LIVE UPDATES
Bota

Skandali i përgjimeve në Greqi, kryeministri nën presion! Dorëheqjet dhe kush janë personazhet që u përgjuan

Ditën e premte (5.08.2022) dhanë dorëheqjen dy persona me emër nga rrethi i ngushtë i Mitsotakisit: Fillimisht dha dorëheqjen Grigoris Dimitriadis, shefi i zyrës së Mitsotakisit dhe krahu i djathtë i tij. Njëkohësisht dhe nipi i tij

11 Gusht 2022, 10:21 Nga k.m.
Skandali i përgjimeve në Greqi, kryeministri nën presion!
Kiriakos Mitsotakis

Kryeministri grek është duke përjetuar ditët më të vështira të qëndrimit të deritanishëm në post. Vërtet që krizat nuk kanë munguar pas zgjedhjeve të 2019, por kjo e tanishmja ka të bëjë me një skandal përgjimesh dhe mund të kthehet në krizë serioze për Kiriakos Mitsotakisin. Afera u zbulua nga gazetarët investigativë grekë.

Që muaj më parë u bë e njohur, se reporteri për çështjet financiare Thanasis Koukaqis ishte përgjuar me telefon. Në celularin e tij u identifikua prezenca e programit të përgjimit, të quajtur Predator. Javën e kaluar doli se gazetari vëzhgohej nga shërbimi sekret grek. Dhe jo vetëm tek ai, por edhe tek Nikos Androulaqis, kryetari i socialdemokratëve PASOK, partisë së tretë më të madhe të vendit dhe anëtar i Parlamentit Europian u vu re se ishin bërë përpjekje për t'i instaluar në celular programin Predator. Politikani europian nuk klikoi tek linku me të cilin do të ishte aktivizuar softëari, por informoi shërbimin e sigurimit kibernetik të Parlamentit të BE-së.

Androulaqis kërkoi përgjigje nga qeveria greke. Kështu ai mësoi se telefoni i tij ka qenë përgjuar për disa kohë nga shërbimi sekret, në periudhën kur ai pati kandiduar për kryetar partie. E përditshmja "Kathimerini" shkruante, se sipas shefit të shërbimit sekret grek Panajotis Kontoleon, shërbimet sekrete ukrainase dhe armene kishin kërkuar vëzhgimin. Ambasadorët e të dy vendeve e hodhën poshtë këtë pretendim duke dhënë deklarata me shkrim.

Dorëheqje në Athinë

Ditën e premte (5.08.2022) dhanë dorëheqjen dy persona me emër nga rrethi i ngushtë i Mitsotakisit: Fillimisht dha dorëheqjen Grigoris Dimitriadis, shefi i zyrës së Mitsotakisit dhe krahu i djathtë i tij. Njëkohësisht dhe nipi i tij. Pak më vonë dha dorëheqjen edhe vetë shefi i shërbimit sekret, Kontoleon. Të dy theksuan se kryeminstri nuk ishte informuar për vëzhgimet. Por, pas fitores në zgjedhje në vitin 2019, Mitsotakis, i pati marrë përsipër vetë kompetencat për shërbimin sekret. Megjithatë qeveria nuk pranoi të ketë ndonjë lidhje me vendosjen e predatorëve dhe skandalet e përgjimit.

Ndërkohë Grigoris Dimitriadisi ka hapur padi kundër rrjetit gazetaresk Reporters United, i cili pati informuar për lidhjen midis ish-shefit të zyrës së Mitsotakisit dhe firmës Intellexa. Kjo firmë izraelite shet në Greqi programin e përgjimit, Predator.

Të hënën (8.08.2022) në orën 14:00 foli për herë të parë edhe kryeministri: "Ne nuk durojmë hije në demokracinë tonë,” tha ai në fillim të deklaratës së dhënë me video dhe transmetuar nga televizioni shtetëror ERT. "Kjo nuk duhet të kishte ndodhur", pranoi kryeministri duke folur vetëm për përgjimin e politikanit Androulakis, por jo për përgjimin e gazetarit Koukakis.

Kryeministri nuk donte të merrte përsipër përgjegjësi personale për skandalet e përgjimit, por përmendi dorëheqjet e shefit të shërbimit sekret dhe "shefit të zyrës së kryeministrit”. Ai me mjeshtëri e shmangu formulimin për shefin e zyrës "sime”: "Unë nuk dija gjë për këtë dhe nuk do ta kisha lejuar një gjë të tillë,” tha kryeministri grek.

Mitsotakisi vuri theksin tek roli i rëndësishëm i shërbimeve sekrete, i cili duhet kontrolluar më mirë në të ardhmen, në bazë të një plani katër pikësh. Ky institucion ndodhet para "sfidave të mëdha në Egje dhe Evros”, tha ai duke pasur parasysh konfliktet me Turqinë.

Pas përfundimit të deklaratës të kryeministrit, televizioni shtetëror, i kontrolluar nga kryeministri e kaloi transmetimin në një pikë karburanti, ku një klient i kënaqur njoftonte para kamerave se pas shumë muajve çmimi i benzinës ra nën kufirin e dy eurove.

Asnjë fjalë për Predatorin

Gazetarja Eliza Triantafillou ka luajtur rol të rëndësishëm në zbulimin e skandalit, Ajo kritikon kryeministrin që nuk e përmendi në fjalimin e tij kolegun Thanasis Koukakis: "Unë mendoj se ne të gjithë jemi të një mendjeje, se është shumë shqetësuese kur gazetarët kontrollohen dhe përgjohen në një vend demokratik", tha ajo për Deutsche Ëellen.

Edhe fakti që Mitsotakisi nuk e përmendi programin përgjues Predator, nuk është shenjë e mirë: "Intellexa ka hapur një zyrë në Athinë që në vitin 2020. Do ishte qetësuese si për gazetarët edhe për qytetarët nëse ekziston vullneti politik për të gjetur kush e përdor këtë softëare të shtrenjtë dhe të fuqishëm kundër objektivave të caktuar në Greqi.”

Triantafillou kritikon faktin që deri tani nuk janë zhvilluar hetime me themel, megjithëse ka pasur të dhëna të shumta që tregojnë se Koukakis dhe Androulakis nuk kanë qenë të vetmit persona të prekur nga përgjimet. "Për fat të keq, Zyra kombëtare e transparencës nuk e ka shfrytëzuar kohën e çmuar. Ajo vizitoi zyrat e Intellexa-s në kuadër të një vizite të njoftuar, në prezencë të avokatëve dhe konsulentit për taksat të firmës”. Gazetarja pyet çfarë do të ishte zbuluar nëse zyrat do të ishin kontrolluar pa u njoftuar më parë dhe nëse kontrolli do të ishte bërë me themel.

Kritika nga organizatat e huaja

Prej kohësh organizatat ndërkombëtare vëzhgojnë me shqetësim të madh zhvillimet e lirisë së shtypit në Greqi. Në indeksin e lirisë së shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij Greqia ra 38 pikë dhe kaloi në vendin e 108 në renditjen e 180 vendeve, duke qenë ndër vendet e fundit europiane.

Jamie Wiseman, referent në institutin ndërkombëtar të shtypit, (IPI), kritikon mënyrën si Athina e trajtoi skandalin aktual: "Neve na vjen shumë keq që në deklaratën e tij kryeministri nuk e përmendi përgjimin e Thanasis Koukakisit. Ky është një nga rastet më të rënda të përgjimit të një gazetari në BE vitet e fundit. Ky rast karakterizohet nga mungesa e transparencës dhe shmangia e përgjegjësisë.”

Ëiseman kërkon që Brukseli të ushtrojë më shumë presion, sa i përket programit përgjues Predator: "Ka rëndësi të madhe që komisioni hetimor i Parlamentit të BE-së të kërkojë përgjigje të menjëhershme nga qeveria greke, kryeministri grek dhe shërbimi sekret. Përveç kësaj duhen formuluar urgjentisht udhëzimet për një kontroll më të madh brenda BE-së në mbrojtjen ndaj sistemeve kibernetike të përgjimit.  Kurse Parlamenti grek do të merret më 22 gusht me skandalin e përgjimit./ Marrë nga DW

kiriakos mitsotakis greqi

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit