Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Derisa avioni i von der Leyen po afrohej pranë Aeroportit të Plovdivit, sinjalet e GPS-it që udhëzonin avionin, u zhdukën papritmas, duke i lënë pilotët “në errësirë” sa i përket navigacionit satelitor për gati një orë.
BULLGARI- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po fluturonte drejt Bullgarisë kur sistemi GPS i avionit të saj u ndërpre nga një operacion i dyshuar rus, duke detyruar pilotët të mbështeteshin në navigacionin rezervë dhe në hartat tradicionale për të ateruar në mënyrë të sigurt.
Ky ishte rasti më i fundit i një taktike në rritje dhe shqetësuese në zonat e konflikteve moderne të bllokimit të sinjaleve të Sistemit Global të Pozicionimit (GPS).
Derisa avioni i von der Leyen po afrohej pranë Aeroportit të Plovdivit, sinjalet e GPS-it që udhëzonin avionin, u zhdukën papritmas, duke i lënë pilotët “në errësirë” sa i përket navigacionit satelitor për gati një orë.
Pavarësisht pengesave, ata kaluan shpejt te sistemet rezervë dhe ateruan në mënyrë të sigurt pa ndonjë incident.
Moska e ka mohuar çdo rol pengimin e në fluturimin e von der Leyen.
Sipas zyrtarëve bullgarë, ndërprerjet dhe bllokimi i sinjaleve të GPS-it janë bërë kaq të shpeshta saqë rastet individuale, si ai i von der Leyen, nuk hetohen më ndaras.
Por, ish-ministri i Mbrojtjes, Todor Tagarev, nuk pajtohet.
“Nëse ka pasur ndërprerje, ajo nuk ka mundur të vijë nga jashtë vendit”, tha Tagarev për Shërbimin bullgar të Radios Evropa e Lirë (REL).
Ai shtoi se, në rrethana të tilla, “shërbimet e sigurisë duhet të zbulojnë se çfarë ndodhi”.
Rastet e ndërprerjes dhe manipulimit të sinjaleve të GPS-it po rriten, sipas analistëve të aviacionit, veçanërisht në sektorët e aviacionit dhe detarisë, sidomos pranë zonave të konflikteve si Ukraina, Deti i Zi dhe Evropa Lindore.
Në mars, agjencitë e Kombeve të Bashkuara për telekomunikacionin, aviacionin dhe transportin detar kërkuan “mbrojtje të menjëhershme” për shërbimin satelitor të radionavigacionit (RNSS), i cili mbështet navigacionin global dhe matjen e saktë të kohës.
Si ndërpriten sinjalet e GPS-it?
Sinjalet e GPS-it mund të humbin për shkak të fenomeneve natyrore, si stuhia diellore, ose për shkak të dështimeve të pajisjeve. Por, këto raste zakonisht janë të shkurtra dhe të parashikuara në aviacionin komercial, prandaj rreziku për fluturimet komerciale është minimal.
Ndërprerja e sinjaleve të GPS-it përfshin transmetimin e sinjaleve radio në të njëjtat frekuenca me satelitët GPS për t’i mbingarkuar dhe bllokuar sinjalet e ligjshme të navigacionit.
Parimi funksionon kështu: satelitët GPS transmetojnë sinjale të dobëta radioje në frekuenca specifike. Një pranues kap sinjalet nga të paktën katër satelitë dhe përdor të dhënat e kohës për t’i llogaritur koordinatat.
Pra, si bëhet ndërprerja? Thënë thjesht, ndërprerja ndodh kur dikush transmeton një sinjal më të fortë në të njëjtat frekuenca ose në frekuenca të afërta, duke “i shuar” plotësisht sinjalet nga satelitët.
Si pasojë, pranuesi nuk mund të lidhet me satelitët dhe kështu humb sinjalin.
Në disa raste, nëse në vend të ndërprerjes sistemi manipulohet, atëherë pranuesi mund të tregojë koordinata të rrejshme.
Edhe pse pajisjet për ndërprerjen e sinjaleve mund të jenë të lira për t’u blerë dhe teknikisht të thjeshta, ato zakonisht funksionojnë vetëm në distanca të shkurtra; disa qindra metra për ndërprerës të vegjël ose disa kilometra për sisteme më të fuqishme ushtarake.
Ndërprerësit e përfshirë në incidentin e von der Leyen nuk ndodheshin mijëra kilometra larg në Rusi, por afër hapësirës ajrore evropiane.
Në fakt, ekspertët që folën për REL-in thanë se burimi i sinjalit ndërhyrës ndodhej afër aeroportit.
Mashtrimi me sinjale të GPS-it bëhet pak më ndryshe: kjo bëhet përmes një metode për vendosjen e një aeroplani atje ku nuk është. Kjo bëhet duke krijuar një kopje të sinjalit të avionit dhe duke e transmetuar atë për ta bërë të duket se një aeroplan ndodhet diku tjetër ose për ta ndryshuar kohën kur duket se po vepron.
Mashtrimi mund të bëhet vetëm qëllimisht përmes pajisjeve të veçanta që dekodojnë dhe riprodhojnë transmetuesin GPS të një avioni.
Nëse është kaq e lehtë, pse nuk është më e zakonshme?
Ndërprerja e sinjaleve është e paligjshme në shumicën e vendeve dhe e lehtë për t’u zbuluar dhe lokalizuar, prandaj kryerësit rrezikojnë të kapen.
Për më tepër, duke qenë se GPS-i përdoret kaq shumë – nga makinat, anijet dhe telefonat e mençur – ndërprerja e sinjaleve shkakton pengesa të mëdha jashtë aviacionit, prandaj kjo metodë është zgjedhje e rrezikshme jashtë konteksteve ushtarake ose të konflikteve.
Megjithatë, ndërprerja dhe mashtrimi ushtarak me sinjale po bëhen gjithnjë e më të zakonshme në zonat e konflikteve. Incidentet janë shtuar që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022 dhe janë bërë edhe më të shpeshta prej atëherë.
Ndërprerja e sinjaleve mund të përdoret ndonjëherë për qëllime mbrojtëse, por ekspertët argumentojnë se Rusia po synon gjithnjë e më shumë vendet evropiane në këtë mënyrë për të shkaktuar hutim dhe frikë.
Pas incidentit me von der Leyen, Komisioni Evropian fajësoi drejtpërdrejt Rusinë dhe vendosi sanksione ndaj disa kompanive të lidhura me ndërprerjen e sinjaleve GPS. Ai gjithashtu tha se po zhvillon një plan specifik për aviacionin për të parandaluar ndërprerje të tilla të sinjaleve në të ardhmen./REL
Gjykata Supreme SHBA- Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, e ka çuar çështjen e tarifave në Gjykatën Supreme dhe...
foto ilustruese GAZË- Hamasi thotë se mbetet i gatshëm të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse m...
pamje nga protesta SHBA- Viktimat e Jeffrey Epstein thanë rrëfime për abuzimet seksuale të mërkurën, ndërsa gjithashtu m...
donald trump SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha të mërkurën se synon të zhvilloj&eu...
foto nga vendngjarja PORTUGALI- Ka shkuar në 15 numri i viktimave, nga aksidenti tragjik i ndodhur në Lisbonë ku tramvaji historik "Gloria"&...
marco rubio SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, e mbrojti të mërkurën sulmin e ushtrisë amerikane ndaj një varke t&eum...
pamje te anijes SHBA- Për muaj të tërë, tensionet janë ashpërsuar midis qeverive të Shteteve të Bashkuara dhe Venez...
foto ilustruese PORTUGALI- Tramvaji ikonik "Gloria" i Lisbonës, i cili është shumë i njohur për turistët, doli nga shina...
foto ilustruese ATHINË- Parlamenti i Greqisë ka miratuar një ligj të ri me masa të rrepta për imigracionin, duke e ...
foto ilustruese IZRAEL- Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) kanë njoftuar se operacioni i tyre për të eliminuar Hamasin, "Qerret...