LIVE UPDATES
Bota

Si do të veprojë SHBA në të ardhmen në Europë?

Nga një rrjedhje informacioni nga drafti i strategjisë së sigurisë së SHBA-së, duket se qeveria amerikane përpiqet të përçajë BE-në. Me gjasë SHBA planifikon që të nxjerrë katër vende nga unioni. Sa realiste është kjo?

13 Dhjetor 2025, 22:57 Nga I.A
Si do të veprojë SHBA në të ardhmen në Europë?
Donald Trump

Marrëdhëniet transatlantike janë cënuar fort që me ardhjen në pushtet të Donald Trumpit. Publikimi i Strategjisë Kombëtare të Sigurisë (NSS)më 4 dhjetor 2025 u kuptua nga shumë politikanë europianë si një fyerje e hapur. Në dokumentin e strategjisë, që çdo qeveri e SHBA-së duhet t'ia paraqesë kongresit, qeveria Trump e përshkruan Europën si një kontinent në rënie. Shprehimisht bëhet fjalë për një "censurë" ndaj lirisë së shprehjes së mendimit në Europë, një "shtypje të opozitës politike" dhe një "shuarje të mundshme të civilizimit" për shkak të politikës aktuale të migracionit.

Por ndërkohë ka rrjedhur informacion nga një pjesë e papublikuar e dokumentit NSS, që është edhe më i ndërlikuar – dhe përmban më shumë detaje, se si do të veprojëSHBAnë të ardhmen në Europë. Drafti parashikon, që duhet të intensifikohet bashkëpunimi i SHBA-së veçanërisht me Italinë, Austrinë, Poloninë dhe Hungarinë, "me qëllim për t'i shkëputur ato [nga Bashkimi Europian]", citon portali i SHBA-së Defense One, draftin të cilin pretendon se e ka lexuar. E pyetur nga Portali Defense One Shtëpia e Bardhë e ka mohuar ekzistencën e një drafti të tillë.

Sidoqoftë:A po përpiqet SHBA ta përçajë Bashkimin Europian? Përse pikërisht ka përpjekje për afrim me këto katër vende të BE-së?

Më pak surprizuese në këtë listë është Hungaria. Kryeministri Viktor Orban dhe presidenti Donald Trumpkonsiderohen aleatë të ngushtë. Orban e ka mbështetur Trumpin gjatë fushatës elektorale më 2016 – asokohe si i vetmi kryeministër nga BE. Të dy e dinë, se çfarë kanë të përbashkët. Orbani vazhdimisht me qendrimet e tij destabilizon BE-në duke e dobësuar një institucion, ndaj të cilit Trump ka mosbesim të madh.

Orbani nga ana e tij gëzohet për mbështetjen politike prej superfuqisë. Me gjasë SHBA i ka ofruar Hungarisë, ngjashëm si Argjentinës së fundi, një "mburojë financiare" prej 20 miliardë dollarësh – Ekonomia e Hungarisë kohët e fundit po dobësohet dhe financimet e rëndësishme nga BE janë pezulluar. Në një intervistë aktuale me Politico Trump nuk kujtohej më të ketë bërë një premtim të tillë. Por ka pasur bisedime për një bashkëpunim financiar. Trump është vazhdimisht i gatshëm, që ta ndihmojë - siç e quan ai - "great friend", shokun e tij të madh.

Edhe kryeministren e Italisë Giorgia Meloni dhe partinë e saj post-fashiste Fratelli d'Italia e vlerëson presidenti i SHBA-së. Megjithatë Daniel Hegedüs, drejtor rajonal për Europën Qendrore në German Marshall Fund of the United States, mendon se është një "keqkuptim" i qeverisë amerikane, se Meloni mund të dalë kundër BE-së. Sepse ndonëse Meloni ka një afërsi botëkuptimi me Orbanin, ajo nuk është bërë një ndër bllokueset në BE, por ka një qëndrim mjaft pragmatik: Askush tjetër nuk e ka kuptuar më mirë se Meloni, se çfarë i sjell vendit të saj një BE e qendrueshme dhe funksonuese, thotë për DW Hegedüs.

Poloniadhe Austria ndonëse aktualisht nuk kanë qeveri populiste të djathta, deri para pak kohësh të dy vendet kanë pasur në pushtet parti të djathta euroskpetike, që vazhdojnë të kenë influencë të madhe. Në zgjedhjet e fundit në Austri Partia e Lirisë (FPÖ) doli forca më e madhe dhe kryeson sondazhet aktuale. Në Poloni në verë me Karol Navrockin i fitoi zgjedhjet presidenciale kandidati i partisë konservatore të djathtë Ligj dhe Drektësi (PiS). Eshtë e mundur, që qeveria Trump në të dy këto vende së shpejti mendon se mund të ketë sërish mundësi më të mëdha influence.

Përse jo Sllovakia dhe Çekia?

Vëzhguesit mund t'i habisë fakti, që në listën e vendeve nuk përfshihen Republika Çeke dhe ajo Sllovake. Në Çeki në tetor fitoi zgjedhjet parlamentare partia populiste e djathtë ANO e miliarderit Andrej Babis dhe ka krijuar koalicion me parti gjithashtu të djathta si: Partia e Shoferëve (Motoriste) dhe me atë të ekstremit të djathtë Liria dhe Demokracia Direkte (SPD).

Sllovakia që nga vitit 2023 është spostuar djathtas me qeverinë e Robert Ficos.Partia e tij nominalisht socialdemokrate dhe faktikisht në pjesën më të madhe nacionalsite e djathtë Smer-SD së fundi u përjashtua nga radhët e partive socialdemokrate të Europës (SPE).

Të dy Babis dhe Fico, janë skeptikë ndaj BE-së, të dy kanë potencialin që të nxisin kaos në vendimmarrjen europiane dhe të minojnë autoritetin e BE-së në çështjet strategjike, kryesisht sa ka të bëjë me Rusinë dhe Ukrainën – tipare këto, që qeveria Trump në orientimin aktual do të duhej t'i kishte vlerësuar.

Që këto dy vende nuk shfaqen në dokumentin e strategjisë, sipas politologut Hegedüs, kjo ka të bëjë me rrënjët e secilës parti. ANO për një kohë të gjatë nuk klasifikohej si parti klasike e spektrit majtas-djathtas, ndërsa Smer-SD fillimisht e konsideronte veten si majtas. "Mund ta shohësh qartazi, se sa e ideologjizuar është qasja amerikane", thotë Hegedüs. "Meqënëse Smer dhe ANO nuk kanë prejardhje klasike populiste të djathtë, ato nuk konsiderohen si shok ideali, edhe pse ndoshta bëjnë një politikë, që është e dobishme për qeverinë Trump."

Dekompozim gradual i integrimit europian

Përpjekja e parë për ndërhyrje e qeverisë së re të SHBA në proceset demokratike në Europë ishte në fillim të vitit, kur zëvendëspresidenti JD Vance mbajti një fjalim provokues në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Kjo përpjekje u anashkalua pjesërisht nga vëzhgues të raporteve transatlantike duke argumentuar, se qeveria e re në Uashington së pari duhet të përcaktojë rolin e vet të ri. Por qysh atëherë qeveria e SHBA vazhdimisht ka ndërhyrë në Europë në fushatat elektorale si ajo gjermane, rumune e polake. Ndërhyrja ndjek gjithmonë të njëjtin shablon: Mbështetje, kur qeveria Trump sheh aleatë ideologjik – dhe kush dobëson Brukselin.

Qëllimi i SHBA-së nuk mund të jetë një Huxit, Italexit, Auxit apo Polexit, mendojnë ekspertët si Hegedüs – por një shpërbërje graduale e integrimit europian, që ajo mund ta nxisë me mbështetje diplomatike, politike e ndoshta edhe financiare.

Shenjat e para për këtë tani po shihen: BE p.sh. ka rënë dakord për shkëputjen graduale nga varësia e energjisë ruse. Deri në fund të vitit 2026 do të ndalohet importi i gazit të lëngshëm natyror, deri në nëntor 2027 importi i gazit përmes linjave gazsjellëse. 

Në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin turk Rexhep Tayip Erdogan të hënën (08.12.2025) Orban deklaroi, se Turqia edhe në të ardhmen do të garantojë që Hungaria të marrë furnizimet me gaz përmes linjës TurkStream.Fotografi: DHA
Kryeministri i Hungarisë Orban në nëntor mori një përjashtim nga Trumpi në kontekstin e sanksioneve të SHBA-së lidhur me importet ruse të gazit.Ai deklaroi, se BE-ja nuk do ta pranojë këtë vendim dhe se rasti do të kalojë në Gjykatën Europiane. Në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin turk Rexhep Tayip Erdogan të hënën (08.12.2025) Orban deklaroi, se Turqia edhe në të ardhmen do të garantojë që Hungaria të marrë furnizimet me gaz përmes linjës TurkStream.

Eksperti Hegedüs beson, se në vitet e ardhshme vazhdimisht do të ketë raste të tilla, kur vendet anëtare në sektorë të caktuar nuk do t'u përëmbahen rregullave të vendosura bashkarisht dhe në këtë mënyrë do të vihet gjithnjë e më shumë në pikëpyetje integrimi europian. BE-ja kësisoj do të gërryhej gjithnjë e më shumë – derisa dikur vërtetë mund të humbiste rëndësinë./DW

donald trump

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale