LIVE UPDATES
Bota

Spanja forcon lidhjet me Kinën, Sánchez mbështet rolin e Pekinit në Lindjen e Mesme

Vizita fokusohet në përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik me ekonominë e dytë më të madhe në botë. Sanchez-i e përshkroi tregtinë midis Kinës dhe Spanjës si me një deficit "të tepruar".

15 Prill 2026, 08:19 Nga E. D
Spanja forcon lidhjet me Kinën, Sánchez mbështet rolin e
Xi Jinping dhe Pedro Sánchez në një takim në Sallën e Madhe të Popullit

SPANJË- Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ndodhet në Kinë për vizitën e katërt në katër vitet e fundit. Spanja e paraqet veten si urë midis Kinës dhe Bashkimit Evropian, në kohën kur marrëdhëniet e Evropës me SHBA janë tensionuar.

"Unë besoj fuqishëm se është në interes të Spanjës dhe Evropës të forcojmë  lidhjet me Kinën," tha Sanchez nga Pekini të martën.

Pabarazia tregtare Kinë-BE "e paqëndrueshme"

Vizita fokusohet në përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik me ekonominë e dytë më të madhe në botë. Sanchez-i e përshkroi tregtinë midis Kinës dhe Spanjës si me një deficit "të tepruar".

Madridi shpreson të zvogëlojë një deficit tregtar që është më shumë se dyfishuar në katër vjet, duke arritur pothuajse 50 miliardë dollarë në 2025. Sipas Sanchez-it, Kina tani përfaqëson 74% të deficitit tregtar total të Spanjës, një shifër që ai e quajti të paqëndrueshme në plan afatgjatë.

Pas bisedimeve të enjten e kaluar, u arritën marrëveshje për të zgjeruar aksesin në treg për produktet bujqësore spanjolle në Kinë dhe për të mbështetur zhvillimin e sektorëve të transportit dhe infrastrukturës së Spanjës.

Spanja kërkon një ekonomi më të ekuilibruar dhe të globalizuar që gjeneron begati të përbashkët, tha Sanchez-it në një postim në X duke komentuar marrëveshjen. "Ne duhet të vazhdojmë të ecim drejt një rendi multipolar të ndërtuar mbi respektin dhe pragmatizmin," shtoi ai.

Sanchez mirëpret rolin e Kinës në Lindjen e Mesme

Spanja është veçanërisht e interesuar në forcimin e lidhjeve politike dhe ekonomike me Pekinin, pasi qeveria e Sánchez përballet me marrëdhënie të tensionuara me SHBA-në për qëndrimin e saj ndaj konfliktit në Iran. Qeveria spanjolle ka kundërshtuar veprimet ushtarake në rajon, gjë që ka kontribuar në fërkimet me Uashingtonin.

Përpjekjet e Spanjës për të rritur tregtinë me Kinën vijnë pasi Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të ndërpresë tregtinë me Spanjën. Kërcënimet e Trumpit erdhën pas refuzimit të Spanjës për të lejuar përdorimin e bazave të saj ushtarake për sulmet amerikane kundër Iranit, një partner kyç ekonomik i Pekinit. Sanchez-i gjithashtu mirëpriti rolin e Kinës në përpjekjet për të zgjidhur konfliktin në Lindjen e Mesme. 

"Roli që mund të luajë Kina është i rëndësishëm për të gjetur mjete diplomatike që të përfundojnë këtë luftë dhe të kontribuojnë në stabilitet dhe paqe," tha Sanchez-i. "Të gjitha kombet, veçanërisht ato që janë në dialog dhe nuk kanë marrë pjesë aktivisht në këtë luftë të paligjshme, jo vetëm që janë të mirëpritura, por janë edhe absolutisht të nevojshme," shtoi Sanchez-i.

Kryeministri i Spanjës riafirmon 'jo luftës' kundër Iranit

Kryeministri spanjoll paralajmëroi se e drejta ndërkombëtare po minohet vazhdimisht dhe bëri thirrje për një bashkëpunim më të ngushtë për të promovuar paqen dhe prosperitetin. Ai argumentoi se Kina duhet të marrë një rol më të rëndësishëm në adresimin e sfidave globale si ndryshimi i klimës, siguria, mbrojtja dhe pabarazia.

Duke folur të hënën në Universitetin Tsinghua të Pekinit, Sanchez-i tha se Europa gjithashtu duhet të rrisë përpjekjet e saj, ndërsa SHBA tërhiqen nga rolet drejtuese në shumë fronte.

Në bisedimet me presidentin Xi Jinping të martën, Sanchez-i ngriti nevojën për reforma në sistemin global shumëpalësh. "Ne duhet të njohim më mirë realitetin multipolar të botës së sotme," tha ai.

Ndërsa presidenti Xi paralajmëroi kundër kthimit te "ligji i xhunglës". Ai e përshkroi peizazhin global si një të tillë ku "mbizotëron kaosi" dhe "rregulli ndërkombëtar po shembet", duke shtuar se lidhjet më të thella midis Kinës dhe Spanjës ishin në interes të të dy vendeve.

Vizita e Sanchez-it vjen ndërsa shumë qeveri perëndimore po kërkojnë të përmirësojnë marrëdhëniet me Pekinin, pavarësisht tensioneve të vazhdueshme të sigurisë dhe tregtisë dhe pyetjeve rreth të drejtave të njeriut, në mes të pakënaqësisë në rritje me politikat e SHBA-së nën presidentin Donald Trump./DW

 

pedro sanchez

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë