LIVE UPDATES
Bota

Stërvitja kundër terrorizmit e SCO-së/ Sa është e rëndësishme për Iranin?  

Stërvitja pesëditore “Sahand 2025”, në kuadër të Strukturës Rajonale Kundër Terrorizmit (RATS) të SCO-së nisi më 1 dhjetor në bazën e Brigadës së Mekanizuar Imam Zaman të Gardës Revolucionare Islamike në qarkun Shabestar, në provincën e Azerbajxhanit Lindor, afër kufijve veriperëndimorë të Iranit.

4 Dhjetor 2025, 08:38 Nga E. D
Stërvitja kundër terrorizmit e SCO-së/ Sa është e
Udhëheqësit e shteteve anëtare të SCO-së gjatë samitit të bllokut në Tianjin të Kinës më 1 shtator 2025

IRAN- Stërvitja e parë kundër terrorizimit e Iranit, në kuadër të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait (SCO) ka të bëjë më pak me forcën e përbashkët ushtarake dhe më shumë me dërgimin e një sinjali: Teherani dëshiron që bota ta shohë atë si të rëndësishëm në aspektin strategjik, edhe nëse vetë ushtrimi demonstron pak aftësi të vërtetë shumëpalëshe.

Stërvitja pesëditore “Sahand 2025”, në kuadër të Strukturës Rajonale Kundër Terrorizmit (RATS) të SCO-së nisi më 1 dhjetor në bazën e Brigadës së Mekanizuar Imam Zaman të Gardës Revolucionare Islamike në qarkun Shabestar, në provincën e Azerbajxhanit Lindor, afër kufijve veriperëndimorë të Iranit.

Sipas Gardës Revolucionare, në stërvitje marrin pjesë pjesëmarrës nga vendet anëtare të SCO-së – Bjellorusia, Kina, India, Kazakistani, Kirgizia, Pakistani, Rusia, Taxhikistani dhe Uzbekistani – dhe shtetet vëzhguese dhe përqendrohet në operacione të përbashkëta kundër terrorizmit, separatizmit dhe ekstremizmit, që janë shtyllat kryesore të mandatit të RATS-it.

Por, analistët thonë se rëndësia ushtarake e stërvitjes është e kufizuar. Stërvitja është në shkallë të vogël, me pjesëmarrje të ulët dhe është e pazakontë që të shndërrohet në një kapacitet të rëndësishëm operacional.

Politikisht, Irani shpreson që ta përdorë SCO-në për të projektuar një rreshtim me fuqitë kryesore euroaziatike dhe për të hedhur poshtë perceptimin se është i izoluar, edhe nëse organizata mbetet e fragmentuar dhe e pasigurt për rolin e saj strategjik. Nëse kjo do të ketë sukses, është një çështje tjetër.

“Një stërvitje kundër terrorizmit nuk është tregues se raportet e Iranit me shtete sikurse Rusia dhe Kina po avancojnë”, tha për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë, Farzin Nadimi, hulumtues i lartë në Institutin e Uashingtonit. Ai theksoi se stërvitja ka më shumë një natyrë simbolike sesa transformuese. Nadimi argumentoi se ka pak gjasa që anëtarët e SCO-së të kenë prani të fuqishme në këto stërvitje.

“Ka gjasa që ata janë aty vetëm për të vëzhguar pasi punën e rëndë do ta bëjë Brigada e Mekanizuar [e Gardës Revolucionare]”, tha ai, duke vënë në pah mungesën e raportimeve për anëtarët e shteteve që transportojnë pajisje ushtarake në Iran.

Kryetar i Parlamentit iranian dhe ish-komandanti i forcave ajrore të Gardës iraniane, Mohammmad Baqer Qalibaf, e paraqiti stërvitjen si një mesazh gjeopolitik për kryeqendrat perëndimore.

“Shtetet e pavarura janë të vendosura që ta mbrojnë veten kundër një rendi të padrejtë global”, tha ai gjatë një fjalimi më 2 dhjetor.

Por, Nadimi tha se Teherani po e mbivlerëson rëndësinë strategjike të stërvitjes.

“Me gjasë ky është mesazh për.... Azerbajxhanin dhe Kurdistanin irakian, si dhe për grupet kurde me seli në Irak”, tha ai. “Nuk mendoj se një ushtrim në këtë nivel dhe me këtë kualitet mund të ketë ndonjë qëllim tjetër, si për shembull që të shërbejë si mjet parandalues kundër Izraelit”.

Pjesa veriperëndimore e Iranit mbetet një nga zonat më të ndjeshme të sigurisë së vendit dhe aty ka që një kohë të gjatë një ndjenjë separatiste në mesin e azerëve dhe kurdëve etnikë. Rajoni ka përjetuar aktivitete nga grupet kurdë që Teherani i cilëson organizata terroriste dhe shërben si kooridor për grupet e kontrabandistëve që operojnë përgjatë kufijve me Armeninë, por edhe me Azerbajxhanin dhe enklavën e tij Navçivanit.

Anëtarësimi i Teheranit në SCO – që u formalizua më 2023 pasi pothuajse për dy dekada shteti ishte si vëzhgues – i jep Iranit qasje në këmbim të gjerë të informacioneve të inteligjencës dhe i jep mundësinë që zyrtarisht të kërkojë shpallje të organizatave terroriste përmes RATS-it. Në nivel të brendshëm, zyrtarët kanë thënë se anëtarësim në SCO vë në pah shkëputjen diplomatike nga izolimi perëndimor.

Por, vetë organizata po has në vështirësi që të definojë qëllimin e saj. Analistët argumentojnë se SCO-ja po përballet me krizë të identitetit: misioni i saj është mjegulluar me kohën, duke përzier bashkëpunimin kundër terrorizmit me tregtinë, programet kulturore dhe mesazhet e gjera gjeopolitike kundër ndikimit perëndimor.

Përçarjet e brendshme e ndërlikojnë edhe më shumë situatën. Rusia po e sheh gjithnjë e më shumë SCO-në si një bllok kundër Perëndimit që forcon ndikimin e saj në Azinë Qendrore, ndërsa Kina i jep prioritet koordinimit kundër terrorizmit dhe avancimit të vizionit të saj global për qeverisje. Zgjerimi gjeografik – me pranimin e Indisë dhe Pakistanit më 2017, Iranit më 2023 dhe Bjellorusisë në vitin 2024 – e ka rritur shtrirjen e grupit, por po ashtu ka thelluar kundërthëniet e brendshme./REL

stërvitja kundër terrorizmit e sco-së

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë