Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Komisioni buron nga Deklarata e përbashkët për personat e zhdukur, për të cilën kishin arritur marrëveshje Kosova dhe Serbia më 2023 në Bruksel si pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
Peter Sorensen, i dërguari evropian për dialogun, ka thënë se Bashkimi Evropian (BE) ka pritshmëri të mëdha nga një komision i përbashkët mes Kosovës dhe Serbisë për ta sqaruar fatin e personave të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998-’99 në Kosovë. Sorensen e konfirmoi në një komunikatë të premten se Kosova dhe Serbia e zhvilluan takimin e parë trepalësh të komisionit të përbashkët për personat e zhdukur të enjten në Bruksel.
“Bashkimi Evropian ka pritshmëri të mëdha që Komisioni i Përbashkët të japë një kontribut të rëndësishëm në sqarimin e fatit të personave të zhdukur dhe në ndihmën për mbylljen e një kapitulli të dhimbshëm për familjet, të cilat kanë pritur tepër gjatë për përgjigje”, tha ai. Afër 1.600 njerëz vazhdojnë të jenë ende të pagjetur, pjesa më e madhe e tyre shqiptarë – nga lufta e viteve 1998-’99.
Ai sqaroi se palët kishin arritur pajtueshmëri për themelimin e këtij komisioni në dhjetor të vitit 2024. Komisioni buron nga Deklarata e përbashkët për personat e zhdukur, për të cilën kishin arritur marrëveshje Kosova dhe Serbia më 2023 në Bruksel si pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
Sorensen tha të premten se qëllimi i komisionit të përbashkët është ta mbikëqyrë zbatimin e kësaj deklarate, “e cila synon të kontribuojë në zbardhjen e fatit të personave ende të zhdukur, përfshirë personat e zhdukur me forcë, të ofrojë mbyllje për familjet e tyre dhe të nxisë pajtim dhe paqe të qëndrueshme”.
Sorensen zhvilloi bisedime të gjata veç e veç me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin, si dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq të enjten në Bruksel.
Në fund të atyre takimeve, në orët e mbrëmjes ai e mbajti takimin e parë trepalësh të komisionit të përbashkët. Pas takimeve, Bislimi tha se “qëllimi ishte që të arrijmë pajtim që sot ta funksionalizojmë komisionin e përbashkët për jetësimin”.
“Takimet ishin të suksesshme dhe në fund arritëm që përfundimisht ta jetësojmë këtë objektiv", shtoi Bislimi.
Ndërkaq, Petar Petkoviq tha se ky ishte “takimi i parë i komisionit të përbashkët për zbatimin e Deklaratës për personat e zhdukur”.
“Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe domethënëse dhe shpresoj që pas këtij takimi të parë të përshpejtohen të gjitha proceset në drejtim të gjetjes së të gjithë personave të zhdukur”, tha Petkoviq./REL
Foto ilustruse Emri i Sellver Hrustiqit, shtetas i Bosnje e Hercegovinës, i cili u kap nga ushtria ukrainase si mercenar rus, nuk është i nj...
Donald Trump SHBA- SHBA-të janë tërhequr zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke e l...
ZVICËR- Presidenti Donald Trump tha të enjten se kishte siguruar akses të plotë dhe të përhershëm të SHBA-së...
Voloymyr Zelensky UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se çështja kyçe e territoreve të Uk...
Donald Trump SHBA- Trump tërhoqi ftesën për Kanadanë për t'u bashkuar me 'Bordin e Paqes'. Ndërsa udhëheq&eum...
Foto ilustruese KINË- Pronari kinez i TikTok, ByteDance, ka finalizuar një marrëveshje për të krijuar një sipërmarr...
Crans Montana ZVICËR- Elsa Rubino, vajza 15-vjeçare nga Biella e cila u përfshi nga zjarri në Crans-Montana dhe ë...
Elon Musk dhe Jeff Bezos SHBA- Jeff Bezos ka zbuluar planet e tij për një rrjet masiv satelitor, duke sfiduar drejtpërdrejt dominimin e...
António Costa SHBA- Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thënë se udhëheqësit e BE-së besojnë...
Groenlandë GROENLANDË- Përpara se Donald Trump të shprehte interesin e tij për këtë ishull n&...