Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Finer kishte biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe të premten me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, duke shprehur shqetësimin e Shteteve të Bashkuara për situatën në veri.

SHBA- Shtëpia e Bardhë njoftoi se zëvendës këshilltari amerikan për siguri kombëtare, Jon Finer u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa për çtensionimin e situatës në veri të Kosovës.
Zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë tha se Finer kishte biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe të premten me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, duke shprehur shqetësimin e Shteteve të Bashkuara për situatën në veri.
“Ai kërkoi nga Qeveria e Kosovës që t'u mundësojë kryetarëve të sapozgjedhur të komunave që t'i kryejnë detyrat e tyre nga vend-ndodhje alternative dhe të tërheqë forcat policore nga ndërtesat komunale. Ai gjithashtu përshëndeti gatishmërinë e kryeministrit Kurti për të punuar për krijimin e kushteve për zgjedhje të reja”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë për bisedën me kryeministrin e Kosovës.
Finer gjithashtu i bëri thirrje presidentit serb për marrjen e masave për qetësimin e gjendjes.
“Ai i kërkoi Qeverisë së Serbisë që të tërheqë forcat e saj të armatosura të stacionuara afër kufirit dhe të ulë gjendjen e gatishmërisë, si dhe t'u bëjë thirrje protestuesve që të ruajnë qetësinë në veri të Kosovës”, thuhet në njoftimin për telefonatën e së premtes.
Dy ditët e fundit si kryeministri Kurti, ashtu edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kanë shprehur vullnetin për zgjedhjet e reja. Kryetari i komunës së Leposaviçit, Lulzim Hetemi, që nga e hëna është në zyrën e tij, pa dalë asnjëherë. Ndërkaq kryetarët e komunave të Zveçanit dhe Zubin Potokut, nuk janë në zyrat e tyre.
Serbia nga ana tjetër ka akuzuar qeverinë e Kosovës për acarimin e situatës.
Tensionet pasuan zgjedhjet e 23 prillit në Kosovë, të cilat u bojkotuan nga partitë serbe. Kryetarë komunash u zgjodhën kandidatët e partive shqiptare dhe dërgimi i tyre në zyrat komunale nxiti reagimin e palës serbe që u hodh në protesta. Të hënën protestuesit u përplasën me forcat paqeruajtëse të NATO-s. Përplasjet shkaktuan plagosjen e 30 ushtarëve dhe nxitën shqetësimin për ripërtëritje të konfliktit në rajonin e trazuar.
Perëndimi ka ushtruar trysni për uljen e tensioneve dhe gjetjen e zgjidhjeve, përfshirë zgjedhje të reja lokale në veri të Kosovës, uljen e gatishmërisë së trupave serbe në kufi dhe riangazhimin për procesin e normalizimit./Dosja.al
Trenat INDI- Një përplasje mes dy trenave në Indinë lindore ka vrarë të paktën 288 persona ...
Lulzim Hetemi dhe Misi KOSOVË- Kryetari i Komunës së Zveçanit, Lulzim Hetemi i cili është prej ditësh i bllokuar n&eum...
Bianca Nobilo SHBA- Bianca Nobilo gjatë ditës së djeshme ka publikuar një video në rrjetet sociale, e cila është shikuar...
Burri i zhveshur ITALI- Një person i panjohur u zhvesh në shenjë proteste kundër luftës në Ukrainë në Bazilikë...
Thomas Hacker GJERMANI- Në kuadër të përpjekjeve të Gjermanisë dhe Francës për zbutjen e tensioneve n&eum...
Senatoret TIRANË- Dy senatorë demokratë me peshë po i bëjnë thirrje administratës së Presidentit Joe Biden që ...
Ilham Aliyev dhe Emmanuel Macron AZERBAJXHAN- Azerbajxhani akuzoi të premten Presidentin francez, Emmanuel Macron, për shtrembërim të r...
Daniel Fried SHBA- Ish-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Fried, thotë se situata e krijuar në veri të Kosovës i ka rr&e...
foto ilustruese MAQEDONIA E VERIUT- Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Milladinovcë-Shtip, ku si pasojë...
Foto ilustruese PORTUGALI- Autoritetet portugeze kanë kapur rreth 1 ton me kokainë ne një varkë që udhëtonte nga Amerika e Ju...