Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius nuk do të paraqesë në partinë e tij socialdemokrate (SPD) kandidaturën për kancelar. Këtë ai e deklaroi të enjten (21.11.2024) në mbrëmje në një video-mesazh.
GJERMANI- Në partinë socialdemokrate u debatua, se cili mund të ishte kandidati më i përshtatshëm për kancelar: kancelari aktual Scholz apo ministri i Mbrojtjes Pistorius. Tani Pistorius deklaroi, se nuk do të kandidojë.
Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius nuk do të paraqesë në partinë e tij socialdemokrate (SPD) kandidaturën për kancelar. Këtë ai e deklaroi të enjten (21.11.2024) në mbrëmje në një video-mesazh: "Sapo kam njoftuar kryesinë e partisë dhe të grupit parlamentar, që nuk jam në dispozicion për të kandiduar për postin e kancelarit", deklaroi Pistorius në video-mesazhin e publikuar në faqen e internetit të partisë socialdemokrate. Ai tha, se nuk e ka hapur ai këtë diskutim dhe as nuk e ka shtruar çështjen e kandidimit.
Pas një debati publik në këtë mënyrë iu hap rruga rikandidimit të kancelarit aktual Olaf Scholz. Pistoirus theksoi sërish, se Olaf Scholz është "një kancelar i shkëlqyer". Ai ka drejtuar një koalicion shumë të vështirë të përbërë nga tri parti pikërisht në "kohën e krizës ndoshta më të vështirë të dekadave të fundit".
Debati dëmton SPD-në
Debati për kandidaturën për kancelar e ka dëmtuar partinë dhe i ka çoroditur zgjedhësit, tha Pistorius. Në deklaratën e tij ai tha, që t'i jepet fund këtij diskutimi.
Në sondazhe Pistorius vlerësohet më shumë se sa Scholz. Në sondazhin aktual të ARD-së Deutschlandtrend realizuar nga isntituti i demoskopisë infratest-dimap, ku nga e hëna deri të mërkurën janë pyetur zgjedhës në Gjermani, 60 përqind janë shprehur se Pistoirus mund të ishte një kandidat i mirë për kancelar. Prej muajsh Pistoirus kryeson sondazhet si politikani më i preferuar në Gjermani. Ndërsa për Scholz vetëm 21 përqind shprehen pozitivisht. Vetëm 14 përqind e të pyeturve thanë, se nëse dotë votohej të dielën do të votonin për partinë socialdemokrate.
Të hënën (25.11.2024) kryesia e partisë socialdemokrate do të riemërojë Olaf Scholzin si kandidatin për kancelar në zgjedhjet parlamentare. Pistorius në mesazhin e tij u bëri thirrje anëtarëve të partisë, që bashkarisht me vendosmëri të luftojnë për një mandat të dytë për Scholzin. "Unë javët e ardhëshme do të luftoj bashkë me ju", tha Pistorius.
Përpara dy javësh koalicioni qeverisës i përbërë nga socialdemokratët, ekologjistët dhe liberal-demokratët u shpërbë. Kancelari Scholz dhe partia e tij socialdemokrate qeverisin tani bashkë me ekologjistët me një qeveri pakice. Zgjedhjet e parakohshme do të zhvillohen më 23 shkurt 2025./DW
anijetqe furnizohen me nafte RUSI- Rusia raportohet të ketë furnizuar Korenë e Veriut me më shumë se një milion fuçi n...
Aktivisti AZERBAJXHAN- E shoqëruar me një melodi frymëzuese, një video e publikuar në llogarinë zyrtare në X për CO...
benjamin netanyahu dhe yoav gallant HAGË- Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) pranoi kërkesën e kryeprokurorit të saj Karim K...
Foto ilustruese ZVICËR- Një studim së fundmi ka bërë kërkime në lidhje me shtimin e peshës nga personat obez&e...
Foto ilustruese ANGLI- Një foshnje shtatë muajshe humbi jetën pasi u sulmua nga qeni i familjes. Prindërit u dërgua...
kim jong un KOREJA E VERIUT- Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un akuzoi Shtetet e Bashkuara për shtim të tensioneve dhe...
pam bondi SHBA- Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka emëruar prokuroren veterane Pam Bondi si zgjedhjen e tij të re pë...
Foto ilustruese UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy dënoi përdorimin nga ana e Rusisë të një rakete të re, ...
Google SHBA- Agjencitë rregullatore amerikane kërkojnë që gjykata të ndajë kompaninë Google për t’i hequr as...
Robert Fico dhe Aleksandar Vuçiç BEOGRAD- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri sllovak Robert Fico, gjat...