LIVE UPDATES
Bota

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sanksionojnë rrjetin rus të tregtarëve të armëve

Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja në Thesarin amerikan vendosi sanksione të reja më 1 shkurt ndaj individëve dhe entiteteve, që sipas SHBA-së, mbështesin industrinë ushtarake të Rusisë.

1 Shkurt 2023, 19:03 Nga k.m.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës sanksionojnë rrjetin rus të
Foto ilustruese

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj 22 individëve dhe entiteteve nga disa shtete, që sipas Departamentit të Thesarit, janë pjesë e një rrjeti global, të krijuar për t’iu shmangur sanksioneve paraprake ndaj industrisë të mbrojtjes së Rusisë.

Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja në Thesarin amerikan vendosi sanksione të reja më 1 shkurt ndaj individëve dhe entiteteve, që sipas SHBA-së, mbështesin industrinë ushtarake të Rusisë. Vendimi i SHBA-së është pjesë e strategjisë kundër shmangies së sanksioneve në mbarë botën, për të zbuluar ndërmjetësit që i japin qasje në të ardhura Rusisë, të cilat më pas ajo i përdor në luftën kundër Ukrainës, tha Departamenti amerikan i Thesarit.

“Përpjekjet e dëshpëruara të Rusisë për të përdorur të tjerët që të shmangë sanksionet amerikane janë dëshmi se sanksionet ia kanë bërë më të vështirë industrisë ushtarake të Rusisë që të rifurnizojë makinerinë e luftës së [presidentit rus, Vladimir] Putin”, tha nënsekretari amerikan i Thesarit, Wally Adeyemo.

Rrjeti udhëhiqet nga Rusia dhe nga tregtari i armëve, me bazë në Qipro, Igor Zimenkov. Ai në këtë rrjet punon me djalin e tij, Jonatan Zimenkov, me qëllim që të mundësojë shitjen e armëve në shtetet e treta, tha SHBA-ja.

Ky rrjet është i përfshirë në projekte të lidhura me aftësitë e mbrojtjes ruse, përfshirë edhe furnizimet me pajisje të teknologjisë së lartë, që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022, tha Thesari. Disa anëtarë të këtij rrjeti po ashtu kanë mbështetur entitetet e sanksionuara ruse, Rosoboroneksport dhe korporatën shtetërore Rostec, që Thesari vlerëson se janë pjesë kyçe të industrisë ushtarake të Rusisë.

Igor Zimenkov ka raporte të ngushta me njerëzit e lidhur me Rosoboroneksport dhe po ashtu ka ofruar informacione për personelin e Rostec që gjendet jashtë vendit. Ndërkaq, sipas Thesarit, Jonatan Zimenkov është përfaqësues ligjor i kompanive në këtë rrjet, që janë të babait të tij.

SHBA-ja tha se ata me qëllim janë përfshirë në disa marrëveshje për shitjen e helikopterëve dhe të shërbimeve të sigurisë kibernetike në shtetet e Amerikës Jugore dhe gjithashtu kanë pasur kontakte të drejtpërdrejta me klientët potencialë të Rosoboroneksportit, me qëllim që të mundësojnë shitjen e materialeve ruse të mbrojtjes. Thesari tha se në rrjetin e goditur me sanksione ka pasur disa kompani që kanë kryer pastrimin e parave. Këto kompani, që janë subjekt i sanksioneve, kanë selinë në Singapor, Qipro, Bullgari, Uzbekistan dhe Izrael. Po ashtu, disa persona të lidhur me këto kompani janë sanksionuar./REL

shba

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen