LIVE UPDATES
Bota

Studimi: Efekti i substancave aromatike tek astmatikët

Por te astmatikët, aromat shpesh perceptohen shumë ndryshe nga njerëzit e shëndetshëm. Tek njerëzit me astmë, membranat e poshtme të mukozës zakonisht janë të infektuara. Aromat e përforcojnë këtë gjendje dhe mund të irritojnë mukozën në atë masë sa që problemet e frymëmarrjes të përkeqësohen apo edhe të shkaktojnë një krizë të rrezikshme astme.

5 Maj 2023, 09:13 Nga f.i
Studimi: Efekti i substancave aromatike tek astmatikët
foto ilustruese

GJERMANI- Aromat e mira janë përgjithësisht të këndshme, përveç rasteve kur ke astmë. Në këtë rast, mund të ndodhin reaksione të ndjeshme, madje edhe kriza astme.  Kudo jemi të rrethuar nga aroma, të mira apo të këqija. Ndonjëherë as e kuptojmë, por hunda jonë është vazhdimisht në veprim. Gjithnjë e më shumë ka substanca aromatike dhe gjithnjë e më shumë njerëz po hasin probleme me këto aroma qëllimmira. Këtu përfshihen sidomos njerëzit me astmë.

Aromat nuk janë gjithmonë të identifikueshme

Aromat nuk janë gjithmonë aq të forta sa ne t'i perceptojmë qartë dhe t'i shmangim ato në përputhje me rrethanat. Ne i thithim ato në mënyrë të pandërgjegjshme. Por të gjitha veprojnë në trurin tonë. Industria ka përfituar nga kjo për një kohë të gjatë. Në supermarkete, aromat përdoren në mënyrë të qëllimshme për të ndikuar në sjelljen e blerësve.

Era e frutave të agrumeve, për shembull, ka një efekt freskues dhe gjallërues dhe bën që shumë klientë të qëndrojnë në një dyqan dhe të blejnë atje ndoshta më shumë sesa menduan fillimisht. Pak njerëz janë të vetëdijshëm se sjellja e tyre mund t'i atribuohet aromave, pasi efekti është në nënndërgjegje.

Por te astmatikët, aromat shpesh perceptohen shumë ndryshe nga njerëzit e shëndetshëm. Tek njerëzit me astmë, membranat e poshtme të mukozës zakonisht janë të infektuara. Aromat e përforcojnë këtë gjendje dhe mund të irritojnë mukozën në atë masë sa që problemet e frymëmarrjes të përkeqësohen apo edhe të shkaktojnë një krizë të rrezikshme astme.

Substancat aromatike janë kudo

Për më shumë se 15 vjet, Shoqata Gjermane e Alergjisë dhe Astmës (DAAB) ka qenë e interesuar për efektet e substancave aromatike që transportohen përmes ajrit. Kështu, në tetor 2020, organizata nisi një anketë në internet për ankesat dhe përvojat e të prekurve. Projekti zgjati deri në shtator 2021 dhe në të morën pjesë rreth 900 persona të prekur.

"Ne dyshojmë për një lidhje me shtimin e aromave në ambjente për qëllime marketingu. Kontakti i të sëmurëve me astma me aromat mund të çojë në çrregullime të ndryshme. Rreth një e treta e tyre kishin reagime negative si ngacmim për kollë, dhimbje koke ose kriza astme", shpjegon kimistja Silvia Pleschka e DAAB-it.

Sipas OBSH-së, rreth 235 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë me astmë bronkiale. Ky numër është vazhdimisht në rritje, ashtu si dhe numri i njerëzve që reagojnë ndaj substanca aromatikeve dhe aromave. Megjithatë nuk është e mundur të thuhet saktësisht se sa njerëz janë të prekur nga efektet negative të substancave aromatike, sipas Pleschka-s.

"Një nga arsyet është se simptomat janë kaq të ndryshme. Ato variojnë nga dhimbja e kokës deri te migrena e rëndë, nga rrahjet e zemrës deri te mosndjerit mirë, nga djersitja te vështirësia në gjetjen e fjalëve dhe nga dëshira për t'u kollur deri te kriza e rrezikshme e astmës. Të gjitha këto pamje klinike kanë një shkas të përbashkët: substancat aromatike”.

Ka vetëm pak studime shkencore për këtë problem, si në Gjermani ashtu edhe në vende të tjera. Një studim australian i vitit 2019 bën përjashtim: ai konstaton efektet e substancave aromatike në trupin tonë dhe arrin në përfundimin se substancat aromatike shumë mirë mund të jenë të dëmshme për shëndetin tonë.

Aroma është në ajër

Nuk është gjithmonë e qartë se cilat substanca aromatike shkaktojnë vështirësi të rënda në frymëmarrje te astmatikët. Ndryshe nga alergjia ndaj polenit, astmatikët nuk mund të testohen për të zbuluar saktësisht se ndaj cilave aroma reagojnë negativisht. Shumë substanca aromatike përdoren në përqendrime shumë të ulëta, saqë mezi perceptohen, por hyjnë në trupin tonë përmes hundës dhe më pas shkaktojnë reaksione atje. Ajo që krijon një atmosferë të këndshme për disa përfaqëson një rrezik serioz shëndetësor për të tjerët. Mund të jetë parfumi i fqinjit i varur në shkallët ose shkopinjtë aromatikë në tualetet publike. Njerëzit me astmë shpesh janë tepër të ndjeshëm ndaj aromave. Rrugët e frymëmarrjes ngushtohen, duke rezultuar në mungesë ajri.

Komunikimi është i rëndësishëm

Shpesh personat e ndjeshëm ndaj substanca aromatikëve nuk merren seriozisht nga ata që i rrethojnë. "Është e rëndësishme që problemi të trajtohet hapur, si me familjen ashtu edhe me kolegët dhe të informohet për efektet e mundshme,” këshillon Pleschka. Sepse aromat përdoren gjithashtu shpesh në zyra, për shembull për të krijuar një atmosferë të këndshme. Në shumë zona, substancat aromatike përdoren në formën e spërkatjeve të dhomës ose shkopinjve të parfumit. Kështu ndodh edhe në shtëpi.

Por ndërsa mund t'i eliminojmë kryesisht aromat dhe aromat në mjedisin tonë, kjo nuk është e mundur jashtë sferës sonë private. "Informacioni për anën e errët të substancave aromatikeri si dhe respekti për njerëzit e ndjeshëm dhe të pambrojtur janë shumë të rëndësishme këtu”, shpjegon Silvia Pleschka./DW

astma aromat obsh

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë