LIVE UPDATES
Bota

Sondazhi: Amerikanët besojnë se media thellon polarizmin në vend

Shqetësimi për kërcënimin që paraqet keqinformimi bashkon amerikanët e të dyja krahëve. Rreth 9 në 10 amerikanë në moshë të rritur thonë se keqinformimi është një problem. Një e treta e tyre thonë se çdo ditë dëgjojnë pretendime të rreme nga politikanët ose tituj të çoritentues gazetash.

2 Maj 2023, 09:45 Nga f.g

Sondazhi: Amerikanët besojnë se media thellon polarizmin në vend

Kur bëhet fjalë për ndikimin që mediat kanë tek demokracia dhe polarizimi politik në vend, amerikanët kanë më shumë gjasa të thonë se ato, më shumë sesa po ndihmojnë, po luajnë një rol të dëmshëm.

Gati tre të katërtat e amerikanëve në moshë të rritur (18 vjeç e sipër) thonë se shtypi po rrit polarizimin politik në Shtetet e Bashkuara dhe pak më pak se gjysma, thonë se kanë pak, ose aspak besim tek aftësia e medias për të raportuar lajmet në mënyrë të drejtë dhe të saktë.

Këto janë gjetjet e një sondazhi të ri të kryer nga agjencia e lajmeve ‘The Associated Press’, Qendra ‘NORC’ për Kërkime mbi Çështje Publike si dhe organizta ‘Robert F. Kennedy Human Rights’, sondazh që publikohet dy ditë para 3 Majit, Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit.

Anketimi tregon se amerikanët kanë shqetësime të konsiderueshme lidhur me keqinformimin dhe rolin që luajnë mediat kryesore, së bashku me politikanët dhe platformat e medias sociale, në përhapjen e tij. Po kështu shumë amerikanë janë të shqetësuar për kërcënimet në rritje ndaj sigurisë së gazetarëve.

"Lajmet shqetësojnë njerëzit", thotë 53-vjeçarja Barbara Jordan, një demokrate nga qyteti Hutçinson i Kansasit. Zonja Jordan thotë se në vend që të ndjekë atë që ofrohet në televizor, bën vetë kërkime në internet. "I besoj internetit më shumë sesa televizorit", shton ajo.

Mungesa e besimit mund të shtyjë shumë amerikanë të refuzojnë mediat kryesore që ofrojnë lajme, duke u përqendruar tek mediat sociale dhe faqet jo të besueshme të internetit, që përhapin pretendime të rreme, duke çuar në polarizim të mëtejshëm.

Një shumicë e vogël e amerikanëve thonë se kanë njëfarë besimi tek aftësia e mediave për një raportim të plotë e të saktë dhe vetëm 16% thonë se janë shumë të sigurt që ato mund ta bëjnë një gjë të tillë. Dyzet e pesë për qind e amerikanëve thonë se kanë pak ose aspak besim.

Sondazhi zbulon marrëdhënien e ndërlikuara që shumë amerikanë kanë me median kryesore. Dhe pse besimi i përgjithshëm tek media është i ulët, shumica e të anketuarve thonë se media po ia del të paktën të mbulojë në një farë mënyre mirë çështjet për të cilat ata interesohen.

40% e amerikanëve thonë se shtypi po luan më shumë një rol dëmtues ndaj demokracisë, rreth 20% thonë se shtypi po e mbron atë. 40% të tjerë nuk pajtohen me asnjë nga qëndrimet.

Mediat me qasje partiake dhe platformat e mediave sociale, e kanë nxitur problemin, duke bërë që shumë amerikanë të shohin njëri-tjetrin si armiq, thotë Joe Salegna, një republikan që jeton në Long Ajlënd të Nju Jorkut.

"Mendoj se ato po e ndajnë këtë vend", thotë për agjencinë AP, 50 vjeçari Salegna. "Që nga zgjedhjet e 2016, situata është përkeqësuar shumë", shton ai.

Republikanët kanë një qëndrim më pak të favorshëm ndaj mediave televizive krahasuar me demokratët. 61% e republikanëve thonë se mediat e po dëmtojnë demokracinë, krahasuar me 23% të demokratëve dhe 36% të të pavarurve që nuk anojnë nga asnjëra palë. Shumica e amerikanëve, përgjatë gjithë spektrit politik thonë se media nxit ndarjen politike, dhe pjesa më e madhe e atyre që besojnë një gjë të tillë janë republikanë.

Sondazhi tregon se një numër i madh republikanësh mendojnë se lajmet ndikohen fuqishëm nga qeveria dhe pikëpamjet politike të gazetarëve.

Mbulimi i zgjedhjeve të fundit presidenciale, pandemia e koronavirusit, protestat kundër vrasjeve nga policia të anëtarëve të komunitetit afrikano-amerikan si dhe ngjarje të tjera, janë arsye për zonjën Janis Fort për të mos iu besuar mediave. Një stacion televiziv mbulon një ngjarje që të tjerët e injorojnë, thotë ajo, duke i bërë shikuesit të mos jenë të bindur se kujt duhet t'i besojnë.

“Të gjithë tregojnë një ngjarje ndryshe. Media nuk bën gjë tjetër veçse ngjall frikë", thotë zonja Fort, një republikane 71-vjeçare në pension, që jeton në Navarre të Floridës. "Unë dhe shumica e njerëzve që njoh, ndihemi sikur jemi plotësisht në errësirë”.

Hulumtimet kanë treguar se fragmentimi i ekosistemit mediatik, i nxitur kryesisht nga interneti, ka kontribuar në polarizim. Ekspertët thonë se përçarjet e rritura politike në Shtetet e Bashkuara kanë një sërë shkaqesh.

Ata përmendin si shembull, praktikat e ndarjeve administrative në zona zgjedhore, që i japin avantazh një partie në kurriz të një tjetre, duke reduktuar konkurrencën politike, ose politikanët që ngjallin frikë dhe mosbesim, por fragmentimi i medias dhe keqinfomimi, kanë gjithashtu një ndikim të qartë.

"Ne duhet të shqetësohemi për shëndetin e demokracisë", thotë Joshua Tucker, një ekspert për politikën në Universitetin e Nju Jorkut, i cili studion çështjet paragjykimit në favor të një kauze të caktuar.

Shqetësimi për kërcënimin që paraqet keqinformimi bashkon amerikanët e të dyja krahëve. Rreth 9 në 10 amerikanë në moshë të rritur thonë se keqinformimi është një problem. Një e treta e tyre thonë se çdo ditë dëgjojnë pretendime të rreme nga politikanët ose tituj të çoritentues gazetash.

"Ka ende gazetari të mirë, thjesht interneti ka bërë atë që çdokush të mund të sillet si një i tillë", thotë Chris Nettell nga Hickory Creek, i Teksasit, i cili thotë se anon nga demokratët. "Disa media njoftojnë vetëm mbi një segment të caktuar të shoqërisë, dhe ata që i ndjekin këto lajme, besojnë se edhe të gjithë të tjerët mendojnë të njëjtën gjë".

Për sa i takon rolit të medias sociale në keqinformim, gati dy të tretat e të anketuarve thonë se kur shohin një lajm në to, ata presin që ai të jetë i pasaktë. Për sa i takon atyre që thonë se mbështeten rregullisht tek mediat sociale për t’u informuar, gjasat ishin që ata t’u besonin atyre më shumë sesa burimeve të tjera të informacionit.

Në përgjithësi, rreth 60% e amerikanëve thonë se mediat kanë përgjegjësinë kryesore për përhapjen e informacioneve të rreme dhe të pasakta, dhe një përqindje e ngjashme mendojnë se po mediat, kanë përgjegjësi të madhe për trajtimin e kësaj problematike. Shumica mendojnë gjithashtu se për përhapjen e keqinformatave dhe ndalimin e tyre, përgjegjësi kanë edhe kompanitë e mediave sociale e politikanët.

"Shumë njerëz i marrin informacionet nga mediat sociale dhe njerëzit besojnë atë që duan të besojnë", thotë Araceli Cervantes, një 39-vjeçare nga Çikago, nënë e katër fëmijëve që thotë se ka bindje republikane.

Kur bëhet fjalë për mbrojtjen e lirisë së shtypit, 44% e të anketuarve thonë se qeveria amerikane po bën një punë të mirë, më shumë se 24% thonë se ajo po bën një punë të keqe. Megjithatë shumica e amerikanëve janë disi të shqetësuar, kur bëhet fjalë për sigurinë e gazetarëve. Afërsisht një e treta thonë se janë shumë ose jashtëzakonisht të shqetësuar mbi sulmet ndaj shtypit./Marrë nga VOA

mediat associated press keqinformimi polarizimi i shoqerise

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje