LIVE UPDATES
Bota

Si ndikon forcimi i lidhjeve Kinë-Rusi në Azinë Qendrore?

Ky njoftim ka ardhur pas vizitës së tij në Rusi, ku Xi dhe Putin kanë përshëndetur atë që e kanë konsideruar epokë të re në marrëdhëniet e tyre, pavarësisht luftës që po zhvillon Moska në Ukrainë, zhvillim me pasoja të gjera në Azinë Qendrore.

29 Mars 2023, 13:03 Nga I.A
Si ndikon forcimi i lidhjeve Kinë-Rusi në Azinë Qendrore?
Foto Ilustruese

RUSI- Pak pas përfundimit të takimit të nivelit të lartë në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin, lideri kinez, Xi Jinping, i ka kthyer sytë kah Azia Qendrore, kur i ka bërë të ditura planet për të organizuar një samit në maj. Ky njoftim ka ardhur pas vizitës së tij në Rusi, ku Xi dhe Putin kanë përshëndetur atë që e kanë konsideruar epokë të re në marrëdhëniet e tyre, pavarësisht luftës që po zhvillon Moska në Ukrainë, zhvillim me pasoja të gjera në Azinë Qendrore.

Kremlini, tradicionalisht, e ka konsideruar këtë rajon si oborr të vetin, mirëpo është përjashtuar nga Kina si forcë kryesore ekonomike për pesë shtetet e rajonit përkatës. Lufta e Rusisë në Ukrainë ka shkaktuar dridhje gjeopolitike dhe ekonomike në shumë vende të botës, por në këtë rajon ka ndikuar me forcim të rolit të Kinës, qoftë përmes samiteve diplomatike, apo edhe iniciativave tjera, të cilat e kanë shkëputur litarin e hollë diplomatik në të cilin kanë ecur qeveritë e Azisë Qendrore, me qëllim të balancimit të lidhjeve mes Kinës, Rusisë dhe Perëndimit.

Mirëpo, analistët besojnë se tani, kur Xi dhe Putin janë zotuar për forcim të marrëdhënieve, Azia Qendrore është në hall edhe më të madh sesa ka qenë.

“Nuk mendoj se Azia Qendrore është zënë në befasi nga kjo rritje e bashkëpunimit Rusi-Kinë”, ka thënë Temur Umarov, hulumtues në Institutin Carnegie, për Radion Evropa e Lirë.

“Mirëpo, dilema qëndrojnë tek ajo se si do t’i përshtatin këto shtete politikat e tyre me këto ndryshime të mëdha”.

Dikur Pekini e ka peshuar me kujdes ndikimin e tij në Azinë Qendrore, ashtu që të mos ndërhyjë në rolin e Kremlinit, i cili e ka pasur hapësirën kryesore në rajon. Por, dinamikat kanë ndryshuar vjetëve të fundit. Pekini e ka zgjeruar Organizatën e Shangait për Bashkëpunim, duke e rritur edhe ndikimin e saj në rajon, pa harruar edhe angazhimin diplomatik dhe rritjen e prezencës në fushën e sigurisë.

Në muajin shtator Xi e ka vizituar Kazakistanin – në vizitën e parë të tij jashtë shtetit, prej shpërthimit të pandemisë së koronavirusit. Më vonë ka shkuar në Uzbekistan, për të marrë pjesë në samitin e Organizatës së Shangait për Bashkëpunim.

Pekini i ka përmirësuar dukshëm lidhjet diplomatike me Azinë Qendrore dhe ka tentuar të krijojë më shumë organizime me qeveritë rajonale, në të cilat nuk përfshihet Moska.

Zyrtarët kinezë, po ashtu, kanë organizuar një mori samitesh virtuale me zyrtarë të lartë të Azisë Qendrore, derisa takimi në maj do të jetë i pari me prezencë fizike në mes të liderëve rajonalë dhe Xi-së.

Ndonëse samiti në ardhje vë në pah ndikimin në rritje të Kinës dhe zbehjen e prezencës ruse në këtë rajon, prej nisjes së luftës, Umarov ka thënë se Pekini dhe Moska nuk janë duke garuar në këto shtete.

“Nuk e shoh këtë si tentim për të përbuzur Moskën. Kina nuk dëshiron ta përjashtojë apo edhe ta zëvendësojë Rusinë në rajon”, ka thënë ai.

“Në fakt, Kina është duke punuar për t'i koordinuar gjërat me Rusinë dhe kjo përshtatet me prioritetet në politikën e jashtme të Pekinit”.

Në një deklaratë të lëshuar më 21 mars, pas takimeve me Moskën, Xi dhe Putin kanë folur edhe për interesat e përbashkëta në Azinë Qendrore. Ata kanë thënë se do të punojnë bashkë “për t'i mbështetur shtetet e Azisë Qendrore, dhe për të garantuar sovranitetin dhe zhvillim kombëtar”, si dhe për ta ruajtur ndaj “revolucioneve me ngjyrime dhe ndikimit të jashtëm në punët e këtij rajoni”.

Paralajmërimet për “revolucione me ngjyrime” kanë qenë temë standarde e diskutimeve mes Pekinit dhe Moskës, kur është diskutuar për ndërhyrjen e Perëndimit në Euroazi.

Xi, po ashtu, e ka përdorur këtë shprehje për të përshkruar trazirat në Kazakistan në janar të vitit 2022, kur përleshjet kanë kulmuar me ndërhyrje ushtarake të udhëhequr nga Moska, siç e parasheh Traktati Kolektiv për Sigurinë.

Si udhërrëfyes për krizat e së ardhmes në Azinë Qendrore, Pekini e pati shtyrë Rusinë që të veprojë atëbotë si aktor kyç për politikë dhe siguri.

Mirëpo, Haiyun Ma, profesor në Universitetin Frostburg, i cili studion marrëdhëniet e Pekinit me Rusinë dhe shtetet e Azisë Qendrore dhe Jugore, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ndikimi i Moskës është zvogëluar prej atëherë dhe qeveritë rajonale kanë tentuar të krijojnë distancë politike nga Moska.

“Duket qartë që shtetet e Azisë Qendrore do të preferonin zhvillim ekonomik dhe paqësor të Kinës, si model kundrejt detyrimit politik dhe ushtarak të Rusisë”, ka thënë ai.

Ky ndryshim i pozicioneve ka krijuar mundësi të reja për Pekinin, teksa ai tenton të rrisë ndikimin në kufirin perëndimor, në kohën e rritjes së konkurrencës me Shtetet e Bashkuara.

Xi do ta udhëheqë Forumin e tretë Brezi dhe Rruga për Bashkëpunim Ndërkombëtar, më vonë gjatë këtij viti – ku takohen liderët globalë që janë në qendër të investimeve.

Pekini dhe Moska vazhdojnë të gjejnë mënyra për të harmonizuar Iniciativën Brezi dhe Rruga, pasi Bashkimi Ekonomik Euroaziatik dhe Kina, janë pajtuar për të financuar hekurudhën Kinë- Kirgizi- Uzbekistan.

“Shtetet e Azisë Qendrore janë duke analizuar me kujdes lidhjet kinezo-ruse”, ka thënë Ma.

“Në njërën anë, lidhjet më të fuqishme Kinë-Rusi në zona joekonomike nuk përbëjnë lajm të mirë. Në anën tjetër, parashikimet për investime ekonomike kineze për Azinë Qendrore janë atraktive”.

Pavarësisht rolit të dobësuar të Rusisë dhe shqetësimin në rajon për luftën e nisur në Ukrainë, shtetet e Azisë Qendrore kanë arritur të përfitojnë nga sanksionet që i janë vënë ekonomisë ruse. Rusia vazhdon të jetë destinacioni kryesor për punë për miliona banorë të Azisë Qendrore, dhe më pas remitencat e migrantëve u ndihmojnë ekonomive të këtyre shteteve, sipas Bankës Botërore.

Qarkullimi tregtar në mes të Rusisë dhe Azisë Qendrore – sidomos me Kirgizinë dhe Uzbekistanin – është rritur, po ashtu, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, pasi Moska ka pasur nevojë t’i zëvendësojë partnerët që i ka pasur dikur në Evropë dhe t’i shesë produktet e veta.

“Kina dhe Rusia janë lart në listën e prioriteteve të Azisë Qendrore dhe ajo nuk do ta rrezikojë marrëdhënien me dy fuqitë më të mëdha të Euroazisë”, ka thënë Umarov.

“Disavantazhi është që prezenca e Perëndimi, pashmangshëm, do të zbehet në këtë rajon”.

Marrë nga REL

vladimir putin xi jinping

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës