LIVE UPDATES
Bota

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor

Për Kinën, Ballkani Perëndimor, ku tani më shumë se gjysmë shekulli më vonë shumica e shteteve janë anëtare të NATO-s por jo edhe të Bashkimit Evropian, sipas studiuesve, me të cilët bisedoi kolegia Garentina Kraja, po luan rolin e një ure ekonomike ndërmjet Kinës dhe Evropës Perëndimore, duke mbushur boshllëkun e premtimeve të parealizuara për integrim evropian. Megjithatë, studiuesit shohin një ngecje të hovit të saj dhe bëjnë dallim mes ndikimit të saj dhe ndërhyrjes së Rusisë në rajon.

5 Tetor 2024, 21:53 Nga N.F
Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së
Foto ilustruese

KINË- Gjysmë-shekulli pasi testoi fuqinë e saj në betejat gjeopolitike të Luftës së Ftohtë në Evropën Juglindore, ku Shqipëria totalitare luajti një rol kritik, në këtë epokë të re të çarjeve të sërishme politike, Kina është kthyer në rajon si një aktor i rëndësishëm. Për Kinën, Ballkani Perëndimor, ku tani më shumë se gjysmë shekulli më vonë shumica e shteteve janë anëtare të NATO-s por jo edhe të Bashkimit Evropian, sipas studiuesve, me të cilët bisedoi kolegia Garentina Kraja, po luan rolin e një ure ekonomike ndërmjet Kinës dhe Evropës Perëndimore, duke mbushur boshllëkun e premtimeve të parealizuara për integrim evropian. Megjithatë, studiuesit shohin një ngecje të hovit të saj dhe bëjnë dallim mes ndikimit të saj dhe ndërhyrjes së Rusisë në rajon.

Në një të kaluar jo shumë të largët, Shqipëria u shndërrua në trofeun e çarjes së madhe kino-sovjetike brenda kampit komunist, që në vitet ‘60-të përbënte njërën prej përplasjeve më të mëdha ideologjike në botë. Fillimisht shtet satelit i Bashkimit Sovjetik, Shqipëria u shkëput nga ky bllok në mesin e viteve të 60, duke përqafuar për një dekadë Kinën si partneren e saj strategjike në betejën kundër të ashtuquajturit “imperializëm perëndimor”.

Por pas ftohjes së marrëdhënieve në fund të viteve 70-ta, Kina, e cila u përpoq të modelojë Shqipërinë në imazhin e saj, nuk pati ndonjë prani domethënëse në rajon deri në dhjetë vjetët e fundit.

Sot, në këtë periudhë çarjesh të reja, që po ndajnë demokracitë nga sistemet autokratike, Kina si ekonomia e dytë më e madhe në botë, ka krijuar një shteg të saj në rajon.

Elidor Mëhilli, profesori i historisë dhe politikave publike në Kolegjin Hunter në Nju Jork, studiues i historisë së marrëdhënieve ndërmjet Kinës dhe Shqipërisë dhe autor i librit “Nga Stalini te Mao: Shqipëria dhe bota socialiste”, thotë se Kina e ndryshoi strategjinë në dekadën e fundit përmes nismës “Një Brez, një Rrugë” që synon zgjerimin e pranisë së saj ndërkombëtare.

“Interesi kinez për Ballkanin është si një lloj ure lidhëse mes tregtisë, sidomos nëpërmjet Greqisë ku kinezët kanë bërë investime strategjike dhe vendeve të Bashkimit Evropian. Duke qenë se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë ende pjesë e BE-së, është një mënyrë për t’u futur në tregun e madh ndër-evropian. Por ajo çka vendet e Ballkanit Perëndimor japin, një karakteristikë që nuk e gjen dot tek vendet e Bashkimit Evropian është se ato nuk janë të detyruara të aplikojnë standardet e BE-së. Pra është njëfarë ure ndërlidhëse strategjike, por pa qenë e nevojshme të respektojnë të gjitha standardet e BE-së”, thotë ai.

Por prania e Kinës në këtë dekadë nuk ishte e njëllojtë në të gjitha shtetet dhe kufiri mes investimeve dhe huadhënies për shkak të mungesës së transparencës nga Pekini dhe shtetet përfituese, u bë përherë e më i turbullt.

Përfituesja kryesore ekonomike e pranisë kineze në Ballkanin Perëndimor është Serbia, tregu i së cilës kap rreth 80 për qind të investimeve të drejtpërdrejta dhe huave kineze në rajon, që llogaritet të kenë arritur në disa miliarda dollarë.

Sipas ligjeruesit të politikës globale dhe drejtuesit i departamentit për studime politike evropiane dhe ndërkombëtare në “Univeristy College London”, Igor Rogelja, futja e Kinës në rajon erdhi si rezultat i një përfitimi të dyanshëm, por që tani ky ndikim ka shënuar ngecje.

“Në esencë, ishte çështje e kërkesës dhe furnizimit. Shumë vëmendje, në veçanti nga Bashkimi Evropian, iu kushtua synimeve të Kinës, ndoshta qëllimeve të pathëna apo ambicieve të saj për t’u bërë lojtar i pushtetshëm në rajon. Por, një këndvështrim i tillë nënvleftëson veprimet e shteteve dhe qeverive të Evropës Juglindore. Në thelb, Kina siguroi atë që në shumë forma Bashkimi Evropian neglizhoi dhe në veçanti për çështjet që kanë të bëjnë me qasjen në huamarrje e deri tek kapitali për zhvillime infrastrukturore… Është e rëndësishme të theksojmë se shumë nga gjërat që Kina i financoi nuk ishin gjëra të ëndërruara në Pekin, por projekte që shtetet e Evropës juglindore i dëshironin,” thotë ai.

Ndonëse peshën e pranisë së saj Kina e vendosi tek zhvillimi ekonomik, pasojat janë edhe politike, thotë historiani Mëhilli. Ai veçon Serbinë e cila ka shfrytëzuar interesin e Kinës për të lidhur portet greke me tregjet evropiane përmes rajonit, për të ngritur profilin e saj ndërkombëtar në imazhin e një shteti që baraspeshon fuqitë e ndryshme, si pjesë e politikës së saj të jashtme.

“Në rrafshin politik, këtu duhet të diferencojmë disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor nga disa prej vendeve të tjera. Për shembull, historia ndryshon kur vjen puna te Serbia dhe kur vjen puna tek Shqipëria. Këto janë vende me orientim tjetër politik, me interesa të tjera politike edhe të përdorimit të brendshëm të influencës kineze… Çfarë dua të them me përdorim i influences kineze? Presidenti serb Vuçiç, në deklaratat e veta publike, trumpeton me të madhe ndihmën kineze, faktin që Kina është një mbështetëse e madhe politike e Serbisë dhe ky në njëfarë mënyre është një mesazh që i drejtohet Evropës Perëndimore, i drejtohet BE-së dhe aktorëve politikë në Perëndim”, thotë zoti Mëhilli.

Sipas historianit Mëhilli, me këtë politikë ndaj Kinës, “elita serbe në Beograd nxerr kapital politik për përdorim të brendshëm duke thënë se Serbia ka një aleat të fuqishëm ekonomik dhe një superfuqi në rritje.”

Për profesorin Rogelja “vonesat në dekarbonizimin e rajonit, investimet në projekte që nuk janë të qëndrueshme dhe vazhdimësia që u sigurohet rrjeteve që kanë elemente korruptive apo që nuk kanë transparencë” janë efektet negative që shoqëruan ardhjen e Kinës në Ballkan dhe të cilat mund të vazhdojnë të ndërlikojnë politikat e BE-së ndaj rajonit.

Sipas studiuesve, prania e Kinës në rajon ka patur një pasojë të papritur pozitive, duke detyruar Bashkimin Evropian dhe nxitur hartuesit e politikave në kryeqytetet evropiane që të rikalibrojnë angazhimin e tyre sërish në rajon.


“Megjithatë sa i përket BE-së, ishte një lloj alarmi i mirëseardhur në oborrin e saj, i cili u neglizhua pas përfundimeve të konflikteve të viteve ‘90-të… Andaj një lloj gare këtu ishte e mirëseardhur”, thotë studiuesi Rogelja.

Në çështje tjera politike, siç është pavarësia e Kosovës, të cilën Kina nuk e njeh, ndonëse nuk ka një bashkërendim, ka një rreshtim interesash.

Për dallim prej ndikimit të Rusisë në rajon, që sipas ekspertëve, ndërhyn në mënyrë aktive në çështjet e brendshme, zoti Rogelja thotë se Kina është më pragmatike dhe më e përqendruar në bashkëpunimin ekonomik se sa në kombinime politike apo gjeostrategjike.

“Kina dhe Serbia kanë qëndrime që përputhen, që plotësojnë njëra tjetrën; Kina ka një qëndrim të prerë dhe të pa kompromis rreth sovranitetit. Ajo nuk toleron asnjë lloj diskutimi për Tajvanin apo pjesët perëndimore të Kinës, apo të drejtën e vetëvendosjes. Ky është edhe qëndrim i Serbisë”, thotë zoti Rogelja.

Por, tensionet e shtuara ndërmjet fuqive me interesa të kundërta në rajon mund ta shndërrojnë rajonin në një “betejë idesh”.

“Qartazi ka një konflikt gjeopolitik apo një garë në përgatitje e sipër ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Kjo garë do të jetë shumë më e dukshme në Azinë Lindore, në oborrin e Kinës. Por mendoj se Ballkani doli, ndoshta paksa befasisht, si një fushëbetejë e rëndësishme në këtë garë... “, shton zoti Rogelja.

Ai thotë se Ballkani është “një ambient testues ku shumë gjëra mund të provohen dhe të eksperimentohen.”

“Është e qartë se bëhej fjalë për një strategji për të përdorur Ballkanin si një lloj dere të vogël, një terren ku do ta provonte veten, ku do ta përsoste ofertën e saj për të vazhduar drejt Evropës”, shton ai.

Profesor Mëhilli thotë se vendeve si Shqipëria dhe Kosova duhet, siç shprehet ai, të kenë “zgjuarsi taktike” në marrëdhëniet me një vend si Kina dhe të ndjekin “një politikë të diferencuar”, që ndan marrëdhëniet ekonomike nga të cilat përfitojnë shtetet e rajonit dhe orientimin strategjik pro-perëndimor të tyre.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor janë të rëndësishme, por rëndësia e tyre është relative kundrejt politikave të Bashkimit Evropian dhe unë do të thoja çfarë duhet Bashkimi Evropian të bëjë duke e parë politikën dhe influencën në rritje të vendeve si Kina në Ballkanin Perëndimor. Këto janë vende në pritje”, thotë ai. Me përparësi, sipas studiuesit Mëhilli, është që BE-ja ta sqarojë ofertën e saj për rajonin./ VOA

kina be ballkani perendimor

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës