra në koma pas një sfide virale TikTok. 7-vje&cc...
Bota
18 Mars 2025, 12:32
E. D
Rexhep Tajip Erdogan
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan po punon për të siguruar një takim me Donald Trump në Sht&eu...
Bota
18 Mars 2025, 12:23
M.B
Raphael Glucksmann dhe Caroline Leavitt
SHBA- Deputeti francez Raphael Glucksmann iu përgjigj zëdhënëses së Shtëpisë...